INFO – REPUBLIKA ËSHTË TËRËSISHT E PËRKUSHTUAR NË INTEGRIMET E NATO-S

NATO-aleanca që nga formimi i saj e deri më sot u tregua dhe u dëshmua si një hallkë demokratike dhe si promotor i sigurisë u përket vlerave të përbashkëta demokratike dhe civilizuese të paqes, stabilitetit dhe mirëqenies së qytetarëve, jo vetëm të vendeve antare por të Aleancës por edhe më gjërë në rrethin euroatlantik. “Republika e Maqedonisë ndan dhe promovon vlerat e njejta me vendet antare të Aleancës, ndërsa antarsimi në NATO shihet si si një parakusht sipërfaqësor për rritjen e stabilitetit dhe sigurisë, që do të ndikojë pozitivisht në klimën profesionale, rritjes ekonomike, zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”, theksoi ministri i mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, m-r Talat Xhaferi, me rastin e shënimit të 4 prillit, Ditës së NATO-s. Ngjarja u shënua në bashkëorganizim të MM-së dhe Këshillit Euroatlantik të RM-së ku kishte për qëllim shënimin e Ditës së NATO-s, promovim i historisë, vlerave dhe qëllimeve të Aleancës, si dhe shprehja dhe shpalosja e rëndësisë së integrimeve euroatlantike për Republikën e Maqedonisë. Dita e NATO-s tradicionalisht shënohet në të gjitha vendet antare dhe vendet partnere të NATO-s. Në këtë ditë në vitin 1949, 12 vende në Uashington të SHBA-ve e kanë nënshkruar marrëveshjen e cila me të cilën konstituohet Aleanca Veriatlantike. Në fjalën e tij, ministri Xhaferi, gjithashtu u ndal edhe te kontributi i RM-së në misionet e kryesuara nga NATO. Ministri Xhaferi theksoi se vendi ynë që nga viti 2008 është i përgaditur për ti marrë obligimet dhe përgjegjësitëtë cilat dalin nga antarësimi në NATO/ “Nga viti 2002, mbi 3.300 ushtarë të ARM-së kanë marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare, ndërsa momentalisht kemi ‘165 ambasadorë të paqes’ në tre operacione ndërkombëtare të kryesuara nga OKB, NATO dhe BE-ja, ndërsa në vazhdimsi japim përkrahje logjistike edhe forcave të KFOR-it në Kosovë”, tha ministri para të pranishmive.
Vendi ynë mbetet i përkushtuar në kontributin e mëtejshëm në misionin e ri “Përkrahja e vendosur”, pas vitit 2014, në përputhje me nevojat e Aleancës dhe kapaciteteve të Republikës së Maqedonisë.

ARM NË GRUPET USHTARAKE TË BE-SË
Gjatë muajit mars në Kabinetin e përfaqësuesit ushtarak të Mbretërisë së Belgjikës në NATO dhe BE, admiral Mark Ektors, u oficializuan dokumentet juridike në lidhje me pjesëmarrjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë në grupin ushtarak të BE-së për pjesën e dytë të vitit 2014 (BEBG 2014,2). Me këtë rast, përfaqësuesi ushtarak i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE, gjenerli i brigadës, Branko Drakallski, në prani të personelit të involvuar të dy anëve i dorëzoi letrat e ministrit të mbrojtjes, Talat Xhaferi, për përfshirje në këtë grup.
Në ceromin, admirali Ektors theksoi se Mbretëria Belge, si vend kryesues me BEBG 2014-2, vlerëson se Republika e Maqedonisë është thellësisht e përfshirë në të gjitha aktivitetet në kuadër të përgaditjeve për BEBG 2014-2, edhe para këtij akti, por tash më edhe formalisht është antare e Grupit në të cilën bëjnë pjesë edhe Gjermania, Holanda, Luksemburgu dhe Spanja.
Nga ana e gjeneralit Drakallski u shprehën mirënjohje për bashkëpunimin dhe përkrahjen nga ana e Belgjikës, sepse edhe përkundër faktit që Republika e Maqedonisë ishte e fundit që u inkuadrua në Grup, arriti që në një afat të shkurtër kohor të arrijë nivelin e duhur të angazhimit, aktiviteteve dhe rezultateve, duke qenë e barabartë me vendet e tjera të grupit.
Gjatë muajit maj të këtij viti në kuadër të stërvitjes kombëtare do të bëhet vlerësimi i kontingjentit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa sertifikimi final i Grupit ushtarak do të realizohet gjatë kohës së stërvitjes së quajtur “Quick Lion” që do të mbahet në Belgjikë gjatë muajit qershor dhe në të cilën sipas fjalëve të komandantit të BEBG 2014-2, do të fillojë me ardhjen e ushtarëve tëMaqedonisë dhe do të përfundojë me largimin e tyre.
Me këtë cikël të angazhimit në kuadër të politikës së përbashkët së mbrojtjes dhe sigurisë të Bashkimit Europian, përveç pjesëmarrjes aktuale në operacionet e kryesuara nga NATO, nga BE dhe KB, Republika e Maqedonisë përsëri vërteton se është partner respektibil dhe kredibil i NATO-s dhe i Bashkimit Europian.

SHSHP NË VIZITË TË KBO-S

Shefi i Shtatmadhërisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonel Goranço Koteski, vizitoi Komandën e Bashkuar Operative (KBO) të ARM-së si dhe garnizonin e Kumanovës.
Qëllimi i vizitës ishte të ndiqen përgaditjet për stërvitjen vijuese “Shkëlqimi i Maqedonisë-10” në të cilën do të bëhet NATO-vlerësimi të nivelit të 2 të grupit të bataljonit të mesëm të këmbësorisë (gbmk). SHSHP së ARM-së nga ana e komandantit të KBO gjeneral-majorit Metodija Veliçkovski u informua për përgaditjet dhe aktivitetet në vigjile të stërvitjes, si dhe për realizimin e aktiviteteve lidhur me përgaditjen e njësive të deklaruara të ARM-së, për pjesëmarrje në operacione të kryesuara nga NATO dhe BE.
Vizita e SHSHP të ARM-së shërbeu edhe për një rishikim të gjendjes së infrastrukturës të objekteve të ARM-së në garnizonin e Kumanovës, si dhe për gjendjen e teknikës ushtarake dhe armatimit.
Gjenerali Koteski me këtë rast theksoi se është e nevojshme që gjatë periudhës së ardhshme të kushtohet vëmendje shfrytëzimit racional të objekteve me të cilat disponon ARM-ja në këtë garnizon, si dhe ai u ndal në shpërndarjen e teknikës dhe pajisjeve joperspektive.

AMBASADORI UOLLERS MBAJTI LIGJERATË NË AU

Ambasadori i SHBA në RM, Poll Uollers, para të magjistrantëve të studimeve postdiplomike pranë Akademisë Ushtarake, Akademisë Komanduese të Shtabit, mbajti ligjeratë për rolin e diplomacisë ushtarake në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë ligjërtatë morën pjesë zëvendës ministri i mbrojtjes Emill Dimitriev si dhe sekretari shtetëror në këtë ministri, Sasho Stefanovski, ndërsa fjalë rasti mbajti edhe atasheu ushtarak i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, nënkoloneli Xhefri Predmor.Me këtë rast ambasadori Uollers, theksoi se ndjen kënaqësi që ka mundësi të ligjërojë në Akademinë Ushtarake, sidomos nëse kemi parasyesh se edhe ai personalisht është i diplomuar në Akademinë Detare të SHBA-ve.
„Akademia Ushtarake me punën e vet në vitet e kaluara gjithnjë e më tepër e tërheq vëmendjen e opinionit, dhe nga ky aspekt janë shumë të shpeshtë autoritetet dhe mysafirët të cilët janë tëgatshëm të mbajnë ligjëratë në Akademinë Ushtarake dhe ti shkëmbejnë përvojat e tyre të punës”, theksoi zëvendës ministri i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Emill Dimitriev, me rastin e ligjëratës së ambasadorit të SHBA-ve në vendin tonë, Poll Uollers në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihallo Apostollski”.

KONFERENCË PËR TRAJNIM NË ARM
Në Shtëpinë e ARM-së në Shkup, nën organizimin e SHP të ARM-së u mbajt konferenca për trajnim të ARM-së.Konferencën e hapi drejtori i SHP të ARM-së gjeneral-major Dimçe Petrovski i cili theksoi rëndësinë e kësaj konference në të cilën komandat dhe njësitë deri te SHP e ARM-së i shprehin nevojat për buxhetore për vitin 2015 të cilat janë në funksion të realizimit të trajnimit.Në konferencën për trajnim morën pjesë përfaqësues nga njësitë organizative të SHP të ARM-së, komandantët e sekcioneve përgjegjës për ushtrimet dhe trajnimin (J/G/A/S-7) nga komandantët dhe njësitë deri në nivelin e bataljonit dhe nënoficerëve kryesor nga të githa njësitë dhe komandat. Njëri ndër prioritetet e konferencës ishte edhe shprehja e kërkesave operative si dhe sasitë e nevojshme të artificeve për mbështetjen e trajnimit nga programi 4- Trajnim në ARM.

PËR DITËN E PRANVERËS

Përkrahje për aksionin kombëtar ekologjik “Maqedonia – vendi i luleve, Maqedonia – vendi i trëndafilave”, që u realizua në Veles më 21 mars, dhanë edhe pjestarrët e Armatës së Republikës së Maqedonisë nga gazerma “Alekso Demnievski-Bauman”.
Në këtë aksion morrën pjesë disa nga komandantët dhe ushtarët e shërbimit vullnetar ushtarak nga Qendra për trajnim individual.Komandantët dhe ushtarët së bashku me një numër të madh të pjestarëve, student dhe përfaqësues të pushtetit lokal, mbollën trëndafila në një numër të madh të lokacioneve në tërë qytetin.Trëndfila u mbollën edhe në një pjesë të vendeve dhe hapsirave publike për fëmijë, gjegjësisht në kopshte dhe në shkolla.Pjestarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë nga gazerma e Velesit mbollën gjithsej 600 trëndafila në rrugën kryesore të qytetit si dhe në në pjesën e parkut të rinisë.
Duke u përfshirë në këtë aksion, Komanda për Trajnim dhe Doktrina dha kontributin e saj në mirëmbajtjen dhe zbukurimin e ambientit jetësorë në qytetin e Velesit. Ky aktivitet do të kalojë në aktivitet tradicional dhe me pjesëmarrje më masive, u tha nga organizatori i aksionit, Ministria e Ambientit jetësor dhe Planifikimit hapsinor. Komanda për Trajnim dhe Doktrina tregoi se është e gatshme që gjithmonë të jep kontributin e saj në aksionet e këtilla.

DETYRA TË SHTABIT NË BATALJON

Qjatë muajit mars në kuadër të Akademisë ushtarake filloj të realizohet kurs për detyra shtabi në bataljon, me gjithsej 22 degjues apo ndjekës të kursit, specialist të ndryshëm nga dy gjinitë si dhe dy dëgjues nga MPB-ja. Qëllimi i këtij kursi është aftësimi i ndjekësve për realizim të funksioneve dhe detyrave të shtabit (komandantë nga C-1 dhe C-9 në nivel bataljoni), në realizimin e operacioneve kombëtare dhe operacioneve të bashkuara ushtarake dhe jo ushtarake. Për realizimin e programit studimor të kursit për detyra të shtabit në bataljon angazhohen mësimdhënës dhe bashkëpunëtor nga lëndë dhe lëmi të caktuara, si dhe ekspertë nga ARM-ja dhe MM-ja të cilëve u është dhënë mësim nga HHCtë Akademisë Ushtarake. Kjo ështëhera e tretë që në Akademinë Ushtarake në Shkup të realizohet kurs për detyra të shtabit në bataljon, dhe është hera e parë që në këtë kurs të përfshihen edhe përfaqësues të MPB-së.

PERSPEKTIVAT GJINORE

endra nordike për perspektiva gjinore në operacione ushtarake nga Mbretëria e Suedisë me me ndihmën dhe mbështetjen e UNDP/SEESAC realizuan trajnim trajnuesve për perspektivë gjinore, i cili njëherit është edhe kurs i sertifikuar nga ana e NATO-s.Trajnimi u realizua në Qendrën për trajnim për mbështetjen e paqes (PSTOC) në Sarajevë.Gjatë përgaditjes dhe realizimit të kursit ishin të përfshirë trajnues nga rajoni, të sertifikuar nga qendra në Suedi, mes të cilëve edhe trajnues nga MM e RM-së.Vendi ynë kishte edhe tre pjesëmarës në këtë kurs si dhe trajnues të rinj për perspektivat gjinore.

NATO-SKUADRA PËR VIZITË NË TRENING-QENDRËN MEDICINALE RAJONALE

Një skuadër ekspertësh të NATO-s vizitoi trening-qendrën medicinale rajonale (TQMR) i cili është në kuadër të Qendrësh ushtarako-medicinale të ARM-së.Qellimi i kësaj vizite ishte që mysafirët e Aleancës të njoftohen me strukturën, kapacitetet, personalin, programin dhe planet mësimore për trajnim në kuadër të TQMR. Nga ana e Qendrës ushtarako-medicinale, para skuadrës së ekspertëve të NATO-s u shpaloësn përvojat nga mësimet e mara nga realizimi i trajnimit medicinal si dhe zbatimi i saj gjatë të trajnimeve dhe ushtrimeve të ndryshme në misionet në të cilat marin pjesë pjestarët e ARM-së. Kjo vizitë i shërbeu organeve përkatëse të NATO-s që të njihen me kapacitetet dhe mundësitë e TQMR-së, për shkak të fillimit të procesit për akreditimin e kësaj qendre nga ana e Aleancës, si dhe për shkak të sertifikimit të tij në të ardhmen si qendër e NATO-s dhe qendër e PpP-së.

REZULTATE TË SHKËLQYERA

Batalioni i 4 i këmbësorisë së mekanizuar (4.mpb) – Kërçovë i Brigadës 1 këmbësorike të mekanizuar ka përfunduar ushtrimet e planifikuara dhe të shtënat me transportues të blinduar „hermelinë“ në PU Krivolak me detashmentin e deklaruar për të mbrojtur trupat e Grupit Luftarak të Bashkimit Evropian (EUBG 2014-2).
Në kampimin e stacionuar, trajnimi është realizuar në disa vende të ndryshme, dhe në secilin prej tyre personeli u njoftua me avantazhet, kufizimet dhe mundësitë që ofron terreni në ,,Krivolak“. ,,Leopardët“ e bmk4 arrijtën rezultate të shkëlqyera dhe përmbushën kriteret dhe standardet e kërkuara në veprimet luftarake dhe në kryerjen e ushtrimeve taktike me qitje me predha në njësitë e mekanizuara të këmbësorisë dhe togje.
Aktivitetet e ushtrimi vazhdojnë me stafin nga detashmenti i skautëve në përbërje të Batalionit të Grupit të Mesëm të Këmbësorisë (BGMK) në ushtrimin e ardhshëm „Shkëlqimi i Maqedonisë 10“.

TRAJNIMI ME HELIKOPTER

Në kazermën „Çede Filipovski Dame“ në Kërçovë u realizua trajnim me helikopter Mi 8/17, me personelin nga detashmenti i skautëve nga përbërja e Grupit të Mesëm Këmbësorik për Batalione (GMKB).
Prioritet gjatë stërvitjes ishin procedurat për hyrje dhe dalje nga fluturakja (helikopteri) me pajisje ushtarake në kushte të ndryshme, shënimi i sigurimit të zonave fluturuese dhe trajnimi me karrema për udhëzime të helikopterëve. Aktiviteti i realizuar është pjesë e procesit të planifikimit për ushtrimin e ardhshëm „Shkëlqimi i Maqedonisë 10“, i cili do të realizohet në gjysmën e parë të prillit në „Krivollak“. Trajnimi dhe ushtrimi mundësuan transferimin e njohurive, duke fituar përvoja të reja dhe qasje në taktikat, teknikat dhe procedurat e fundit për zonat e konfliktit.

NGA AKTIVITETET E ORORM-SË

NDERIME
Njësitë organizative komunale (NJOK) të ORORM-së në aktivitetet e planifikuara vëmendje të veçantë i kushtojnë traditave të lirisë si dhe ngjarjeve të rëndësishme historike nga e kaluara e largët dhe nga e sotmja.
Në kuadër të këtij përcaktimi afatgjatë, gjatë muajit mars në NJOK në Vinicë dhe në Tetovë, u organizuan dy ngjarje të rëndësishme.
Sipas vendimit të Këshillit komunal të Vinicës, palestra sportive në Vinicë mori emrin e kapetanit Kirço Dimitrov i cili u vra më 4 mars të vitit 2001 në vendin e quajtur Ramno afër fshatit Tanishec.
Në 19 mars të vitit 2014 u shënua përvjetori i 71. i formimit të Komitetit Qëndror tëPKM-sënë Tetovë. Me këtë rast, përfaqësues të Këshillit ekzekutiv të NJOK-ut të kryesuar nga kryetari Zoran Kirovski, vunë kurrora lulesh të freskëta në shtëpinë-muze në Tetovë në të cilën është formuar KQ i PKM-së. Paraprakisht më 25 shkurt, delegacion i NJOK të ORORM në qytetin buzë malit Sharr, mori pjesë në shënimin e 70 vjetorit të rënies së heroit kombëtar Kuzman Josifovski Pitu, emrin e të cilit mban gazerma e Tetovës. Në nderimin e këtij përvjetori të rëndësishëm, mori pjesë edhe delegacion nga garnizoni i ARM-së në Tetovë.
AKT SHTETFORMUES
Më 11 mars të vitit 1992, nga ana e pjestarëve të ARM-së (Mbrojtja e dikurshme territorial), u mor nën kontroll karaulla “Ramna Niva”, ngjarje që e shënoi fillimin e krijimit të ARM-së.
Me vendosjen e sigurimit të integruar kufitar, ish karaulla “Ramna Niva”, nga data 1 nëntor e vitit 2005, funskionon si stacion i Policisë kufitare të MPB-së.
Me 11 mars të vitit 2014 u mbushën 22 vjet nga marja nën kontroll e tre karaullave të para në afërsi të Kriva Pallankës. Me këtë rast, meqë edhe data 11 mars shënohet edhe si Ditë e oficerëve rezervë të Kriva Pallankës, përfaqësues së NJOK-ut të ORORM-së nga ky qytet, të kryesuar nga kryetari i Këshillit ekzekutiv Vllatko Mitovski si dhe përfaqësues të MPB-së, vizituan karaullën “Ramna Niva” si dhe në shenjë respekti ndaj aktit historik dhe në përkujtim të ushtarëve të parë të R.Maqedonisë, vunë kurrora lulësh.

BASHKËPUNIM I SUKSESSHËM
Bashkëpunimi ushtarako-civil, si segment i rëndësishëm shoqëror paraqet një përcaktim afatgjatë në aktivietet e planifikuara të ORORM-së. Ky bashkëpunim është i theksuar sidomos në komunat në të cilat ekzistojnë njësi organizative komunale dhe garnizone të ARM-së. Në kuadër të gjithë këtij bashkëpunimi të lartëpërmendur janë edhe aktivietet e shumta sportive të cilat me rastin e Ditës së Këshillit Ndërkombëtar të udhëheqësve ushtarak, nën moton “Sport për të gjithë”, u mbajtën në poligonin sportive të gazermës “Çede Filipovski-Dame” në Kërçovë.
NJOK i ORORM-së së Kërçovës dhe Makedonski Brodit, me të cilën udhëheq kapetani rezervë Zoran Nikodinoski, mori pjesë me dy skuadra në disciplinat e shahut dhe në qitje me pushkë ajrore. Me këtë rast, antarët e skuadrës së shahut (Ljubomir Despotoski, Nane Atanasoski dhe Kire Gavazov), në konkurencë të tetë skuadrave, mori vendin e parë, ku ju nda mirënjohje të veçantë nga ana e komandantit të garnizonit të ARM-së në Kërçovë, nënkolonelit Bllagoja Mijakoski. Në disciplinën e qitjes me pushkë në konkurencë individuale nga tre antarët e NJOK-ut të ORORM-së së Kërçovës dhe Makedonski Brodit, rezultat më të mirë arriti Llazo Gjorgjijoski që zuri vendin e katërt.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail