Info

10_9_min

VIZITË PAQERUAJTËSVE Ministri i Mbrojtjes së RM-së, Talat Xhaferi në fillim të tetorit vizitoi pjestarët e kontingjentit të Armatës së Republikës së Maqedonisë në kuadër të misionit EUFOR-ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë. Gjatë vizitës së delegacionit nga Maqedonia në kampin Butmir të Sarajevës, ministri Xhaferi theksoi se paqeruajtësit e Maqedonisë në vazhdimësi demonstrojnë shkathtësitë dhe aftësitë e tyre, që padyshim dëshmohet në misionin e ARM-së si kontribues i vazhdueshëm për sigurinë, stabilitetin dhe paqen globale. Ministri Xhaferi vuri kurorra lulesh pranë përmendores së viktimave të aksidentit ajror të Bllacës së Katllanovës. Gjatë fundjavës festive, nga 11 deri më 13 tetor, delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes i kryesuar nga ministri Talat Xhaferi, si dhe një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i kyresuar nga kyretari i Kuvendit Trajko Veljanovski, vizituan paqeruajtësit e Maqedonisë që janë pjesë e forcave ISAF në Afganistan. Me këtë rast, ministri Xhaferi përshëndeti paqeruajtësit dhe i porositi ata se përmes veprimeve të tyre, krijojnë imazhin e Armatës së Republikës së Maqedonisë, kështu padyshim bëhen edhe ambasadorët më të mirë të Republikës së Maqedonisë në bashkësinë ndërkombëtare. Gjatë vizitës, delegacioni i lartë nga Republika e Maqedonisë pati takime me kryesinë ushtarake të misionit, gjegjësisht me komandantin e ISAF, gjeneralin Xhozef Danford, me përfaqësuesin më të vjetër civil të NATO-s në Afganistan, ambasadorin Mauric Johems, dhe me zëvendës komandantin e forcave, general-nënkolonelin Xhon Lorimer. Në kuadër të vizitës, ministri Xhaferi u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes së Afganistanit, Bismila Kan Mohamadi, ku u bisedua mbi situatën aktuale në vend, si dhe mbi planet për demokratizimin e mëtutjeshëm të këtij vendi mesaziatik. Ministri Mohamadi falenderoi ministrin Xhaferi për kontributin e paqeruajtësve nga Maqedonia në përpjekjet për etablimin e paqes dhe demokracisë në këtë pjesë të botës. EKIP I RI MJEKËSOR I ARM NË ALTEA Ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi, dhe zëvendësi i gjeneralit të Shtabit të Përigjithshëm së ARM-së, gjeneral nënkolonel Naser Sejdini, më 30 tetor patën takime me ekipin mjekësor të ARM-së ku në gjashtë muajt e ardhshëm do të marë pjesë në rotacionin e pesëmbëdhjetë të misionit ALTEA në Bosnjë e Hercegovine. Në takim morrën pjesë edhe drejtori i Shtabit të Përigjithshëm së ARM-së gjeneral-major Dimçe Perovski, zëvendës komandanti i Brigadës për përkrahje logjistike, komandanti i personelit ushtarako-mjekësor si dhe personelin kyç nga MM dhe Shtatmadhëria e ARM-së. Ministri Xhaferi shprehu kënaqësinë nga puna e deritanishme e ekipit mjekësor të ARM-së në misionin ALTEA, ku theksoi se kryerja e detyrave në mënyrë profesionale në gjasht muajt e ardhshëm do të jetë parakushti kryesor për përfaqësim të suksesshëm të ARM-së dhe Republikës së Maqedonisë në misionin e BE-së. Gjenerali Sejdini tha se ekipi mjekësor i ARM-së në gjashtë vitet e kaluara në mënyrën më të mirë të mundshme dëshmon aftësitë dhe ndërveprimin e ARM-së në kuadër të misionit ALTEA, dhe jep kontribut në afirmimin e ARM-së dhe Republikës së Maqedonisë. Ekipi mjekësor i ARM-së përbëhet nga 10 perona, personel ndihmës mjekësor dhe profesional , detyra e së cilës, në kuadër të misionit ALTEA, është të sigurojë ndihmë të përgjithshme mjekësore për nevojat e forcave të EUFOR-it që janë të vendosura në kampin Butmir në Sarajevë. Pjesëmarja e ARM-së në misionin ALTEA si pjesë e forcave të EUFOR-it është e një rëndësie të veçantë për afirmimin e Republikës së Maqedonisë, por edhe për promovimin e aftësive operative të ARM-së në pjesën e sigurisë mjeksore.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail