INFO

NDERIM PËR TË AKSIDENTUARIT E BLLACËS

Me rastin e shënimit të gjashtëvjetorit të aksidentit tragjik me helikoper ku humbën jetën njëmbëdhjetë pjestarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë në kampin Butmir në Sarajevë, të Bosnjës dhe Hercegovinës, nën patronazhin e komandës së EUFOR-it dhe kontingjentit të Maqedonisë, u organizua ceremoni komemorative për shënimin e kësaj ngjarje tragjike. Deleganiconi nga Republika e Maqedonisë i kryesuar nga sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes, m-r Sasho Stefanovski së bashku me përfaqësues së Armatës së Republikës së Maqedonisë, i nderuan ushtarët që tragjikisht humbën jetën dhe vunë kurora lulesh të freskëta pranë pllakës përkujtimore të tyre. Gjatë ceremonisë komemorative sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes m-r Sasho Stefanovski e potencoi humbjen e madhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë si dhe rolin e ushtarëve të Maqedonisë në kontributin drejt paqes botërore dhe sigurisë globale, si dhe drejt krijimit të paqes së përherëshme dhe rreth të sigurt në nivel rajonal.
Me rastin e shënimit të gjashtëv vjetorit të fatkeqësisë së helikopterit ku tragjikisht humbën jetën njëmbëdhjetë pjestarë të Brigadës ajrore të ARM-së, delegacione nga Ministria e Mborjtjes dhe Shtatmadhërisë së ARM-së, Komandës Operative të Bashkuar të ARM-së, ba, të kryesuara nga zëvendës shefi i Shtatmadhërisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonel Naser Sejdini, si dhe familjarët e pjestarëve të vdekur të BA-së (Brigadës ajrore), vunë kurora lulesh të freskëta pranë pllakës përkujtimore në Bllacë të Katllanovës.
Gjithashtu, edhe para komandës së BA-së të ARM-së në gazermën “Strasho Pinçur” në Petrovec u shënua gjashtë vjetori i aksidentit tragjik me helikoper në të cilën humbën jetën njëmbëdhjetë pjestarë të BA-së. Me këtë rast, pranë përmendores, kurora lulesh të freskëta vunë delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes i kryseuar nga zëvendës ministri Emil Dimitriev, nga Shtatmadhëria e ARM-së, nga Komanda e Bashkuar Operative, delegacion nga Brigada Ajrore si dhe nga Brigada e parë këmbësorike e mekanizuar.

„LEPEZA“

Ministri i Mbrojtjes Mr. Talat Xhaferi dhe atasheu i mbrojtjes së Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Maqedonisë, koloneli Esben As, nënshkruan marëveshje ku propozohet bashkëpunim mes dy vendeve kur bëhet fjalë për programin “LEPEZA”. Programi “LEPEZA” i cili daton që nga viti 2006, siguron mbështetje dhe ndihmë cilësore të personave (oficerë, nënoficerë, ushtar profesional dhe personel civil në Aramtën e Republikës së Maqedonisë) të cilëve u përfundon shërbimi në ARM dhe ka për qëllim tranzicion apo transpofrmim me efikas dhe më i lehtë në jetën civile. Personat ndihmohen në marrjen e nivelit të lartë të diturive të përgjithshme e specifike civile, kualifikime dhe shkathtësi për karirën e dytë civile. Gjatë kësaj periudhe, përveç mbështetjes në vendosjen e tre qendrave të tranzicionit në Shkup, në Shtip dhe në Kumanovë, shumë e rëndësishme ishte edhe mbështetja në trajnimin e të trajnuarve në zbatimin e procesit të përgaditjeve për kthim në jetën normale civile. Gjatë procesit përgaditor të personelit ushtarak për kthimin në jetën civile, gjatë periudhës nga viti 2007 gjer në vitin 2012 kaluan më tepër se 400 persona të cilëve u përfundoi shërbimi në ARM.

TAKIM ME KOMANDANTIN E EUFOR-IT

Sekretari shtetëror i MM-së, m-r. Sasho Stefanovski, në kuadër të vizitës në kampin Butmir të Sarajevës me rastin e shënimit të gjashtëvjetorit të aksidentit tragjik ku humbën jetën njëmbëdhjetë pjestarë të Brigadës ajrore të ARM-së të cilët mernin pjesë ne misionin ALTEA, zhvilloi takim me komandantin e EUFOR-it , gjeneral-majorin Diter Heideker. Në takim u riafirmua mbështetja e shtetit në vendosjen, mbajtjen dhe avansimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, si dhe zhvillimit të bashkëpunimit rajonal si themel i paqes në këtë pjesë të botës. Gjenerali Heideker nga ana e tij, shprehi mirënjohje për kontributin e Maqedonisë në kuadër të operacionit EUFOR-ALTEA dhe theksoi se kontingjenti nga Maqedonia në mënyrë të shkathët dhe shumë profesionale i zbaton dhe i realizon detyrat e dhëna. Njëkohësisht, sekretari shtetëror Stefanovski zhvilloi takim dhe i vizitoi pjestarët e kontingjentit të Maqedonisë në kampin Butmir. Republika e Maqedonisë në operacionin e EUFOR-it mer pjesë me gjithsej 11 antarë – ekip medicinal për ROLE 1 mbështetje medicinale në kampin Butmir si dhe me një jurist ushtarak, ndihmës-këshilltar jurist në Komandën e EUFOR-it, BeH.

U ZGJODHËN MË TË MIRËT

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, në drejtim të mbajtjes dhe avansimit të transparencës gjatë punës, informon se në pajtueshmëri me konkursin publik të shpallur për pranimin e ushtarëve profesional në shërbim të Armatës së Republikës së Maqedonisë, proces seleksionues i përcaktuar me anë të rregullores dhe ligjit, u nënshkruan marrëveshje për pranimin e 170 persona në shërbim të Armatës. Personat të cilat nënshkruan marrëveshje për pranim, janë përzgjedhur në mënyrë tejet transparente dhe përmes procedurës profesionale, që i mer parasyesh cilësitë e kandidatëve konkurentë. Gjatë pranimit të personave në shërbim të Armatës, meret parasyesh Programi për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatën e Republikës së Maqedonisë: viti 2012-2015.

QYTETAR NDERI

Majori Mentor Saiti nga Gostivari, pjestarë i Armatës së Republikës së Maqedonisë, u nderua me çmimin Qytetar Nderi i qytetit Levenford, Kanzas (SHBA), titull ky që e mori si rezultat i arritjes së suksesit gjatë studimeve në Akademinë e shtabeve komanduese në kuadër të ushtrisë këmbësorike të SHBA-ve.
Çmimi “Qytetar nderi”, major Sadikut ju nda në komunën e qytetit Livenford, nga ana e prefektit të qytetit, Laura Janas Gasbare. Në ceremoninë e ndarjes së çmimit ishin të pranishëm një numër i madh oficerësh amerikan dhe ndërkombëtar, si dhe përfaqësues së komunës së Livenfordit.
Majori Mentor Saiti, i cili është pjeë e Bataljonit të renxherëve në Regjimentin e operacioneve speciale të ARM-së, është në studime në SHBA nga qershori i vitit 2013.

KOMANDANTI SUPREM VIZITOI GARNIZONIN E VELESIT

Kryetari i Republikës së Maqedonisë njëherit edhe Komandant Suprem i forcave të armatosura , d-r Gjorge Ivanov, së bashku me Shefin e Shtatmadhërisë së ARM-së, gjeneral nënkolonelin Goranço Koteskin, zhvilluan një vizitë në ditën e parë të janarit, me rreshterët dhe ushtarët e Komandës për trajnim dhe doktrina të Armatës së Republikës së Maqedonsië në gazermën “Alekso Demnievski Bauman” në Veles.
Pas kalimit të Gardës Solemne të ARM-së, kryetari Ivanov pati takim me komandantin e KDO-s, kolonelin Lupço Kostovskin dhe me një pjesë të të punësuarve në Komandën e KDO-s, si dhe me ushtarët e shërbimit vullnetar ushtarak të cilët Vitin e Ri e pritën në Qendrën për trajnime individuale.
Duke ju uruar Vitin e Ri 2014, kryetari Ivanov pjestarëve të Komandës për trajnim dhe doktirna ku dhuroi një TV dhe njëherit u dëshiroi shumë sukses në realizimin e detyrave në vitin e ri.
Nga Velesi, komandanti supreme dërgoj urime edhe deri te të gjithë pjestarët e Armatës.
Kryetari Ivanov gjithë pjestarëve të ARM-së u shprehi mirënjohjet e thella për gjithçka që bëjnë për Republikën e Maqedonisë, duke i realizuar dhe përmbushur në mënyrë profesionale obligimet e tyre.
„Si për çdo vit, ashtu edhe gjatë këtij viti, ngelin prioritetet e njohura – dëshirojmë ti realizojmë qëllimet tona strategjike që Republika e Maqedonisë të bëhet antare e NATO-s”, potencoi kryetari Ivanov.

BASHKËPUNIM I SHKËLQYER NË FUSHËN E MBROJTJES

Delegeacion i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga ministri Talat Xhaferi, gjatë muajit janar zhvilloi një vizitë dy ditore në Republikën e Kroacisë.
Gjatë vizitës, ministri Xhaferi zhvilloi takim me nikoqirin e tij, ministrin e mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ante Kotromanoviq, ku u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në bashkëpunimin e ndërsjellë, që paraqet themel për zhvillimin e marrëdhnieve të mira ndëfqinjësore në nivel rajonal.
Në kuadër të vizitës, ministri Xhaferi dhe nikoqiri i tij, ministri Kotromanoviq nënshkruan edhe marrëveshjen bilaterale mes dy vendeve për përpunimin e studimit të para akuizimit në kuadër të projektit BRAAD (Qasja rajonal ballkanike drejt mbrojtjes kundërajrore), gjë që paraqet një hap para drejt realizimit të projektit në fjalë.

ANALIZË VJETORE E GJENDJES SË GATISHMËRISË

Gjatë muajit janar u mbajt referimi sa i përket gjendjes së gadishmërisë nga ana e komandantëve të njësive komanduese, të cilët ju referuan shefit të Shtatmadhërisë së ARM-së për arritjet, për realizimet e planeve, për trajnimet dhe për segmentet tjera të punës së njësive që kanë ndikim ndaj gjendjes së gadishmërisë. Gjatë referimit për gjendjen e gadishmërisë për vitin 2013, u prezantuan analizat dhe vështrimet e komandantëve të njësive për: menaxhment personal, mbrojtjen e forcave, trajnimet dhe ushtrimet, operacionet, lidhjet, sigurimit të logjistikës, komunikimit, buxhetimit si dhe marrëdhëniet ushtarako-civile. Nga ana e pjesmarësve u prezantuan rezultatet e arritura në trajnimet, u shpreh kënaqësi nga kushtet e punës, si dhe përvojat dhe mësimet e mara nga pjesëmarja në misionet paqëruajtëse.
Në përmbyllje të analizave, gjenerali Koteski shprehu kënaqësinë nga niveli i realizimit të detyrave gjatë vitit 2013, duke vënë në pah projektet dhe detyrat kryesore të cilat e shënuan vitin e kaluar, ku njëherit ndau drejtimet dhe detyrat që janë në plan për tu realizuar gjatë vitit 2014.

NGA AKTIVITETET E OORRM-SË

THELLIMI I DITURIVE DHE SHKATHTËSIVE
Me programin për edukim dhe trajnim të oficerëve dhe nënoficerëve rezervë në vitin 2014, janë planifikuar një numër i madh të ngjarjeve në funksion të thellimit dhe ripërtrirjes së diturive dhe shkathtësive ushtarake, të nevojshme për realizim të suksesshëm të detyrave të tyre me përgjegjësi ndaj sistemit të mbrojtjes të R. së Maqedonisë. Këto ngjarje aktuale janë në pajtueshmëri me NATO standardet dhe përvojat e Konferencës ndëraleate të oficerëve rezervë (CIOR), që në angazhimin programor të Organizatës së oficerëve rezervë të Maqedonisë, në vazhdimsi praktikohet që nga viti 2005, prej kur e njejta u bë anëtare shoqëruese e kësaj familjeje të madhe euroatlantike të oficerëve rezervë. Vend i veçantë në programin e vitit 2014 kanë ngjarjet që kanë të bëjnë me: pjesën teoriko-informative, trajnimi praktik, praktikimi i traditave liridashëse si dhe aktivitetet ndërkombëtare në kuadër të bashkëpunimit me CIOR-in. Nga problematika e sigurisë dhe mbrojtjes në pjesën teoriko-informative, është planifikuar që në dhjetra pjesë të NJKO (njësitë komunale organizative) të OORRM-së të organizohen tribuna ku do të trajtohen tema aktuale.
Во практичниот дел од обуката ќе се реализира државен натпревар во гаѓање со пиштол.
Në Kërçovë, në vendin për qitje, në Osoj dhe në Shtip në vendin për qitje Penush, do të organizohen qitje, me AP 7,62mm. Janë planifikuar edhe dy marshe të kondicionit të rëndësisë rajonale.
Me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të R.së Maqedonisë, në Prilep gjatë muajit shtator do të mbahet manifestimi qëndror me rastin e shënimit të kësaj ngjarje të rëndësishme historike. Nga aktivitetet e planifikuara ndërkombëtare në kuadër të CIOR-it, i cili do të mbahet në Fylda të Gjermanisë, Akademia e guhëve si formë institucionale për mësimin dhe përvetësimin e gjuhës angleze dhe frënge si dhe të një puntorie ndërkombëtare. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, janë planifikuar vizita dhe shkëmbime përvojash me organizatat kombëtare të oficerëve rezervë dhe nënoficerëve të vendeve fqinje ballkanike: Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Bullgaria.
Në aktivitetet e përgjithshme të planifikuara me këtë program, do të përfshihen mbi 3000 oficerë dhe nënoficerë rezervë, pjestarë të strukturave të mbrojtjes dhe sigurisë, qytatarë, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë.

MARRËVESHJE PUNE
Në kuadër të kontakteve të rregullta të planifikuara si dhe në kuadër të marrëveshjeve të punës në koordinimin e aktiviteteve programore me njësitë komunale organizative (NJKO), më 11 janar, kryetari i OORRM-së, Mallkovski zhvilloi një vizitë pune në qytetin e Manastirit. Me këtë rast, në mbledhjen e kryesisë së NJKO-së të OORRM-së me të cilën udhëheq Millosav Stefanovski, u koordinuan detyrat prioritare në përgaditjen për realizimin e suksesshëm të Programit për edukim dhe trajnim të antarëve të NJKO-së së OORRM-së nga Manastiri. Përveç kësaj, kryetari Mallkovski, zhvilloi një marrëveshje pune edhe me përgfaqësues të vetëqeverisjes lokale të Manastirit në lidhje me përkrahjen logjistike të saj ndaj ngjarjeve dhe detyrave të planifikuara me programin për vitin 2014.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail