Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut

RADMILLA SHEKERINSKA

Shekerinska_biografijaRadmilla Shekerinska Jankovska është ministre aktuale e mbrojtjes  dhe zëvendëse-kryeministre e Qeverisë. Gjatë mandatit të saj, Republika e Maqedonisë së Veriut fitoi ftesën për anëtarësim në NATO dhe Protokollin për Anëtarësim në NATO.

Nga viti 2002 deri 2006 ka qenë zëvendës-kryeministre e Qeverisë e angazhuar për integrimin evropian dhe koordinatore për ndihmë nga jashtë. Pikërisht gjatë kohës së mandatit të saj kemi fituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sheqerinska ka përfaqësuar qytetarët në institucionin më të lartë legjislativ gjatë katër mandateve  (1998-2002, 2006-2008, 2008-2011 dhe 2011-2014). Ajo ka udhëhequr me Këshillin Kombëtar për Integrime Evropiane nga themelimi i tij deri në vitin 2014. Ka qenë anëtare e disa komisioneve: Komisioni për Punë të Jashtme, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale, Komisioni për Çështje Evropiane, Komisioni për Rini dhe Mjedis dhe Komisioni për Arsim. Në të njëjtën kohë, ajo ka marrë pjesë në delegacionet e Parlamentit për bashkëpunim me Parlamentin Evropian, Unionin Ndërparlamentar dhe delegacione tjera dypalëshe.

Në 2009 dhe 2012 Shekerinska u zgjodh shefe e misioneve të OSBE / ODIHR-it për mbikqyrjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Kirgistan dhe Armeni.

Në maj të vitit 2018, ministrja Shekerinska u dekorua me urdhrin “Komandant i Rendit Kombëtar për Merita ndaj Francës”. Ajo është politikane e parë nga Maqedonia që ka marrë njohje nga kjo gradë nga Republika e Francës. Urdhri ndahet për merita të shquara qytetare dhe është themeluar në vitin 1963 nga gjenerali De Gaulle.

Shekerinska në vitin 2005 ka fituar çmimin Udhëheqës i Ri Global, që ndahet nga Forumi Ekonomik Botëror. Çmimi iu nda për angazhimin dhe përkushtimin e saj në fushën e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Shekerinska është anëtare e grupit “Munich Young Leaders” themeluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih (Munich Security Conference). Ka qenë anëtare e Forumit Strategjik Evropian, Bordit Këshillues të projektit “Schengen White List” dhe Këshillit “Institute for Cultural Diplomacy”.

Në vitin 2008 ajo u zgjodh si një nga nënkryetarët e Internacionales Socialiste (SI), pozitë që e ka mbajtur deri në vitin 2011. Është anëtare e Kryesisë së Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), e cila bashkon partitë socialdemokrate, socialiste dhe laburiste  në Evropë.

Në vitin 1999  është zgjedhur si nënkryetare e KQ të LSDM-së dhe si sekretare ndërkombëtare e partisë. Në periudhën nga viti 1995 – 1999 kryen funksionin e kryetares së RSDM, ndërsa nga viti 1997 – 1998 është zëdhënëse e LSDM-së. Radmilla Shekerinska ka qenë presidente e LSDM-së nga viti 2006 deri në vitin 2008. Ajo është e vetmja grua që ka udhëhequr ndonjërën prej partive më të mëdha politike në vend.

Shekerinska ka lindur më 10 qershor 1972 në Shkup. Ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm në shkollën fillore “Johan Heinrich Pestaloci” dhe “Rade Jovçevski Korçagin”, me çmime në gara qyteti, republikane dhe federale në matematikë.

Është diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Shkup në vitin 1995.

Është magjistre e marrëdhënieve ndërkombëtare nga Shkolla Fleçer e Drejtësisë dhe Diplomacisë në Universitetin “Tufts” në SHBA.

Flet gjuhën angleze dhe frënge.

Është e martuar me Bozhidar Jankovskin dhe kanë një vajzë e cila quhet Ada.

Lista anketuese e ministres të Mbrojtjes së Republikës e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail