TRIUMFI AJROR MAQEDONI-IZRAEL

HAPET QENDRA PËR TRAJNIMIN E PILOTËVE DHE PROMOVOHEN PILOTËT E PARË

Më 2 mars të vitit 2014 baza ushtarake ajrore “Petrovec” ishte nikoqire e solemnitetit me rastin e hapjes zyrtare dhe lëshimit në përdorim të kompleksit të ri të objekteve në Qendrën për Trajnimin e Pilotëve (QTP), institucion i vendosur me Marrëveshjen për Partneritet Privat, e cila më 11 maj në Shkup u nënshkrua nga ana e MM-së së RM-së dhe kompanisë izraelite “Elbit Systems”. Qëllimi i kësaj marrëveshje me vlerë prej 43 milion euro ishte ndërtimi i një sistemi bashkëkohor për prodhimin dhe trajnimin e pilotëve për nevojat e ARM-së si dhe për nevojat e institucioneve tjera të shtetit në përputhje me standardet më të larta të cilat i aplikojnë vendet e zhvilluara në procesin e trajnimit të pilotëve të specializuar për realizim të misioneve ushtarake, por edhe për misione cilvile.
Në ceremoninë e hapjes së objekteve të reja të QTP-së morri pjesë kreu më i lartë shtetëror i Republikës së Maqedonisë i kryesuar nga kryetari Gjorgje Ivanov dhe nga kryeministri Nikolla Gruevski. Mes të pranishmive ishin edhe ministri i mborjtjes Mr. Talat Xhaferi, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, zëvendës ministri i Mbrojtjes Emil Dimitriev, shefi i Shtatmadhërisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonel Goranço Koteski, zëvendës shefi i Shtatmadhërisë së ARM-së, gjeneral-major Naser Sejdini, komandanti i Brigadës Ajrore, koloneli Kire Koleski, komandanti i Depatamentit të Njësive Ajrore pranë MPB-së, Dragi Micev, pjesëtarë të MM-së, ARM-së, MPB-së si dhe instuticioneve të tjera qeveritare dhe kryetari i “Elbit Systems” Mihlis Becallell, menaxheri gjeneral i kësa kompanie, Shmueli Joram, menaxheri gjeneral i kompanisë “Elmak”, Gil Ruso, si dhe përfaqësues tjerë të “Elbit Systems”, të shoqëruar nga të punësuarit dhe kadetët e Qendrës për Trajnimin e Pilotëve.
Me hapjen e kompleksit të ri, QTP u largua nga objektet e përkohëshme dhe kaloi në një kompleks reprezentativ dhe tejet funksional i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 13.000 metra katrorë me katër module përbërëse: për realizimin e mësimit teorik dhe praktik të kadetëve, për zbatimin e trajnimit praktik të fluturimit, për mirëmbëjtjen dhe servisimin e fluturakeve dhe për trajnimin me simulatorë. Mbreslënëse është edhe platforma e re fluturuese e cila siguron qasje deri te tre hangarë të mëdhenj dhe të ri për stacionimin, vendosjen, mirëmbajtjen dhe servisimin e fluturakeve si dhe siguron edhe një hangar të ri me qasje dy anëshe dhe pesë pozita paralele për vendosjen e avionëve skuadronë “Zlin 242L”. Si kurorë e kompleksit të ri janë dy simulatorët e sofistikuar dhe pultet e tyre të kontrollit të cilat për nevojat e QPT-së u prodhuan nga ana e kompanisë rumune “Simultec”, në pronësi të “Elbit Systems”.
Në fjalën e tij me rastin e hapjes së kompleksit të ri, presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, tha se QTP-ja do të mundësojë trajnim të vazhdueshëm të kandidatëve për pilotë, por edhe trajnim të pilotëve aktual aktiv. Presidenti shtoi edhe se nga pilotët të cilët do të trajnohen, pritet që në mënyrën më profesionale ta ruajnë sovranitetin e qiellit të Maqedonisë dhe të ruajnë paqen dhe rendin e vendit, e njëkohësisht t’i mbrojnë dhe t’i shpëtojnë qytetarët e Maqedonisë nga sfidat e natyrës. “Duke investuar në sigurinë e saj, Republika e Maqedonisë investon edhe në sigurinë e NATO-s si dhe në ardhmërinë e saj euroatlantike. Kapacitetet e QTP-së iu prezantuan Komitetit të NATO-s për mbrojtje kundër ajrore në Bruksel. Besoj së aleatët dhe partnerët tanë do të arrijnë të dallojnë mundësitë e shkëlqyera që ofrojmë e që janë në përputhshmëri me nevojat e tyre. Besoj se kjo qendër në të ardhmen do të shëndrrohet në qendër rajonale për trajnim të pilotëve, qendër të cilën do të mund ta shfrytëzojë edhe NATO”, theksoi Ivanov.
„Bashkëpunimi i Maqedonisë me “Elbit Systems” nga Izraeli filloi para 10 vitesh në mënyrë që sot së bashku të realizojmë këtë projekt i cili jo vetëm që është i rëndësishëm për Maqedoninë, por ka rëndësi të madhe edhe për rajonin. Sipas analizave të bëra, patëm dy mundësi. Njëra ishte që të paguajmë trajnime të shtrenjta jashtë vendit, ndërsa mundësia tjetër ishte ta ndërtojmë këtë qendër në të cilën ne do t’i trajnojmë kuadrot. Në u përcaktuam për mundësinë e dytë”, tha kryeministri Gruevski në fjalën e tij.
Ministri i mbrojtjes, Mr. Talat Xhaferi, në fjalimin e tij theksoi se MM një kohë të gjatë dhe në vazhdimësi investon në arsimimin dhe trajnimin e ARM-së, në përputhje me standardet e NATO-s. „Falë mirëkuptimit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, institucioneve tjera, Akademisë Ushtarake dhe kompanisë “Elbit Systems”, QPT-ja u bë realitet dhe kapacitet i vlefshëm”, tha ministri Xhaferi. Në lidhje me cilësinë e trajnimit, ministri potencoi se e njejta realizohet nga ana e instruktorëve të kualifikuar nga Republika e Maqedonisë dhe nga armata izraelite, të cilët ofrojnë trajnim me një diapazon të gjërë të mundësive që janë në përputhje me standardet më të larta botërore. “Ministria e mbrojtjes ka për obligim që të promovojë këtë qendër edhe jashtë vendit, me qëllim që e njejta në të ardhmen e afërt të bëhet qendër e hapur rajonale për trajnimin e pilotëve”, tha ministri Xhaferi.

QENDËR BASHKËKOHORE PËR TRAJNIMIN E PILOTËVE NGA VENDI DHE NGA JASHTË
Në përputhje me Marrëveshjen, MM siguroi vend dhe inftrastrukturë fillestare tranzicioni si dhe objekte për vendosjen e QTP-së në territorin e bazës ushtarake ajorer “Petrovec”. Gjatë ndërtimit të QTP-së, Maqedonia morri pjesë me pesë avionë skuadroni shkollorë “Zlin 242L” (shenja identifikimi 102-106), të cilët paraprakisht kishin rol operativ në forcat ajrore të Maqedonise. Nga ana e saj, kompania “Elbit Systems” siguroi personelin dhe ekspertizën e nevojshme, investoi në pajisjen e objekteve momentale për edukim dhe vendosje të gjeneratave iniciale të kadetëve, investoi në riparime, rinovim dhe modernizim (pajisje me kamera dhe videorekorderë digjital) të aeroplanëve ushtarak të Maqedonisë “Zlin 242L” më pas bëri furnizimin , pajisjen dhe modernizimin e katër helikopterëve shkollorë skuadronik “Bell 206B-3 Jet Ranger III”, si dhe organizoi furnizim dhe zhvillim të dy simulatorëve të sofistikuar për helkikopterët Mi 17 dhe Mi 24. Si shtojcë e të gjithë kësaj, “Elbit Systems” në kuadër të QTP-së vendosi edhe sistem të pavarur për mirëbmajtjen lineare të aeroplanëve “Zlin242L” dhe të helikopterëve “Bell 206N-3”, mori vend me pjesë rezerve dhe materiale harxhuese, iu qas ndërtimit të kapaciteteve të reja për vendosjen dhe edukimin e kadetëve, si dhe vendosjes dhe mirëmbajtjes së teknikës ajrore.
Brezi i kadetëve nga Maqedonia të cilët u edukuan ne QTP ishte përzgjedhur përmes një procesi mjaft strikt të zbatuar së bashku me “Elbit Systems” dhe MM gjatë gjysmës së parë të vitit 2012. Pas kësaj, disa dhjetra kadetë më perspektivë (të cilët paraprakisht kaluan përzgjedhjen administrative, kontrollin e aftësive motorike, testin gjithpërfshirës arsimor, testin për njohjen e gjuhës angleze, testing psikologjik, si dhe intervistën personale), ku më pas u vazhdua me kontrollin e fluturimit përmes dhjetë fluturimeve selektive për një kandidat, fluturime të cilat u realizuan me avionët skuadronë “Zlin 242L”. Pas përfundimit të përzgjedhjes, katër kadetë më të suksesshëm u promovuan në kadetë të parë të QTP-së dhe filluan edukim dhe trajnim tetëmbëdhjetë mujor, e cila nënkputon 168 orë fluturim për secilin kadet në tre faza: 30 orë trajnim bazik të flururimit të avionëve skuadronik shkollor “Zlin 242L”, më pas 55 orë trajnim bazik të fluturimit me helikopter, realizuar me helikotper skuadronik”Bell 206B-3” dhe më në fund, 75 orë trajnim i avancuar për fluturime me helikopter i cili gjithashtu u realizua me helikopteret “Bell 206B-3”.
Me 22 nëntor të vitit 2012, në bazën ajrore “Petrovec” aterroi helkopteri i parë shkollor skuadronik “Bell 206-3” me targën El-MER dhe me numër të konstruksionit 4513. Kjo fluturake e prodhuar në SHBA në vitin 1999 nga ana e kompanisë amerikane “Bell Helicopter”, kompania “Elbit Systems” e bleu nga kompania irlandeze “Gaelic Helicopters”. Helikopteri i lartëpërmendur ishte i pari nga gjithsej katër helikopterët “Bell 206B-3” të cilët kompania “Elbit Systems” i vendosi në QTP.
Arritja e helikopterit të parë “Bell 206B-3” ishte e sinkronizuar me avancimin e trajnimit dhe dinamikës së parashikuar të aktiviteteve të gjeneratës së parë të kadetëve të Maqedonisë. Si pjesë e përgatitjeve për fillimin e fazës së dytë të trajnimit të gjeneratës së parë të kadetëve, në javën e dytë të muajit janar të vitit 2013, një grup i katër instruktorëve-pilotë të QTP udhëtuan për në SHBA ku vizituan akademinë për trajnim të kompanisë “Bell Helicopter Training Academy”. Gjatë qëndrimit, instruktorët e QTP-së kaluan procesin e ushtrimit të procedurave të jashtëzakonshme të helikopterit “Bell 206B-3” ndërsa pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit ata u kthyen në Maqedoni dhe me helikopterin e parë “Bell 206B-3” i cili në ndërkohë mori edhe shenjën identifikuese të ushtrisë së Maqedonisë “401” e filloi fazën e dytë të trajnimit të gjeneratës së parë të kadetëve të QTP-së.
Pas realizimit të proceseve të përzgjedhjes së pranimit, në QTP vazhdoi edhe gjenerata e dytë e kadetëve ndërsa më vonë u kompletua edhe përzgjedhja e gjeneratës së tretë të kadetëve. Kjo rritje e numrit të kadetëve përmes etapave në QTP gjatë vitit 2013, së bashku me fazat e ndryshme të trajnimit të cilën ju nënshtrua çdo gjeneratë veç e veç, imponoi nevojën e inkuadrimit të më shumë helikopterëve shkollor skuadronik në procesin e edukimit të kadetëve. Duke pasur parasysh këtë, por edhe duke vepruar në përputhshmëri me obligimet e dala nga marrëveshja “Elbit Systems” me 2 korrik të vitit 2013 QTP-së id he edhe helikopterin e dytë “Bell 206B-3” Kjo fluturake e prodhuar në SHBA në vitin 1995, u ble në Gjermani ku deri atëherë ka vepruar në target D-HTRI. Ky helikopter mban numrin e identifikimit 4331 ndërsa sipas shembullit në QTP në Maqedoni mori targën me numër të identifikimit “402”. Helikopteri i tretë “Bell 206B-3” ateroi në Petrovec në 15 korrik 2013 ndërsa menjëherë më pas filloi të veprojë nën targën identifikuesë ushtarake të Maqedonisë “403”. Ky helikopter mban targën e identifikimit 4090, helikopteri i prodhuar në SHBA në vitin 1990, ndërsa kompania “Elbit Systems” e bleu në Belgjikë ku ka vepruar nën numrin e targës N73LV.
Helikopteri i fundit “Bell 206B-3” ju dha QTP-së me datën 16 shtator të vitit 2013. Kjo fluturake, e prodhuar në vitin 1985, u ble në SHBA ku ka vepruar nën numrin e targës N3190T. Helikopteri mban numrin e identifikimit 3859, ndërsa sot në kuadër të QTP-së fluturon nën shenjën e identifikimit “404”. Helikopteri “404” është i pari “Bell 206B-3” që kompania “Elbit Systems” bleu për nevojat e QTP-së, por që arriti i fundit pasi që u dërgua në qendër servisi në SHBA për shkak të servisimit të rregullt dhe lyerjes sipas skemës sdandarde të ngjyrave të cilat QTP përdor për helikopterët e vet. Drejt kësaj skeme të ngjyrosjes në dhjetor të vitit 2013 u adaptuan edhe 3 helikopterët tjerë të porositur paraprakisht. Lyerja e tre helikopterëve “Bell 206B-3” u bë në Petrovec nga ana e kompanisë së specializuar rumune për ngjyrosjen e mjeteve ajrore.
Gjatë përdorimit të helikopterëve “Bell 206B-3” në strukturën e QTP-së u parapriu investim shtesë nga ana e “Elbit Systems” në formë të unifikimit të të gjitha fluturakeve me qëllim të krijimit të kushteve për shfrytëzim të tërësishëm dhe cilësor për qëllim skuadronik. Unifikimi nënkputoi modifikimin e një pjesë të fluturakeve përmes zëvendësimit së nivelit të ulët të mbajtëses së tyre me të a.q. mbajtëse më të lartë, si pajisje të fluturakeve me prerës të telave. Modernizimi nënkuptoi edhe përmirsimin e dritës së jashtme të fluturakeve për fluturim gjatë natës me përdorim të syzeve për shikim natën, por edhe paisje të helikopterëve me kamera dhe videoregjistrues digjital.
Përdorimi i helikopterëve “Bell 206B-3” në strukturën e QTP-së është shumë e rëndësishme për forcat ajrore të Maqedonisë sepse ka të bëjë me realizimin e dëshirës së kahmotshme të forcave ajrore të Maqedonisë për trajnim të pilotëve të ARM-së, në mënyrë që i njejti të realizohet përmes helikopterëve skuadronik për nevojat e aviacionit të Maqedonisë pas vitit 2001, vit në të cilin u realizua dhe u bë pajisje më e gjërë e forcave ajrore me teknologji dhe teknikë ajrore të prodhimit botërorë.

GJENERATA E PARË E KADETËVE TË QTP-SË
Trajnimi i gjeneratës së parë të kadetëve të QTP-së mund të merret si historik për Republikën e Maqedonisë. Me 25 korrik të vitit 2013 fluturimin e parë me helikopter “Bell 206B-3” e realizuan katër kadetët e parë të QTP-së. Datë e rëndësishme është edhe 18 shkurti i vitit 2014 sepse në këtë ditë katër kadetët duke fluturuar me helikopterin “404” me sukses i kompletuan dhe i përfunduan fluturimet përfundimtare, ku me këtë përfundoi edhe shkollimi dhe trajnimi në kuadër të QTP-së. Më pas më 2 mars të vitit 2014, u promovuan objektet e reja të QTP-së , ndërsa katër ditë më pas, më 6 mars të vitit 2014, katër kadetë nga gjenerata e parë e QTP-së në Petrovec u promovuan solemnisht në pilotë të forcave ajrore të Maqedonisë me gradën e togerit. Kjo gjeneratë përbëhet prej tre meshkuj dhe një femër. Pikërisht femra, togerja Iva Matiq do të ngelë në historinë e Maqedonisë, si femra e parë pilote e forcave ajrore të Maqedonisë, por edhe si maqedonasja e parë pilote e helikopteri. Ajo së bashku me tre kolegët e saj e vazhdoi karierën e saj në njësitë operative të brigadës ajrore të ARM-së, ndërsa në të ardhmen e afërt pritet të kthehet në QTP, ku së pari simulatorëve të sofistikuar të Mi 17 dhe Mi 24 do t’ua realizojë trajnimin për pilotimin e helikopterëve të armatës 8MT/17 dhe Mi 24B, e më pas së bashku me pilotët e kualifikuar të ARM-së me rregull do ta vizitojë modulin simulatorë të QTP për shkak të skuadrimit dhe kontrollit të aftësive për përdorimin e helikopterëve Mi 8MT/17 dhe Mi-24.
Pajisja e Qendrës për Trajnimin e Pilotëve me simulatorët Mi-17 dhe Mi-24 do t’ju mundësojë pilotëve të ri dhe atyre aktual të forcave ajrore të Maqedonisë si dhe të Departamentit të njësive ajrore të MPB-së, mundësi që të fitojnë një trajnim inicial për fluturim me helikopterët e Maqedonisë Мi-8МТ/17/171 dhe Мi-24 të volitshëm edhe në në aspektin ekonomik. Një pjesë e këtyre helikopterëve janë të modernizuar nga ana e kompanisë “Elbit Systems”. Simulatorët e avancuar të cilat janë të instaluar në Petrovec bazohen në një platformë lëvizëse (Full Mission Simulator, FMS) e cila në kombinim me zgjedhjet e sofistikuara softuerike do t’ju mundësojë pilotëve të Maqedonisë mundësi unikale që në mënyrë të sigurtë dhe të avancuar t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre të navigacionit dhe fluturimit, t’i ushtrojnë, t’i përsosin dhe t’i kryejnë detyrat e jashtëzakonshme dhe ato të rregullta, si dhe të ushtrojnë lloje të ndryshme të misioneve komplekse të natyrës ushtarake dhe civile në kushte të ndryshme kohore, ditën dhe natën. Dy simulatorët ju dhanë Republikës së Maqedonisë me një pako integruese softuerike i cili mundëson ushtrimin e operacioneve të përbashkëta. Me pasjen e një qasjeje drejt këtyre simulatorëve bashkëkohorë forcat e caktuara dhe ato të sigurisë së RM-së do ta reduktojnë nevojën e tyre për shpenzimin e resurseve të shtrenjta të helikopterëve Мi-8МТ/17/171 dhe Мi-24, ndërsa në të njejtën kohë do t’i rrisin shkathtësitë si dhe gatishmërinë e përgjithshme të pilotëve dhe njësive të tyre. Kompania “Elbit Systems” është e obliguar që ARM-së dhe MPB-së çdo vit t’ju sigurojë nga 700 orë fluturim nga dy simulatorët e instaluar në QTP. Kur jemi te simulatorët, është interesant fakti se në përpunimin e simulatorëve maksimalisht është bërë kujdes që të arrihet efekti autentik i një fluturake reale dhe për këtë qëllim si ilustrim në përpunimin e simulatorit Mi-17 është përdoru kabinë piloti e marrë nga një helikopter i mëparshëm ushtarak rumun Mi 8/17.
Marrëveshja midis kompanisë “Elbit Systems” dhe MM-së është me afat prej tetë vitesh dhe gjatë kësaj periudhe për nevojat e forcave ajrore të Maqedonisë dhe të MPB-së duhet të dalin 52 pilotë të ri, dhe e tëra kjo si një shtesë ndaj trajnimit të rregullt të pilotëve aktual të Maqedonisë, të simulatorëve të cialt janë të instaluar në Petrovec. Gjatë periudhës vijuese, QTP-ja mes tjerash, do të fokusohet edhe në trajnimin e pilotëve të ri të helikopterëve për nevojat e MPB-së. Për këtë qëllim MPB-ja, shpalli konkurs publik për pranimin e 12 pilotëve në departamentin elit të njësive ajrore. Në këtë konkurs u paraqitën gjithsej 466 kandidatë, nga të cilët 58 ishin të gjinisë femërore. Është planifikuar që përmes një procesi ‘skriping‘ të përzgjidhen dy grupe nga gjashtë kandidatë më adekuat për profesionin e pilotit të helikopterit dhe me këto kandidatë gjatë këtij viti të formohet gjenerata e katërt dhe e pestë e kadetëve të QTP-së.
Në ndërkohë, QTP-ja, mbetet në dispozicion edhe për trajnimin e pilotëve, po edhe për institucionet tjera qeveritare të Republikës së Maqedonisë, si dhe për të gjithë klientët ndërkombëtar të interesuar për trajnim cilësor të pilotëve të helikopterëve si dhe për trajnim të simulatorëve të sofistikuar për helikopterët Мi-8МТ/17/171 dhe Мi-24. Në përputhje me marrëveshjen e muajt maj të vitit 2011, QTP së bashku me infrastrukturën e përgjithshme të saj, helikopterët njëmotorik “Bell 206B-3” si dhe dy simulatorët e helikopterëve Mi-17 dhe Mi-24, do të kalojë në pronësi totale të Republikës së Maqedonisë gjatë vitit 2019.

Igor Bozhinovski

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail