INFO

VAZHDON KONTRIBUTI DREJT PAQES DHE SIGURISË BOTËRORE
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Mr. Talat Xhaferi, mori pjesë në Mbledhjen e Këshillit Veriatlantik (NAS) në formatin ISAF në selinë e NATO-s në Bruksel. Gjatë kësaj mbledhjeje, ministri Xhaferi tha se Republika e Maqedonisë në mënyrë aktive është inkuadruar në procesin e planifikimit të forcave dhe pajisjeve me të ciat ARM-ja do të mund të kontribuojë në operacionin e Aleancës në Afganistan në vitin 2014, të quajtur “Mbështetje e Vendosur”. Ai gjithashtu, vuri në dukje faktin se Republika e Maqedonisë ka në dispozicion ekspertë për trajnim dhe këshilla në shumë sfera, mes të cilave edhe nga policia ushtarake, lidhjeve të ndryshme, etj. Në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të vendeve të grupit A-5, e cila u mbajt në margjinat e takimit të NAC-it në Bruksel, u fol edhe për zhvillimin e mëtejshëm bashkëpunimit në rajonin e Evropës Juglindore, si dhe për mundësitë për kontributin e përbashkët të vendeve të Kartës së Adriatikut në misionin e ri të Aleancës në Afganistan pas vitit 2014. Gjatë fjalimit të tij, gjithashtu ministri Xhaferi potencoi rëndësinë e zhvillimit dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal si dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore të vendeve të rajonit. Ai përmendi edhe Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, qendër e cila arriti të bëhet pjesë e rrjetit të qendrave partnere të NATO-s për trajnim dhe arsim, si dhe iniciativën multinacionale të qasjes rajonale të Ballkanit drejt mbrojtjes kundërajrore (BRAAD) si projekt i rëndësishëm në frymën e konceptit “Mbrojtje e zgjuar”. Ministri Xhaferi gjatë mbledhjes së ministrave të mbrojtjes të vendeve të Kartës së Adriatikut theksoi se Republika e Maqedonisë është e hapur në përkrahjen e vendeve tjera në ndarjen dhe shkëmbimin e përvojave dhe mësimeve të marra nga pjesëmarrja shumëvjeçare në misionet paqësore në përkrahje të paqes dhe demokracisë në suaza botërore.

TAKIM ME PËRFAQËSUES TË LARTË TË NATO-S
Ministri i mbrojtjes, Mr. Talat Xhaferi pati takim me delegacionin e lartë të Drejtorisë për politikë dhe planifikim të NATO-s, i kryesuar nga drejtori Frank Bolland. Ministri Xhaferi gjatë bisedës theksoi se Republika e Maqedonisë bën përpjekje të mëdha drejt arritjes së qëllimit, antarësimin e plotë në NATO, fakt i cili mund të vërehet përmes gatishmërisë së vazhdueshme për pjesëmarrjen në misionet paqëruajtëse. Në kontekst të planeve për zhvillim të Armatës së Republikës së Maqedonisë, ministri Xhaferi tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi planin afatgjatë për zhvillim të mbrojtjes 2014-2023, i cili përmban elemente të cilat do të mundësojnë përparim të vazhdueshëm dhe modernizim në fushën e mbrojtjes.
Vizita e punës së delegacionit të lartë të NATO-s në kuadër të forcimit të bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s, si dhe evaluimi i rregullt në përparimin e arritur në zhvillimin e sistemit të mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë dhe pakos së re “Qëllimet partneritare 2014”, qëllime të cilat vendi ynë si aspirant për antarësimin të plotë në Aleancë i merr çdo dy vjet. Në këtë drejtim, përfaqësuesit e NATO-s zhvilluan takim pune edhe me sekretarin shtetëror të MM-së, Mr. Sasho Stafanovskin, me përfaqësues dhe ekspertë të MM-së dhe ARM-së, nga MPJ-ja, nga MF-ja dhe nga DZF-ja si dhe me atashetë e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s të akredituara në Republikën e Maqedonisë të cilët e informuan delegacionin e NATO-s për përkushtimin e Republikës së Maqedonisë për kontributin e vazhdueshëm dhe afatgjatë në operacionet dhe misionet ndërkombëtare, për përparimin në transformimin aktual të Armatës, për zhvillimin e aftësive vendosëse, për sfidat gjatë marrjes së mjeteve dhe modernizimit të Armatës, për bashkëpunimin rajonal në fushën e mbrojtjes në kuadër të forumeve rajonale për bashkëpunim, për buxhetin e mbrojtjes, si dhe për kapacitetet të cilat i ka në disponim ARM-ja, kapacitete të cilat mund t’u përgjigjen nevojave dhe standardeve të NATO-s.

BASHKËPUNIM I VAZHDUESHËM

„Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Turqisë duhet të jenë shembull i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, pikërisht bashkëpunimi i ngushtë dhe përkrahja janë mundësia dhe mënyra e vetme për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon si dhe për zhvillimin e demokracisë në këtë pjesë të Evropës”, theksoi ministri i mbrojtjes i Republikës së Maqedonsië, Mr. Talat Xhaferi, në takimin me delegacionin e Shtatmadhërisë së forcave të armatosura të Turqisë i cili zhvilloi një vizitë disa ditore në Republikën e Maqedonisë.
Njëkohësisht, në këtë takim, ministri Xhaferi shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme nga ana e Republikës së Turqisë, në zhvillimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë, si dhe për arritjen e qëllimeve strategjike të vendit tonë, anëtarsim në Aleancën Veriatlantike dhe në Bashkimin Evropian.
Delegacioni nga Republika e Turqisë, pjesë e së cilës janë edhe disa gjeneralë të forcave të armatosura, në kuadër të vizitës në Republikën e Maqedonisë zhvilluan takim edhe me shefin e Shtatmadhërisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonel Goranço Koteski, ndërsa gjatë brifingut patën mundësi që të njihen edhe me reformat dhe procesin e transformimit në Armatën e Republikës së Maqedonisë, si dhe planet strategjike për anëtarsim në NATO. Delegacioni gjithashtu, vizitoi edhe shtëpinë muze të Mustafa Kemal Ataturkut në Manastir.

MAQEDONIA DHE KOSOVA ZHVILLOJNË MBËSHTETJE DHE BASHKËPUNIM TË RËNDËSISHËM

Bashkëpunimi i shkëlqyer mës dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë që vërtetohet nëpërmjet shumë aktiviteteve të përbashkëta, si dhe gatishmëria e dy vendeve për vazhdimin dhe avansimin e saj, ishin temat e takimit mes ministrit të mbrojtjes Mr. Talat Xhaferi dhe zëvendës ministres së Forcave të Sigurisë së Kosovës, Jasmina Vasiq. Njëkohësisht, bashkëbiseduesit shfaqën kënaqësinë nga mundësia e shfrytëzimit të kapaciteteve të poligonit ushtarak “Krivollak”, si dhe për kapacitetet tjera të cilat janë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonsië – Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, e cila është edhe qendër e NATO-s për vendet e partneritetit për paqe, si dhe qendra ushtarako-medicinale. Ministri Xhaferi tha se Republika e Maqedonisë është e gatshme që edhe në të ardhmen t’i ndaj përvojat, mësimet e marra dhe kapacitetet që ka ajo, në nivel bilateral dhe rajonal, gjë që do të mundësojë një bashkëpunim më të afërt me vendet e rajonit, si parakusht për paqe, stabilitet dhe prosperitet në këtë pjesë të Evropës. Në kuadër të vizitës në Republikën e Maqedonisë, zënvendës-ministrja e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Vasiq, vizitoi Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”, ku për momentin shkollohen edhe gjashtë pjestarë të Forcave së Sigurisë së Kosovës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail