INFO

ROTACIONI I RI NË ALTEA

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Mr. Talat Xhaferi realizoi takim me pjestarë të ekipit mjeksor të cilët do të shkojnë si rotacioni i 16 i ARM-së në kuadër të operacionit EUFOR-ALTEA në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në takimin ku morri pjesë edhe shefi i SHP së ARM-së, gjeneral-nënkolonel Goranço Koteski, ministri Xhaferi theksoi se kontributi i vendit tonë në misionet paqësore ndërkombëtare është real dhe evident dhe përkrah kësaj përforcohet paqja, demokracia dhe respektimi i të drejtave të njeriut, të cilat paraqesin vlera themelore të shekullit XXI.
Gjenerali Koteski para të pranishmive porositi se gjatë misionit secili pjesëtar i kontigjentit është përfaqësues i Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe njëkohësisht përmendi se ndihma e ndërsjellë është kyçe në zbatimin dhe realizimin e detyrave në mënyrë profesionale.
Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtatmadhërisë pjesëtarëve të kontingjentit u dëshiruan suksese gjatë misionit me porosinë që të shkojnë dhe të kthehen shëndoshë e mirë në vendin tonë. Fakti se rotacioni i gjashtëmbëdhjetë i ARM-së në këtë operacion udhëhiqet nga një pjesëtare e gjinisë së bukur, edhe një herë tregon se Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë vë theks të veçantë përfaqësimit të barazisë dhe perspektivës gjinore si bazë për zhvillimin e përgjithshëm të sektorit të sigurisë.

QËLLIMET PARTNERE 2014

Delegacion nga Republika e Maqedonisë, i kryesuar nga sekretari shtetëror i MM-së, Mr. Sasho Stefanovski morri pjesë në konsultimet e rregullta shumëkombëshe të PARP-it mes Komitetit të partneritetit politik të NATO-s dhe Republikës së Maqedonisë në Bruksel. Në këtë mbledhje, temë shqyrtimi ishte pakoja e re e qëllimeve partnere për vitin 2014 si dhe analiza e përparimit të arritur në zhvillimin e sistemit të mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë. Para komitetit të partneritetit politik të NATO-s, sekretari shtetëror, Mr. Sasho Stefanovski foli për arritjet dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj drejt NATO-s në fushën e mbrojtjes si dhe për pranimin e pakos së re të qëllimeve të partneritetit për vitin 2014.
„Republika e Maqedonisë edhe më tutje ngel promovues i fuqishëm i bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes në kuadër të të gjitha iniciativave rajonale. Me vendet e rajonit të Evropës Juglinodre, me forca të përbashkëta do të vazhdojmë të punojmë në implementimin e projekteve në kuadër të konceptit të NATO-s për “mbrojtje të zgjuar”. Përveç kësaj, i kënaqur nga arritjet, jam thellësisht i bindur se Republika e Maqedonisë do të merr sinjal dhe vlerësim pozitiv për të arriturat e deritanishme në kuadër të reformave të mbrojtjes si dhe të implementimit të qëllimeve të partneritetit, por pres që edhe në tërësi të respektohet vendimi i gjyqit të Hagës dhe që Republika e Maqedonisë në vigjilje të Samitit të NATO-s në Mbretërinë e Bashkuar të bëhet antëtare e barabartë e Aleancës”, tha në fjalën e tij sekretari shtetëror Mr. Sasho Stefanovski.

BASHKËPUNIMI BILATERAL
Në kuadër të Planit për Bashkëpunim Bilateral të ministrive të mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për vitin 2014, ministri i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Mr. Talat Xhaferi, së bashku me përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, realizoi takim me delegacionin nga Sektori për Inspektim nga Ministria e Mbrojtjes së Repubkikës së Kosovës. Me këtë rast ministri Xhaferi theksoi se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy ministrive dhe dy vendeve tona është në nivel të lartë dhe se bisedimet dhe takimet mes ekspertëve nga Maqedonia dhe Kosova janë vetëm një kontribut shtesë drejt zhvillimit të bashkëpunimit bilateral. Bashkëpunimi zhvillohet në më shumë fusha nga kjo sferë, sidomos në fushën e edukimit, duke përmëndur në këtë kontekst, arsimimin e kadetëve nga Kosova në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”, e cila ndodhet në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë. Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës, nënkoloneli Skender Prokshi u falenderua për takimin me ministrin Xhaferi dhe theksoi së është plotësisht i kënaqur nga bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë.

SHENJË E ARTË

Shefi i Shtatmadhërisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonel Goranço Koteski, i ndau “Shenjën e Artë të Armatës për Partneritet, Koordinim dhe Bashkëpunim” nënoficerit kryesor të Gardës Kombëtare të Vermontit, rreshterit kryesor, Forest Glaxhet. Dekorimi i rreshterit kryesor të Vermonitit u bë në prani të atashut të mbrojtjes të SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, kolonelit Xhefri Predmor, si dhe para mysafirëve të shumtë, përfaqësuesve të SHP të Vermontit, nënoficerit kryesor të ARM-së, rreshterit kryesor Dragan Stojanovski si dhe para një pjesë më të rëndësishme të personelit të SHP të ARM-së.
Gjatë ndarjes së çmimit, gjenerali Koteski vuri në pah realizimin e suksesshëm të detyrave gjatë vendosjes së përbashkët të pjesëtarëve të ARM-së me SHP e Vermontit në task forcat “FENIKS” në Afganistan, por edhe për bashkëpunimin me këtë shtet të SHBA-ve, i cili është partner në bashkëpunim me ARM-në. Duke e ururar gjeneralin Glaxhet për kontributin e dhënë , shefi i SHP së ARM-së theksoi se përmes formave të ndryshme të trajnimit dhe edukimit me SHP të Vermontit, deri më tani janë përfshirë rreth 3000 pjesëtarë të ARM-së, gjë që rezultoi në një afat të shkurtër kohor këta pjesëtarë t’i arrijnë standardet e NATO-s, sidomos në fushën e trajnimeve.
„Shenja e Artë e Armatës për Partneritet, Koordinim dhe Bashkëpunim” është një dekoratë e lartë e ARM-së, e cila gjeneralit Glaxhet i ndahet për meritat e tij në realizimin e një numrit të madh të kurseve dhe trajnimeve të ndryshme për nënoficerët e ARM-së, si në Republikën e Maqedonisë, ashtu edhe në shtetin e Vermontit. Për gjeneralin, kjo ishte mirënjohje nga ARM-ja për kontributin e veçantë gjatë përgatitjes dhe pjësëmarjes në task forcat “FENIKS” në misionin ISAF në Afganistan, kur pjesëtarët e ARM-së u vendosën së bashku me pjesëtarë të SHP të Vermontit. Rreshteri kryesor i SHP të Vermontit, përmes bashkëpunimit bilateral me Armatën e SHBA-ve, dha kontribut të çmuar edhe në përgatitjen e programit për zhvillim të korit të nënoficerëve të ARM-së, me zbatimin e të cilit ARM-ja u bë lidere e rajonit në këtë fushë.

SHKËMBIM PËRVOJASH

ga data 14 deri më 17 prill për vizitë në kazermën e brigadës kundërajrore “Strasho Pinxhur” qëndruan përfaqësues të forcave ajrore të Republikës së Turqisë. Vizita është pjesë e bashkëpunimit bilateral dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave në fushën e forcave ajrore. Gjatë vizitës, para mysafirëve u prezantua historia e brigadës, si dhe armatimi dhe teknika me të cilën disponon kjo brigadë, me ç’rast u diskutua për tema të shumta të cilat janë në interes të të dy armatave. Tema kryesore të diskutimeve ishin: pjesëmarja e përbashkët në misione ndërkombëtare me detashment helikopterik, sistem për mirëmbajtjen e avionëve, sistem të kontrollit dhe sigurisë së hapsirës ajrore, modernizim i avionëve etj. Një pjesë e madhe e bisedimeve u fokusuan edhe në pikën e mundësive që ofrojnë forcat e armatosura të R. së Turqisë për trajnim dhe avancim të ushtarëve të brigadës kundërajrore, duke pasur parasysh se R. e Turqisë është pjesë e NATO-s dhe ka përvojë në zhvillimin e forcave ajrore. Gjatë qëndrimit, mysafirët patën mundësi që t’i vizitojnë gjërat dhe objektet me interes në Republikën e Maqedonisë, ku u vizitua edhe dhoma përkujtimore e Mustafa Qemal Ataturkut e vendosur në muzeun e Manastirit, si dhe ju bë një vizitë e shkurtër edhe qytetit të Ohrit. Delegacioni i forcave ajrore nga Republika e Turqisë realizoi takim edhe me zëvendës shefin e SHP të ARM-së, gjeneral-nënkolonelin Naser Sejdini, me ç’rast edhe një herë u vërtetua bashkëpunimi i shklëqyer mes ARM-së dhe forcave ajrore të Republikës së Turqisë, bashkëpunim i cili në të ardhmen në fushën e forcave ajrore do të zhvillohet edhe më shumë.

KONCERT NË TOB

Në kuadër të manifestimit me renome “Ditët e muzikës maqedone”, i cili u mbajt në gjysmën e parë të muajit prill, Orkestra e Armatës së Republikës së Maqedonisë me ftesë të Lidhjes së kompozitorëve të Maqedonisë, morri pjesë në natën finale të manifestimit. Orkestra e ARM-së më datën 14.04.2014 në sallën e madhe të Teatrit të Operas dhe Baletit të Maqedonisë, para publikut u paraqit me një koncert ku në mënyrë solemne u përmbyll ky manifestim. Publiku pati rastin që ta ndjek realizimin e veprave muzikore, të përpunuara nga Orkestra e ARM-së nga ana e autorëve të njohur të muzikës si: Ilija Ilievski, Kokan Dimushevski, Aleksandar Xhambazov, Ilija Pejovski, Bllagoj Canev, Gligor Smokvarski, Tome Mançev dhe Xhon Viliams. Orkestra e ARM-së për herë të parë performoi nën dirigjimin e Sasho Tatarçevskit, ndërsa si mysafir morri pjesë edhe saksofonisti Stiv Temi nga Orkestra e marines së SHBA-ve. Orkestra e ARM-së edhe një herë tregoi mundësitë dhe cilësitë e larta, ndërsa duartrokitjet e të pranishmive në sallën e TOB-it edhe më shumë e ngritën Orkestrën si një përbërje muzikore me një renome të lartë, ndërsa me këtë performacë orkestra edhe një herë tregoi se paraqet një element të rëndësishëm në zhvillimin e muzikës dhe kulturës në Maqedoni. Me këtë performancë në manifestimin “Ditët e Muzikës Maqedonase”, orkestra vazhdoi me performancat e saj para opinionit dhe njëkohësisht vazhdon me realizimin e projektit e bashkëpunimit civilo-ushtarak, qëllimi i të cilit është që ARM-ja të jetë më afër qytetarëve, e për këtë shkak gjatë këtij viti janë paraparë performanca në më shumë qytete të Republikës së Maqedonisë.
L.P.

NGA AKTIVITETET E KDT

Në Komandën e Doktrinave dhe Trajnimit, më saktësisht në Qendrën për trajnim individual në kuadër të KDT-së, gjatë muajit prill të vitit 2014 me sukses u realizuan tre kurse.

KURS PËR USHTARËT
PROFESIONAL
Kursi u realizua në QT “Pepelishte” nga 25 shkurti deri më 2 prill. 167 ushtarë profesional, mes të cilëve edhe 11 pjesëtare të gjinisë femërore, mbaruan kursin dhe me këtë u bënë ushtarë profesional në kuadër të ARM-së. Kursi u realizua në kuadër të Programit për trajnim bazik ushtarak për ushtarët profesional qëllimi i të cilit është që ushtarët të trajnohen dhe të aftësohen për përdorimin dhe ruajtjen e armatimit personal në të gjitha kushtet dhe mjediset, si dhe zbatimi i të gjitha veprimeve taktike ushtarake individualisht apo në grup. Qëllimi primar është që të rinjtë të formohen dhe përgatiten fizikisht dhe me motiv të lartë si ushtarë profesional të cilët dituritë dhe përvojat e fituara në të ardhmen do të mund t’i zbatojnë individualisht apo në mënyrë grupore, gjatë realizimit të detyrave të tyre në njësitë e ARM-së. Gjatë trajnimit, kursin e vizituan ministri i mbrojtjes Mr. Talat Xhaferi si dhe shefi i SHP të ARM-së gjeneral-nënkolonel Goranço Koteski, të cilët nga së afërmi u njohën me kushtet e punës si dhe me rrjedhën e trajnimit dhe kursit. Kapetani Goran Jovanovski, si komandir i kursit dhe rreshteri i vjetër i klasit të 1. Kemal Neziri, së bashku me ekipin e instruktorëve të kursit ishin përgjegjës dhe kujedestarë lidhur me disiplinën dhe realizimin e kursit. Mësimi i rregullt si forma bazike gjatë procesit të trajnimit u realizua përmes ligjeratave dhe ushtrimeve. Ushtarët trajnoheshin dhe aftësoheshin në përputhje me rregulloren që definon rregullat e përgjithshme në ARM, për realizimin e rregullave të realizueshme në të gjitha situatat, me dhe pa armatim, për përdorim të duhur, ruajtje dhe pastrim të armëve personale si dhe aftësim për qitje dhe gjuajtje precize me armë të cilat janë planifikuar gjuajtjet, për njohjen dhe përdorimin e mjeteve inxhinerike, rregullat themelore të përdorimit të mjeteve shpërthyese dhe antiblinduese.Ushtarët profesional pas përfundimit të kursit vazhduan me trajnim special profesional në kohëzgjatje prej dhjetë ditësh në njësitë të cilat janë të vendosur. Pas përfundimit të këtij trajnimi të specializuar profesional ushtarët do të fitojnë certifikata për përfundimin e trajnimit ushtarak bazë për ushtarë profesional. Ndjekës dhe dëgjues të dy kurseve ishin nënoficerë nga të gjitha njësitë e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

KUR METODIK PËR
TRAJNIMIN E NËNOFICERËVE
Ky kurs filloi me 4 mars të vitit 2014 dhe u realizua me gjithësej 29 ndjekës nënoficerë. Në trajnimin e këtij kursi nënoficerët fituan dijeni dhe përvoja ku në të ardhmen do ti zbatojnë gjatë realizimit të trajnimit në të gjitha njësitë e Armatës së Republikës së Maqedonisë. Gjatë procesit të trajnimit dëgjuesit e kursit i avansuan fomat dhe mënyrën e realizimit të trajnimit, përdorimit dhe ruajtjes së mjeteve mësimore për trajnim të cilat i posedon çdo njësi e armatës.

KURS PËR PËRDORUESIT E MJETEVE MATERIALE (MM)
Ky kurs filloi më 31 mars dhe të njejtin e përfunduan 30 nënoficerë me detyrë në njësitë e ARM-së. Trajnimin e realizuan profesionistë të përfshirë në punën dhe logjistikën materialo-financiare. Trajnimi realizohej me anë të ligjeratave, prezantimeve, konsultimeve, ushtrimeve, vizitave në kapacitetet e logjistikës si dhe përmes punës prakitke. Qëllimi i këtij kursi është që shfrytëzuesit e MM të jenë të trajnuar për trajtim uniform dhe të veprim drejtë me MM të cilat janë në përdorim në komandat dhe njësitë e ARM-së, të trajnohen në rregullat për: pranim, akomodim, ruajtje, mirëmbajtje, si dhe punë me dokumente në hapësirat e MM, ndjekje e situatës gjatë veprimit dhe lëvizjes së tyre. Nga ana e anëtarëve profesionistë kontrollohej rregullshmëria e punës së librave për mjetet materiale, dokumentacioni teknik për MM si dhe evidenca. Për përfundim të suksesshëm të trajnimit të të dy kurseve, 59 ndjekës të tyre, nënoficerë, morën certifikate që ua ndau komandanti i Qendrës për Trajnim Individual, majori Oliver Veleski.
S.N.

NGA AKTIVITETET E OORRM-SË

SHËNOHET DENJËSISHT DITA E OFICERËVE REZERVË
Me rastin e 62 vjetorit të OORRM-së në vitin 1952, udhëheqsia dhe anëtarsia e OOE-së me një numër të shtuar të aktiviteteve e shënoi Ditën e OORRM-së, 29 Prillin.
Në mesin e përmbajtjeve praktike, vlen të përmendet marshi edukativ i kondicionit që u mbajt në rajonin e Kërçovës më 26 prill. Në këtë trajnimi një ditor, morën pjesë 120 oficerë dhe nënoficerë rezervë nga 6 OOE të OORRM-së. Përveç tyre, mes pjesmarësve pati edhe rreth tridhjetë nxënës dhe studentë, si dhe përfaqësues të Njësitit Skaut „Mirko Mileski“ dhe të shoqatës Shoqatës Alpiniste Speleologjike „Bistra“ nga Kërçova. Sipas programit, marshi u realizua në relacionin: hotel “Biser” në vendin e quajtur Krushino – Manastiri “Shën Gjergji” në distancë prej 5km. Para fillimit, kryetari i OORRM-së, prof. Dr. Gjorgji Mallkovski, përkitazi informoi pjesmarësit rreth përmabjtjes së planifikuar për këtë trajnim një ditor, si dhe për aktivietet vijuese të organizatës deri në muajin qershor të vitit 2014.
Një ndjenjë e veçantë për pjesëmarësit ishte edhe vizita në manastirin “Shën Gjergji” dhe në konaqet e tij në afërsi të f. Knezhino, manastir i cili te banorët lokal në rrethinën e Kërçovës njihet edhe nën emrin manastiri i Knezhinit, i cili daton nga shek. XIII. Pjesmarësit e marshit patën mundësi, që në afërsi të manastirit të njihen edhe me “Shtëpinë e artit” në të cilën dy dekada me rradhë në fillim të muajit korrik organizohet kolona e artit të Kërçovës.
TRADITAT LIRIDASHËSE
Traditat liridashëse janë në vazhdimësi në fokusin e aktivietetve programore të OOE të OORRM-së nga Probishtipi, me të cilën udhëheq Zllate Ançov. Vërtetim më i mirë për këtë është caktimi i datës 3 prill për të shënuar Ditën e oficerëve rezervë, sepse në këtë ditë në vitin 1944 është bërë sulmi për çlirimin e minierave të plumbit dhe xingut “Zletovo” nga ana e luftëtarëve të Brigadës së Tretë Nacionalçlirimtare. Nën patronazhin e kryetarit të komunës së Probishtipit, Toni Tonevski, shënimi i kësaj ngjarje historike ishte nën organizimin e OOE të OORRM-së nga Probishtipi. Sipas programit, më 3 prill të vitit 2014 u realizua marsh kondicionues në relacion: Sheshi i qytetit Probishtip – Solishtë, në distancë prej 15 km në të cilën morrën pjesë 80 oficerë dhe nënoficerë të rinj rezervë nga Probishtipi dhe nga Kratova si komunë fqinje më e afërt me të cilën tradicionalisht realizohet bashkëpunim i sukseshëm. Manifestimi qëndror u mbajt në parkun përkujtimor “Bashkim vëllazërim” ku u vunë kurorra lulesh të freskëta, u mbajtën fjalime përshëndetëse dhe u realizua një program i pasur kuluroro-artistik.
Në këtë manifestim, përveç oficerëve dhe nënoficerëve rezervë nga Probishtipi dhe Zletova, përfaqësues të OOE nga Kratova, Kumanova dhe nga Shtipi, anëtarë nga Këshilli i Komunës së Probishtipit, përfaqësues nga organizata e veteranëve, morrën pjesë edhe zëvendës ministri i mbrojtjes Emill Dimitriev dhe kryetari i OORRM-së prof. Dr. Gorgji Mallakovski. Në fjalën përshëdetëse, kryetari i OORRM-së mes tjerash theksoi se organizata do të vazhdojë që në vazhdimësi t’i shënojë datat e rëndësishme të historisë së Maqedonisë, ndërsa Zllate Ançov theksoi kontributin që Probishtipi ka dhënë për lirinë e Maqedonisë. Me vëmendje të veçantë u ndoq dhe u dëgjua fjalimi përshëndetës i zëvendës ministrit të mbrojtjes Emil Dimitriev. Ky i fundit, me këtë rast i informoi të pranishmit me rrjedhën e proceseve reformuese në ARM, me avancimin permanent të tyre si dhe të aktualiteteve dhe aktiviteteve të Armatës. Ai mes tjerash tha se një pjesë e oficerëve dhe nënoficerëve rezervë do të jenë të përfshirë drejtpërsërdrejti në përbërjen e forcave rezerve të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Zhivko Trajanovski

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail