Mbështetje e Vendosur

2015 – në rrjedhë

Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj obligimeve dhe detyrave të saj si anëtare e Aleancës. Që nga 1 janari, 2015, vendi ynë, atëherë një vend kandidat për anëtarësim në aleancën më të madhe ushtarako-politike – NATO, u bashkua me kontributin në misionin paqeruajtës në Afganistan të quajtur “Mbështetje e Vendosur” e udhëhequr nga NATO.

Kontributi në këtë mision paqeruajtës është në përputhje me nevojat e misionit dhe kapacitetet e disponueshme të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe kontributi aktual është me 37 personel ushtarak, në bashkëpunim me forcat amerikane dhe Republikën e Turqisë si vijon:

  • me oficerë shtabi dhe nënoficer në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë në Komandën për Trajnim, Këshillim dhe Ndihmë (KOSA) – Kryeqytet (Kabul).
  • me oficerë, nënoficerë dhe ushtarë në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pjesëtarët tanë deri më tani kanë kontribuar në këtë mision në bashkëpunim me forcat e SHBA, Republikën e Turqisë, Republikën Federale të Gjermanisë, si dhe brenda kontributit rajonal në formatin A5, si më poshtë:

  • me një njësi për sigurimin e Komandës e misionit „Mbështetje e Vendosur” (në Kabul);
  • me personel shtabi në Komandës e misionit  „ Mbështetje e Vendosur” (në Kabul),
  • me personel shtabi në bashkëpunim me forcat e Republikës së Turqisënë Komandën për Trajnime, Këshillim dhe Asistencë – Kryeqytet (në Kabul);
  • me personel dhe këshilltar shtabi në bashkëpunim me forcat e Republikës Federale të Gjermanisë në Komandën për Trajnime, Këshillim dhe Asistencë – Perëndim (në Mazar i Sharif), dhe
  • me officer shtabi në kuadër të kontingjentit të përbashkët të SHBA-Karta e Adriatikut, në Komandën për Trajnime, Këshillim dhe Asistencë– Veri(në Mazar i Sharif).

“Mbështetje e Vendosur” është një mision jo luftarak i NATO-s që synon të ndihmojë Afganistanin në zhvillimin e aftësive të tij mbrojtëse dhe aftësive të qëndrueshme të mbrojtjes civile, në përputhje me parimet e qeverisjes efektive dhe sundimit të ligjit. Misioni përqendrohet kryesisht në aktivitetet e trajnimit, këshillimit dhe ndihmës në ministritë dhe institucionet e Afganistanit, pra mbështetja në fushat e planifikimit operativ, zhvillimit të buxhetit, procesit të gjenerimit të forcës, menaxhimit dhe zhvillimit të personelit, mirëmbajtjes së logjistikës dhe mbikëqyrjes civile. Situata numerike është e ndryshueshme në përputhje me kushtet dhe sfidat në terren me anëtarë nga 38 shtete anëtare të NATO-s dhe partnerët.

“Mbështetje e Vendosur” është një mision me një mandat për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar autoritetet afgane, me një numër të stafit në rënie krahasuar me misionin ISAF. I njëjti është aktivizuar më 01.01.2015, dmth pas përfundimit të operacionit NATO-ISAF (më 31.12.2014), në mënyrë që të mundësohet ngritja e mëtejshme e sigurisë dhe kapaciteteve institucionale të Afganistanit. Aktualisht, personeli ushtarak dhe civil i misionit ofrojnë trajnim, këshillim dhe ndihmë për partnerët afganë në baza ditore në zona kritike për funksionimin e plotë të qeverisë. Kjo përfshin zhvillimin e udhëheqjes afgane, këshillimin mbi reformat dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe trajnimin, këshillimin dhe asistimin e aftësive të Forcave Afgane të Mbrojtjes dhe Sigurisë, për kontrollin dhe mbrojtjen e plotë të territorit të Afganistanit.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail