REFORMIMI i OKB-së – A DO TË ARRIJË ORGANIZATA QË TA RUAJ ROLIN E SAJ

TO GO WITH AFP STORY BY SYLVIE GROULT --

Organizata  e Kombeve të Bashkuara (OKB) është organizatë ndërkombëtare e cila deklarohet si “bashkim global i qeverive të cilat bashkëpunojnë në fushën e të drejtës ndërkombëtare, sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit ekonomik dhe barazisë sociale”. Siç na tregon vetë emri, OKB ka të bëjë me organizatë të kombeve të bashkuara, ku si qëllim kryesor ka realizimin e të drejtave të njeriut dhe parandalimin e ngjarjeve që do t’i pengonte të njejtat. Prejardhjen e saj kjo organizatë e ka që nga Lidhja e Kombeve e formuar pas Luftës së Parë Botërore ndërsa është shuar pas Luftës së Dytë Botërore për arsye se nuk ka mundur ta ndal konfliktin e ri botëror. Shprehja Kombet e Bashkuara paraqitet nga data 01.01.1942 me të cilën kryetarët e 26 vendeve janë angazhuar në luftën kundër fashizmit.

Ideja e përsëritur për bashkimin e popujve ka lindur në valën e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1944 në një mbledhje të përfaqësuesve të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Rusisë, mbledhje në të cilën përfaqëusesit e këtyre vendeve kanë hartuar plan se si do të dukej kjo ide. Në vitin vijues, më 25 dhe 26 qershor të vitit 1945 në San Francisko, po këto shtete janë mbledhur në një konferencë në të cilën kanë nënshkruar Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Statutin e Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë i cili ekziston nga 24 tetori i vitit 1945 dhe pikërisht kjo ditë njihet si Dita e OKB-së. Në konferencën e San Franciskos kanë marrë pjesë 51 shtete, anëtaret e para të OKB-së, ndërsa më vonë, kur vendet e tjera me rradhë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së tyre janë bërë pjesë e OKB-së. Të gjitha shtete që janë pjesë e OKB-së, e e ruajnë pavarësinë dhe sovranitetin e tyre. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, shtetet obligohen që t’i ndihmojnë OKB-së përmes aksioneve të veta, dhe mos t’i ndihmojnë asnjërit nga vendet që veprojnë kundër OKB-së. Sot OKB-ja numëron gjithsej 192 shtete dhe vetëm një numër i vogël i vendeve të botës nuk janë anëtar të kësaj organizate ndërkombëtare.

Kjo organizatë është e ndarë në njësi administrative, duke përfshirë këtu Asamblenë e Përgjithshme, Këshillin e Sigurimit, Këshillin ekonomik dhe social, Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara dhe Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë. Në OKB janë të përfshirë edhe trupa tjerë që merren me administrimin e agjensive tjera të OKB-së, siç janë Organizata Botërore e Shëndetsisë (OBSH) dhe Organizata për Mbrojtjen e Fëmijëve (UNICEF). Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë është organ juridik i OKB-së dhe statuti i tij është pjesë përbërëse e Kartës së OKB-së. Gjyqi punon në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, të të drejtës ndërkombëtare, si dhe në bazë të rregullave të përgjithshme juridike.

Gjyqin e përbëjnë 15 gjykatës të cilët i zgjedh Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit me mandate 9 vjeçare dhe me të drejtë për tu rizgjedhur. Selia e Gjyqit gjendet në Hagë, në Mbretërinë e Holandës. Çdo shtet që bëhet pjesë e OKB-së njëkohëshit bëhet pjesë e palës së marrëveshjes së Gjyqit Ndërkombëtar dhe obligohet që t’i respektojë vendimet e gjyqit.

Opinionet për OKB-në pas 67 vjetëve

Pas më tepër se 67 vjetësh të ekzistimit të OKB-së, parashtrohet pyetja: Cilat janë arritjet kryesore të ekzistimit të saj të deritanishëm dhe si janë perspektivat për zhvillimin e kësaj organizate ndërkombëtare?

Duhet të pajtohemi se gjatë këtyre 67 viteve OKB-ja me të vërtetë u shëndrua në një organizatë kryesore ndërkombëtare në botën bashkëkohore, por edhe përskaj rezultateve dhe arritjeve të mëdha, OKB-ja ka edhe disa dështime të caktura. Në kuadër të saj funksionojnë me sukses, marrëveshjet dhe forumet ndërkombëtare më të rëndësishme si për shembull: UNESCO, Organizata Botërore e Shëndetsisë, Lidhja Postale Botërore, Organizata Botërore e Marinës, Organizata Ndërkobëtare e Aviacionit Civil si dhe shumë të tjera. Për shkak të dështimeve të disa organeve të OKB-së, para se gjithash gjatë disa operacioneve paqësore, puna efikase e organeve tjera të OKB-së, thjeshtë ngeli nën hije. Për shkak të kësaj situate, ekzistojnë edhe mendime e opinone të ndryshme për OKB-në. Përderisa dikush OKB-në e mer si garancë të vetme ndaj ligjshmërisë botërore, të tjerët mendojnë se pas Jugosllavisë, Somalisë dhe Irakut, OKB-ja duhet të shbërbëhet dhe të ndal veprimet dhe aktivitetet e veta.

Për një segment radikal të administratës amerikane, e gjithashtu edhe për shumë “neo-konzervativ” europian, OKB-ja duhet të shpërbëhet, për shkak të pa aftësisë së tyre për marrjen e vendimeve politike, për shkak të dështimit të saj në terren dhe para se gjithash për shkak se funksioni i saj ka rënë në nivel të përkrahësit të një ideologjie të antiamerikanizmit dhe pacifizmit ndaj SHBA-ve.

Duke pasur parasysh faktin se OKB-ja del në skenë vetëm atëherë kur  të gjitha përpjekjet paraprake kanë dështuar apo nuk kanë pasur sukses, atëherë nuk duhet të habitemi se pse të gjithë drejtojnë akuza drejt kësaj organizate për përpjekjet e kota në zgjidhjen e problemeve të cilat paraprakisht nuk kanë gjetur zgjidhjenga askush.

Është vështirë të gjejmë një përfundim të saktë sa i përket pozitës dhe autoritetit të organizatës botërore, e cila në kohën e fundit merr kritika të mëdha. Arsyen për autoritetin e lëkundur, kritikët e gjejnë në misionet e dështuara të OKB-së në Somali, Ruandë dhe Bosnje e Hercegovinë, ku organizata botërore, qëllimi kryesor i së cilës është ruajtja e paqes botërore, doli me trauma të rënda dhe autoritet të lëkundur. Fotografitë e trupit të ushtarit amerikan të cilin forcat somaleze pothuajse e tërheqnin zvarrë nëpër rrugë, si dhe fytyrat e pjestarëve të lidhur të UNPROFOR-it dhe të mbajtur nën tytat e pushkëve të serbëve të Bosnjës, simbolizojnë nënshtrimin e organizatës botërore, por njëkohësisht paraqesin edhe një sistem referent për çdo vendim të “fuqive të mëdha” për të dërguar trupat e veta në ndonjë vatër të krizës. Nëse të gjithë kësaj situate ia shtojmë edhe paaftësinë e Këshillit të Sigurimit që ta kthejë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe nga luftërat në Irak, mos ndërhyrja gjatë konfliktit të Kosovës si dhe abstenimit ndaj krizës në Maqedoni, misioni i parë preventiv në historinë e OKB-së, nuk duhet të na habit fakti  sa i përket mendimit të gjërë se OKB-ja humb besimin dhe forcën dhe se punën dhe mandatin e saj dalngadalë po ia lë NATO-s.

Nevojë për reforma

 Para më shumë se pesëmbëdhjetë vjet, gjatë përvjetorit të 50-të jubilar të OKB-së, për të gjetur përgjigje adekuate ndaj sfidave dhe problemeve të cilat ishin në rritje pas rënies së murit të Berlinit, tejkalimit të barierave mes vendeve të zhvilluara dhe atyre më pak të zhvilluara, përmirësimin e shëndetit dhe zvogëlimin e analfabetizmit në botë, paralajmërim për katastrofat ekologjike si dhe forcimi i së drejtës ndërkombëtare publike, u paralajmëruan ndryshime dhe reforma radikale në OKB.

Me fjalë tjera, nga organizata botërore pritej        që të merret më seriozisht me detyrat e parashtruara të Kartës, detyra të cilat më se 50 vite ishin të anashkaluara për shkak të Luftës së Ftohtë dhe për shkak të pamundësisë së bashkëpunimit dhe bllokimit në Këshillin e Sigurimit. Besohej se jubileu do të jetë një mundësi e mirë, jo vetëm për OKB-në për të rritur autoritetin dhe reputacionin e vet, por edhe mundësi që të zbatojë reformat e nevojshme, të ulë birokracinë, të ndryshojë strukturën anakronike të Këshillit të Sigurimit (Brazili, Gjermania dhe India të emërohen si anëtare të përhershme) dhe të vendosë ushtri vetanake stacionare që do të mund të ballafaqohen me konfliktetet nëpër tërë botën në mënyrë efikase dhe të shepjtë.

Por, reformat e paralajmëruara pompoze munguan, përderisa OKB-ja sot praktikisht gjendet në nivel mjaft të ulët. Në vend që të jetë si organizatë mbikombëtare e cila nga anëtaret e saj do të kërkojë absetenim nga sovraniteti i vet për hirë të bashkëpunimit më të mirë, OKB-ja sot më shumë i ngjason një korporate në të cilën anëtaret e saj janë aksionar.

Autoriteti i organizatës botërore është shpërndarë mes borxheve të “aksionarëve” më të mëdhenj dhe nga pritjet e të tjerëve. Borxhi i SHBA-ve është më i madh dhe tejkalon shifrën e 1.5 miliard dollarëve, të cilat Kongresi refuzon ti miratojë derisa nuk ka rezultate nga reformat. Megjithatë, nuk është e mundur që ato të zbatohen pa grumbullimin e mjeteve të nevojshme. Sjellja e tillë e “aksionerëve të mëdhenj” qëllimisht merret si një ulje e ndikimit të OKB-së. Paradoksi vijues sa i përket finansimit të OKB-së është edhe fakti se pozita e Japonisë dhe Gjermanisë që njihen si donatorët më të mëdhenj të buxhetit të OKB-së, është ekuivalente me pozitën e Hondurasit, Kamerunit apo e cilit do shteti tjetër të vogël, ndërsa kontributi i Kinës ndaj buxhetit të OKB-së e cila është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, është më i voglë se 1 për qind, pothuajse shumë më i vogël edhe nga kontributi i Belgjikës. Në krahasim me situatën kur OKB-ja ishte reformuar që në fillimet e saj në vitin 1945, SHBA-të ndërmorën pothuaj se 40% të shpenzimeve të organizatës së re. Pas pranimit të më shumë shteteve në organizatë, pjesmarrja e SHBA-ve në buxhetin e OKB-së ka rënë në 25 për qindëshin e tanishëm, pjesëmarrja e Japonisë me 19% dhe e Gjermanisë me 9%.

Ekzistimi i armatës së OKB-së është me të vërtetë një projekt që kushton, por parashtrohet edhe pyetja se në territorin e kujt këto forca do të stacionoheshin, vendoseshin dhe trajnoheshin. Kjo ide, dikur mjaft aktuale në diskutimet për reformimin e OKB-së, kohëve të fundit pothuaj se nuk përmendet më, ndërsa huatë e pashlyera të “fuqive të mëdha” ndaj OKB-së ndoshta kanë për qëllim arsyetimin e përzierjes edhe në organizata tjera siç janë (NATO, OSBE..) në konfliketet ndërkombëtare, por edhe në ato konflikte që ndodhin në vendet sovrane. Për faktin se OKB-ja nuk ka forca të veta të armatosura, shumë shpesh ndodh që NATO ta mer mandatin dhe detyrën e OKB-së, pjesërisht me pajtueshmërinë e Këshillit të Sigurimit dhe sekretarit gjeneral të OKB-së.

Kohën e fundit ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare thellësisht hulumtojnë rregulloret e kapitullit të VII të dala nga Karta (neni 53), i cili miraton përdorimin e aksioneve ushtarake për ruajtjen e paqes në disa agjensione dhe organizata të caktura rajonale. Megjithatë, dilemat paraqiten gjatë krahasimit të karakterit të NATO-s, se a mund Aleanca të merret si organizatë rajonale. Megjithatë retorika e Kartës së OKB-së shpien drjet faktit se fjala “rajonale” nuk duhet të merret dhe të kuptohet në kuptimin gjeografik, por si një bashkësi shtetesh themeluese të një organizate të caktur ndërkombëtare rajonale. Detyra e tyre është që të kujdesen për paqen mes anëtarëve dhe sipas nevojës të reagojnë në ndonjë agresion eventual të vendeve jo anëtare, por vetëm me pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Por, NATO ia ka ofruar apo nuk i ka ofruar OKB-së shërbimet e saj pa marrë parasysh që kjo organizatë ka kërkuar një gjë të tillë apo jo. Pa dyshim se marrëdhëniet ndërmjet OKB-së dhe NATO-s edhe më tutje do të bazohen në përvojat e deritanishme apo në presedanet që janë kanë ndodhur deri më sot. Pa reforma, organizata ndërkombëtare edhe më tej do të shërbejë, kushtimisht thënë si një viktimë, që në fakt nuk është e drejtë nëse kemi parasysh se OKB nuk përfaqëson një forcë të pavarur, por as më pak e as më shumë ajo është e fuqishme aq sa kanë nevojë dhe sa u nevojitet anëtarve të saj.

Rënimi i sistemit të vjetër

Globalizimi si proces kryesor i botës bashkëkohore, si një ndër qëllimet kryesore ka shkatërrimin e sovranitetit të shteteve të pavarura dhe asgjësimin e organizatave ndërkombëtare të cilat i kanë krijuar këto shtete. Për këtë shkak, paralelisht me shkatërrimin e sovranitetit të vendeve anëtare të OKB-së, njëkohësisht është evident edhe minimizimi i autoritetit të OKB-së si organizatë. Por kjo nuk është aspak e rastësishme. Pa marë parasyesh se sistemi i rendit botëror u krijua në Jaltë para pothuajse 68 vjetëve, ai edhe më tutje mbetet themel për rendin botëror. Për t’u eliminuar i njejti, duhet që të shbërbëhet apo të humbet OKB-ja si organizatë, sepse për pushtet total të globalistëve shtetet janë barierra kryesore për organizatat ndërkombëtare të cila veprojnë në principet e sovranitetit të vendeve të fuqishme. Për këtë shkak korporatat e mëdha multinacionale të biznesit kanë për qëllim shkatërrimin e pamëshirshëm të shteteve, në veçanti vendeve më të mëdha. Duke pasur parasysh këtë, lehtë mund të konkludojmë se diskreditimi moral është hapi i parë drejt një veprimi të tillë. Kjo mund të vërehet shumë qartë në sjelljen ndaj Republikës së Maqedonisë dhe përpjekjet që bën ajo në drejtim të integrimeve euroatlantike. Ndoshta gjithçka ndodh dhe bëhet me qëllim, në mënyrë që pjesa dërmuese e vendeve anëtare të OKB-së të cilat nuk kanë përfaqësues të vet në Këshillin e Sigurimit dhe në Gjyqin Ndërkombëtar, të vijnë në përfundim se këto organe janë tejet joprincipiele, se gjenden në një situatë të disfavorshme  dhe se nuk ekziston besimi ndaj këtyre shteteve. Ndoshta jo rastësisht Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë i cili me qëllim kohëve të fundit shpesh quhet edhe Tribunali Hagës, duke mos e cekur se ky gjyq është trup i OKB-së, liroi disa persona dhe gjeneralë të cilët ishin të akuzuar për krime lufte kundër njerëzimit në Ballkan.

Vetëdiskreditimi i OKB-së

Gjatë shqyrtimit të pikëpamjeve negative për OKB-në, duhet të kemi parasysh disa faktorë të cilat japin arsye për një konkludim se OKB gjendet në krizë. Mes tyre më serioz është fakti i cili tregon se OKB-ja e humbi rolin e vet vendimarrës sa i përket çështjes së sigurimit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Por megjithatë, është tejet e rëndësishme ajo që në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, ndoshta edhe më tepër, në punën e OKB-së paraqitet tendenca e cila mund të shpien OKB-në drejt pasojave mjaft të rrezikshme. Kjo tendencë synon diskreditimin e OKB-së, diskretitim i brendshëm, nga ana e oragneve kryesore të saj. Kjo tendencë deri më tani ndoshta qëllimisht nuk është vërejtur.  Më shpesh përdoret arsyetimi se kriza në OKB ka pasur edhe në të kaluarën dhe se tani nuk është mënyra të hiperbolizohen gjërat. Në masë të madhe, është e vërtetë se edhe në të kaluarën OKB-ja nuk ka pasur ndonjë ndikim vendimarrës në krizat më të mëdha ndërkombëtare, si për shembull ndaj problemit racist në Afrikën e Jugut dhe bombardimin e Jugsllavisë në vitin 1999. Në të dy rastet, OKB-ja asnjëherë nuk është pajtuar me regjimin racist në Afrikën e Jugut e gjithashtu ka qenë me qëndrim mjaft të lëkundur ndaj bombardimeve të Jugosllavisë.

Por ngjarjet në pesëmbëdhjetë vitet e fundit krijuan një situatë ndryshe, situatë principiele. Sot sulmet ndaj vendeve sovrane si dhe ndalimi i vendeve të cilat udhëheqin një politikë të papëlqyeshme të tyre brenda dhe jashtë, bëhen me pëlqimin dhe pajtimin e OKB-së, para se gjithash me pëlqimin e Këshillit të Sigurimit.

Vlen të ceket se këtu nuk kemi të bëjmë me një luftë diplomatike mes vendeve, apo në një raport dhe sjellje të ndryshme ndaj çështjeve të caktura, sepse e gjitha kjo do të ishte normale dhe e arsyeshme. Këtu kemi të bëjmë me atë se pikërisht puna e organeve kryesore të OKB-së bëhet joprincipele që shpien drejt një vetëdiskreditimi të OKB-së në përmasa të gjëra. Ky vetëdiskreditim, gjithsesi se nuk bëhet nga ana e të gjitha vendeve anëtare, por vetëm nga disa vende të caktuara, por më tej rezultati është evident dhe shihet se një numër më i madh i vendeve anëtare të OKB-së janë të pakënaqura nga puna e organizatës.

Fatkeqësisht, diskreditohet edhe organi kryesor gjyqësor i OKB-së, Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë. Jemi dëshmitarë se këtë e bëjnë ato vende të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të gjyqit. Kjo shihet përmes lëndëve të dërguara në gjyq: “Bosnja kundër Serbisë”, “Gjeorgjia kundër Rusisë”, “Jugosllavia kundër NATO-s” etj. Gjithsesi se edhe më parë gjyqi ka marë vendime në dobi të vendeve më të fuqishme në kontestet me vendet më të dobëta, por ka ndodhur edhe e kundërta, si për shembull vendimi i Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë në lëndën: “Nikaragua kundër SHBA-ve” vendim i cili ka qenë në dobi të Nikaraguës. A mund dikush sot të besojë në një përfudim të tillë të një procesi gjyqësor?.

Për diskredititm të gjyqit mund të numërohet edhe lirimi i gjeneralëve dhe disa liderëve, gjë që ka për qëllim krijimin e mosbesimit ndaj gjyqit.

Duhet të bëhet e qartë ajo që e bëjnë disa nga fuqitë e mëdha si dhe një pjesë e vendeve perëndimore me qëllim të diskreditimit të OKB-së, gjë që jo vetëm që nuk ju konvenon interesave të bashkësisë ndërkombëtare, por kjo aspak nuk ju konvenon edhe interesave kombëtare të vetë shteteve të cilat e bëjnë këtë. Ky diskreditim zbatohet në interes të korporatave transnacionale dhe multinacionale, gjegjësisht promotorëve kryesorë të globalizimit, të cilëve vazhdimisht do t’ju pengojë qeverisja dhe pushteti i vendeve sovrane, duke përfshirë edhe ato të cilat sot përfaqësojnë dhe janë arma kryesore për asgjësimin e OKB-së.

Jo vetëm shteteve të vogla, por edhe të gjitha vendeve anëtare të OKB-së u ngel që të kundërshtojnë këto përpjekje, sepse të gjitha këto shpiejnë drejt shpërbërjes dhe asgjësimit të sistemit të sigurisë ndërkombëtare.

Të gjithë, e sidomos vendet e vogla sovrane duhet që me të gjitha forcat ta ruajnë këtë organizatë unikate ndërkombëtare, përderisa OKB-ja, duhet të krijojë mundësi reale për ruajtjen dhe ballafaqimin me sfidat globale, e njëkohësisht duhet të gjejë mënyrën e duhur për fillimin e reformave të mirëfillta. Në fakt, që nga krijimi i OKB-së e deri më sot, reforma të caktuara janë bërë para 56 viteve, kur Dag Hamerskjold (Dag Hammarskjold) pati riorganizuar sekretariatin e OKB-së.

Po, OKB-së i nevojiten reforma, por jo edhe shpërbërje dhe asgjësim.

Mr. Simeon Mitrev 

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail