Pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në operacionin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Liban, UNIFIL

Siguria dhe prosperiteti në suaza globale varen shumë më tepër nga sistemi multilateral efektiv, ndërsa Kombet e Bashkuara, Karta e së cilës është korniza themelore e marrëdhënieve ndërkombëtare, janë edhe një dëshmi relavante për këtë. Kjo Kartë është prioritet për Bashkimin Evropian dhe NATO-n, dhe e njëjta paraqet elementin kyç në raport me skenën e sigurisë ndërkombëtare, gjegjësisht institucionin qendror për angazhimet globale në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet njerëzimi. Nga kjo, kontributi i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe në pjesën ushtarake në misionet e udhëhequra nga Organizata e Kombeve të Bashkuara paraqet dëshmi për anëtarësimin efektiv të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë Organizatë, konfirmim për kontributin e saj në paqen botërore, si dhe në përcaktimet e saja strategjike.

Kontributi i ynë në operacionin paqeruajtës të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara në Liban, UNIFIL, përmes miratimit të Vendimit nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2007. Vendimi është zbatuar më 16 maj, 2007. Ky kontribut ka filluar me dërgimin e një përfaqësuesit të Armatës së Republikës së Maqedonsië në pozitën Oficer Shtabi  në Qendrën e Bashkuar Operative në Nagura, Liban me mandat prej një viti.

Më 01 qershor, 2008, dërgohet një oficer shtabi i ri, që paraqet rotacionin e parë të personelit maqedonas në kuadër të operacionit UNIFIL. Pas vlerësimeve të kryera për mundësinë dhe kapacitetin për vazhdimin e kontributit ushtarak në Mision, nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Republikës së Maqedonisë, është vendosur të  vazhdohet me kontributin në operacionin paqeruajtës UNIFIL, në Liban. Në kuadër të këtij misioni rotacioni i personelit tonë bëhet në çdo 12 muaj.

Në kuadër të rotacionit të tretë dhe të katërt në misionin Unifil, kapetan Hristijan Gjorgjov, gjegjësisht kapetan Sasho Avramovski, u dekoruan me medalje për merita të veçanta nga Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Libanit si rezultat i meritave të veçanta në kuadër të detyrave të tyre.

Në këtë mision paqeruajtës nga viti 2019 marrim pjesë me edhe dy oficerë në kuadër të kontingjentit italian në Shama, Liban. Ky kontribut ka filluar pas nënshkrimit të Marrëveshjes Teknike (të nënshkruar në tetor, 2018). Rotacioni i personelit tonë bëhet në çdo 6 muaj.

Vazhdimi i kontributit të Republikës së Maqedonisë  së Veriut drejt multilaterizmit efektiv paraqet edhe një vërtetim për përvojat e fituara në mjedise ndërkombëtare, si dhe manifestim politik të përcaktimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë  së Veriut për kontributin drejt sigurisë globale dhe paqes botërore.

Operacioni paqeruajtës i OKB-së në  Liban

(United Nations Interim Force – UNIFIL)

Fillimisht, UNIFIL është krijuar nga Këshilli i Sigurimit, në mars të vitit 1978, për të vërtetuar tërheqjen e Izraelit nga Libani, që të kthehet paqja dhe siguria ndërkombëtare, si dhe të ndihmohet qeveria e Libanit në kthimin e autoritetit dhe besimit në këtë rajon.

Mandati i misionit është vazhduar dy herë, për shkak të zhvillimit të ngjarjeve në vitin 1982 dhe vitin 2000.

Si rezultat i krizës në qershor/ gusht 2006, Këshilli ngriti rolin e Misionit dhe vendosi, që si plotësim të mandatit parësor, ajo të ndjek ndërprerjen e dhunës; të shoqërojë dhe mbështet forcat libaneze të shpërndara  në jug të Libanit; si dhe të ris ndihmën, gjegjësisht të sigurojë qasje nga organizatat dhe vullnetarët humanitar tek popullata vendore, si dhe kthimin e sigurtë të personave të zhvendosur.

Vendet kryesore të cilat kontribuojnë në UNIFIL janë Franca, Gana, India, Italia dhe Spanja. Gjermania, Greqia dhe Turqia janë kontribuesit kryesor në forcat detare. SHBA, MB, BE dhe Rusia gjithashtu kanë një rol të madh në këtë rajon. Faktorë kryesor nga rajoni janë Egjipti, Irani, Arabia Saudite dhe Siria.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail