Stërvitja “Goditje Vendimtare”

Decisive strike-header

Stërvitja “Goditje Vendimtare” është një stërvitje kombëtare në terren me më shumë pjesëmarrës ndërkombëtarë e cila do të realizohet në periudhën prej 5 qershor deri më 9 korrik në Qendrën për Mbështetje të Trajnimeve (QMT) Krivollak. Rezultati përfundimtar i stërvitjes “Goditje Vendimtare” do të sigurojë që kapacitetet e forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse të ndajnë dituritë dhe aftësitë në mënyrë që të rrisin besimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë dhe kështu të rrisin suksesin e çdo operacioni të përbashkët të ardhshëm. Stërvitja “Goditje Vendimtare” organizohet dhe udhëhiqet nga një ekip planifikimi nga Armata jonë, mbështetur nga planifikuesit e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nga katër vende anëtare të NATO-s (Bullgaria, Mali i Zi, Shqipëria, Lituania).

Bëhet fjalë për një aktivitet stërvitor masiv, (stërvitje e përbashkët e kombinuar), ngjarje që përfshin më shumë se 2700 pjesëtarë të forcave të armatosura nga 5 vende anëtare të NATO-s dhe shteti ynë- si shtet i ftuar për anëtarësim në Aleancë, dhe deri tani kjo është stërvitja më e madhe që realizohet në shtetin tonë.

Skenari i stërvitjes „Goditje Vendimtare” parasheh demonstrimin e gatishmërisë përmes përdorimit të mbrojtjes kolektive kredibile që përfshin planifikim gjithëpërfshirës të operacioneve, stërvitje në vend komandimi, stërvitje e dyanshme në terren, trajnim dhe ushtrime taktike me qitje me predha, pas së cilës do të zbatohet edhe valorizimi i gatishmërisë luftarake i njësive.

QËLLIMI I STËRVITJES:

Qëllimi i stërvitjes është të sigurohet sinkronizim i forcave dhe kapaciteteve në dispozicion si dhe konfirmim i taktikave, teknikave dhe procedurave për operacione konvencionale të koordinuara dhe operacione të kombinuara dhe të përbashkëta në mjedis urban, në kushte me mot të ndryshëm dhe në të njëjtën kohë të ris nivelin e ndërveprimit dhe integrimit si ndërmjet forcave konvencionale, ashtu edhe ato për operacione speciale të vendeve partnere, duke konfirmuar nivelin e gatishmërisë lufatarake dhe duke testuar aftësinë e mbështetjes logjistike për qëndrueshmëri intensive të operacioneve me intensitet të lartë.

PJESËMARRJE NË STËRVITJE:

Drejtor i stërvitjes është nënkolonel Igor Manasovski, udhëheqës i Njësisë për Stërvitje dhe Vlerësim në J-7 në Komandën e Përbashkët Operative

Në stërvitje do të marrin pjesë rreth 2700 pjesëtarë të forcave të armatosura të gjashtë shteteve: Republika e Maqedonisë së Veriut me Forcat Tokësore, Ajrore dhe Speciale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Garda Kombëtare e Pensilvanisë, Grupi i 19-të për Operacione Speciale dhe Forcave Ajrore të SHBA), Lituania dhe Mali i Zi me kapacitet të artilerisë dhe forcat speciale të Bullgarisë dhe Shqipërisë.

INFORMATA TË DOBISHME PËR MBULIM MEDIATIK:

Brifing për mediat kombëtare do të mbahet më 30 maj në Krivollak.

Të gjithë përfaqësuesit e mediave që dëshirojnë të marrin pjesë në ditët e përcaktuara për mbulimin mediatik të stërvitjes duhet të aplikojnë për akreditim jo më vonë se ditën e hënë, 03 qershor 2019, ora 16:00. Formulari i akreditimit mund të shkarkohet këtu.

Formularin e plotësuar duhet ta dërgoni në këtë adresë elektronike: decisivestrike@mod.gov.mk

Ditë të hapura për mediat:

  • 05 qershor – Hapja e stërvitjes, kampi Shigjeta, PU Krivollakк
  • 08 qershor – Stërvitje taktike me qitje (të këmbësorisë, artilerisë dhe njësive ajrore), PU Krivolak;;
  • 17 qershor – Dita për Mysafirë të Shquar, AP KrivoLlak

NA NDIQNI NË:

http://mod.gov.mk
http://www.arm.mil.mk

FB@DefenceMKD

twiter@Defence_MKD
@ARM_mil_mk

youtubeМинистерство за одбрана
arm mil mk

instagramarm.mil.mk


BASHKËPUNIMI CIVILO-USHTARAK:

Gjatë realizimit të stërvitjes, në drejtim të zhvillimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit civilo-ushtarak në disa komuna do të realizohet prezantimi i armatimit dhe pajisjeve:

  • 08 qershor, 2019 Gjevgjeli,
  • 11 qershor, 2019 Shën Nikollë,
  • 15 qershor, 2019 Kavadar,
  • 26 qershor, 2019 Radovish dhe Strumicë,
  • 29 qershor, 2019 Manastir,
  • 01 korrik, 2019 Gostivar
  • 05 korrik, 2019 Shkup

Gjithashtu, në kuadër të këtyre ngjarjeve është planifikuar që të organizohen: ndeshje miqësore në basketboll dhe futboll të vogël, demonstrim i ofrimit të ndihmës së parë, kontroll i presionit të gjakut dhe matjes së sheqerit në gjak në popullatën lokale nga ekipet mjekësore mobile të ushtrisë së SHBA-së, donacion i pajisjeve shkollore në shkollat fillore në qytetet Negotinë, Shën Nikollë dhe Kavadar nga FU të SHBA-së dhe dhurim veshmbathjesh nga pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Qendrën e Fëmijëve me Nevoja të posaçme në Negotinë.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Stacione Mjekësore Mobile (kujdesi mjekësor themelor parandalues) 23 qershor, 2019 fsh. Saprugë dhe fsh. Parnali, Radovish.

KONTAKTET PËR NDJEKJE MEDIATIKE TË STËRVITJES

Zyra për Marrëdhënie me Publikun në SHP
Nënkolonel Toni Janevski – Zëdhënës
Telefon kontakti: 02/328-2459
Celular: 070/403 – 425
Telefon/faks 02/328-2461
е-mail: toni.janevski@arm.mil.mk dhe decisivestrike@mod.gov.mk

Ministria e Mbrojtjes e Republika e Maqedonisë së Veriut
Sektori për Komunikim, Analitikë dhe Mbështetje Operative
Njësia për Punë Mediale dhe Multimediale
Telefon kontakti: +389 2 328 2487

Shekerinska në starvitjen “Goditja Vendimtare”: Dëshmuam se e meritojmë të jemi anëtarë të NATO-s, komplimente deri te ushtarët dhe oficerët tanë

DSC_8954_resizeMaqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa sot dëshmuam se e meritojmë këtë, tha ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas stërvitjes së sotme demonstruese në Ditën e Mysafirëve të Shquar në stërvitjen “Goditja Vendimtare“.

„Republika e Maqedonisë së Veriut së shpejti do të bëhet anëtare e 30. e Aleancës së NATO-s. Kjo nuk do të thotë që vetëm do të ulemi në tavolinën e njejtë, por do të zhvillojmë stërvitje të përbashkëta, trajnime, pjesëmarrje të përbashkët në operacione me të cilat garantohet paqa jonë dhe ajo botërore. Ne sot këtu, të gjithë skeptikëve u treguam se Maqedonia e Veriut ka çfarë ti ofrojë Aleancës – posedon ushtarë dhe oficer të stërvitur dhe profesional dhe NATO-s mund t’i ofrojë një poligon të shkëlqyer ushtarak siç është ky në Krivollak, ku e dëshmoi kapacitetin dhe potencialin e tij”, tha ministrja. Më tepër…

Ndërveprim i lartë dhe demonstrimi i aftësive dhe shkathtësive të zhvilluara – Ditë e hapur e stërvitjes “Goditja Vendimtare“

DSC_9948_resizeOperacione ofenzive të grupit të batalionit këmbësorik të Armatës, së bashku me pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Pensilavanisë nga SHBA-ja, fluturake të Armatës, si dhe avion “B-52” i forcave të armatosura të SHBA-së, mund të vëreheshin sot në Ditën e Mysafirëve të Shquar në stërvitjen “Goditja Vendimtare” e cila përfshinë mbi 2.700 pjesëtarë të armatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Shqipërisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Lituanisë, ndërsa do të realizohet deri më 09 korrik në poligonin “Krivollak”.

Kryetari dhe njëherit komandanti suprem, Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerniska dhe u.d ambasadorja e SHBA-së, Mikaella Shfajcer Bllum, ngelën të impresionuar nga demonstrimi aleatë, nga gatishmëria e lartë, nga kapaciteti i ushtarëve nga vendet pjesëmarrëse, si dhe nga kapacitetet e poligonit “Krivollak”. Më tepër…

Ditë e Hapur në „Krivollak“: Ndiqet ushtrimi taktik në qitje me predha dhe artilerike

DSC_7867Sot në kuadër të stërvitjes „Goditja Vendimtare“ në poligonin Krivollak, u realizua ushtrim taktik në qitje me predha dhe qitje artilerike me predha.

Kreu i Zyrës së Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjenerali Xhozef Lengiel, i cili sot vizitoi pjesëmarrësit në stërvitje, tha se ishte i impresionuar dhe se kjo stërvitje do të rris mundësitë për zhvillimin e gatishmërisë dhe ndërveprimit kolektiv. Për vendin tonë tha se është një partner i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se si një vend i dedikuar për sigurinë e përbashkët, ai do të jetë një aleat i fortë në NATO.

Gjenerali Lengiel, në lidhje me poligonin e Krivollak, theksoi se ky është një kapacitet i madh që jep mundësi të mëdha për stërvitjen, nga aspekti i terrenit, madhësisë së tij dhe mundësive të qitjes.
Më tepër…

Filloi stërvitja „Goditje Vendimtare“: zëvendësministri i Mbrojtjes Maksuti në hapje

DSC_0562_resize2.700 pjesëtarë të ushtrive të gjashtë shteteve, Maqedonia e Veriut nikoqire, pastaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi dhe Lituania nga sot deri më 9 korrik do të jenë pjesë e stërvitjes më të madhe të organizuar në vendin tonë, “Goditje Vendimtare,” do të zhvillojnë gatishmërinë dhe interoperabilitetin e ndërsjellë, një aftësi kyçe për të gjitha ushtritë në Aleancë.

Në hapjen e stërvitjes në poligonin Krivollak, zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti tha se kjo, stërvitja më e madhe e organizuar deri tani nga ushtria jonë, po ndodh në kohën e duhur në të cilën vendi ynë është jashtëzakonisht krenar për të arriturat dhe se Aleanca fiton një aleat të sinqertë dhe të përkushtuar.Më tepër…

Stërvitja  „Goditje Vendimtare“ në Krivollak -   stërvitja më e madhe e organizuar deri tani tek ne, prfshin mbi 2.700 pjesëtarë nga gjashtë vende

3Nga pesë qrshor deri më nëntë korrik, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe deri më tani e cila organizohet në vendin tonë, „Goditje Vendimtare“. Në stërvitje do të marrin pjesë mbi 2.700 pjesëtarë nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga forcat e armatosura të SHBA-së, Malit të Zi, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Lituanisë.

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë me rreth 1,300 pjesëtarë, me numër të njëjtë edhe SHBA-ja, ushtria e Malit të Zi dërgon 75 pjesëtarë, 25 pjesëtarë nga Shqipëria dhe Bullgaria dhe 10 nga Lituania. Më tepër…

Të gjithë përfaqësuesit e mediave që dëshirojnë të marrin pjesë në ditët e përcaktuara për mbulimin mediatik të stërvitjes duhet të aplikojnë për akreditim jo më vonë se ditën e hënë, 03 qershor 2019, ora 16:00. Formulari i akreditimit mund të shkarkohet këtu.

Formularin e plotësuar duhet ta dërgoni në këtë adresë elektronike: decisivestrike@mod.gov.mk

Ditë të hapura për mediat:

  • 05 qershor – Hapja e stërvitjes, kampi Shigjeta, PU Krivollakк
  • 08 qershor – Stërvitje taktike me qitje (të këmbësorisë, artilerisë dhe njësive ajrore), PU Krivolak;;
  • 17 qershor – Dita për Mysafirë të Shquar, AP KrivoLlak

VEGZA PËR NDJEKJEN E AKTIVITETEVE:

http://www.arm.mil.mk
http://mod.gov.mk

Ditë e hapur e stërvitjes “Goditja Vendimtare“


Ditë e Hapur në „Krivollak“

Filloi stërvitja „Goditje Vendimtare“ – 05.06.2019

08.06.2019 – тактичка вежба со боево гаѓање

17.06.2019 – Ден за високи гости

KONTAKTET PËR NDJEKJE MEDIATIKE TË STËRVITJES
Zyra për Marrëdhënie me Publikun në SHP
Nënkolonel Toni Janevski – Zëdhënës
Telefon kontakti: 02/328-2459
Celular: 070/403 – 425
Telefon/faks 02/328-2461
е-mail: toni.janevski@arm.mil.mk dhe decisivestrike@mod.gov.mk

Ministria e Mbrojtjes e Republika e Maqedonisë së Veriut
Sektori për Komunikim, Analitikë dhe Mbështetje Operative
Njësia për Punë Mediale dhe Multimediale
Telefon kontakti: +389 2 328 2487

Ministria e Mbrojtjes e Republika e Maqedonisë së Veriut
Sektori për Komunikim, Analitikë dhe Mbështetje Operative
Njësia për Punë Mediale dhe Multimediale
Мaj, 2019

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail