Misionet

REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT NË OPERACIONET PAQERUAJTËSE

Republika e Maqedonisë së Veriut, si një anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare dhe duke u nisur nga parimi i pandashmërisë së sigurisë, kontribuon vazhdimisht në përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në botë. Në atë kontekst, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare, pjesëtarët e Armatës dhe punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, marrin pjesë në aktivitete stërvitore, trajnime dhe operacione humanitare ose paqeruajtëse, shtabe, njësi ushtarake në organizata ndërkombëtare jashtë vendit dhe në territorin e Republikës.

Me pjesëmarrjen dhe kontributin që Republika e Maqedonisë së Veriut jep në ndërtimin e paqes globale të përgjithshme, ndërton edhe imnazhin e vet ndërkombëtar si një partner serioz dhe përmbushës në komunitetin ndërkombëtar dhe si „eksportues i sigurisë“.

Kontributi në operacione në gamën e plotë të misioneve të Kombeve të Bashkuara, të Aleancës së Atlantikut të Veriut – NATO dhe të Bashkimit Evropian ndaj sigurisë, paqes dhe stabilitetit global është mission strategjik i sistemit të mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që fillimisht shihet nëpërmjet investimit të aftësive dhe kapaciteteve të veta të sigurisë për të arritur vlerat dhe interesat e përbashkëta dhe pjesëmarrjen në mbrojtjen kolektive të OKB, NATO dhe BE.

Pjesëmarrja e vazhdueshme në misionet ndërkombëtare është një nxitës për ndërtimin dhe rritjen e aftësive të përgjithshme operacionale, forcave të vendosura dhe të qëndrueshme. Vetë pjesëmarrja mundëson zhvillimin praktik, azhurnimin dhe mirëmbajtjen e aftësive të vendosura të forcave të Armatës.

Republika e Maqedonisë Veriore filloi pjesëmarrjen e saj në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare dhe operacionet në 2002. Për pothuajse 20 vitet e fundit, vendi ynë ka marrë pjesë aktive dhe po merr pjesë me kapacitetet e tij në misionet dhe operacionet e drejtuara nga OKB, NATO dhe BE në: ISAF, Liria e Irakut, KFOR, UNIFIL, ALTHEA dhe Mbështetje e Vendosur.

Nga voto 2002 deri sot kontributi me kapacitete njerëzore në operacionet paqeruajtëse është ndryshuar në pajtim me resurset dhe nevojat e planifikuara të komunitetit ndërkombëtar. Në periudhën prej vitit 2002 – 2020 mbi 4000 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut morrën pjesë në këto operacione paqeruajtëse ndërkombëtare.

Përmes pjesëmarrjes së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në operacionet paqeruajtëse dhe humanitare mundësohet kontrolli praktik i shkallës së aftësisë dhe trajnueshmërisë të secilit individ për pjesëmarrje në operacione me rrezik të lartë.

Mësimet e marra janë një përvojë e shkëlqyer në planifikimin dhe planet stërvitore të njësive të Armatës.

Kontributi i parë jashtë kufitar filloi në vitin 2002 brenda misionit të udhëhequr nga NATO ISAF në Afganistan. Pastaj kontributi gradualisht u rrit me vendosjen e forcave në misionin „Liri për Irakun” në Irak, në operacionin ushtarak „EU ALTEA“ në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në misionin e Kombeve të Bashkuara „UNIFIL“ në Liban. Për më tepër, Republika e Maqedonisë së Veriut, përveç që u siguron mbështetje të vazhdueshme nga viti 1999 forcave në operacionin „KFOR“ në Kosovë, me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga nëntori i vitit 2020 filloi me dërgimin e pjesëtarëve maqedonas në këtë mission të udhëhequr nga NATO.

Pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në operacione ndërkombëtare:

1. më 01.11.2020, 44 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për herë të parë u dërguan të marrin pjesë në misionin KFOR. Ky është misioni i parë ku marrim pjesë si anëtare e plotë e NATO-s.

Mbështetja e misionit të NATO-s në Kosovë  – KFOR filloi në vitin 1999 kur Republika e Maqedonisë së Veriut mbështeti me logjistikë misionin KFOR në Kosovë, përmes Qendrës Koordinative Kombëtare për mbështetje të vendit nikoqir.

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut siguron mbështetje mjekësore për personelin e forcave të KFOR-it, lëndë djegëse si dhe eskortim dhe mbrojtje të forcave të NATO-s për KFOR-in të cilët tranzitojnë nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2. Misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO Mbështetje e Vendosur“ – RSM (Resolute Support Mission) në Afganistan, filloi më 01.01.2015 dhe në të marrin pjesë nga dita e parë. Deri më tani kemi marrë pjesë me më shumë se 400 personel ushtarak. Në vitin 2018, rritëm pjesëmarrjen me personel në misionin “Mbështetje e Vendosur” me 20%. Aktualisht 37 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë pjesë e misionit. Kontributi në operacion është me personel shtabi, njësi për sigurim dhe mentorë, në bashkëpunim me forcat e SHBA-së dhe Republikës së Turqisë.

3. Kontributi i pjesëtarëve maqedonas të Armatës në operacionin ndërkombëtar UNIFIL“  udhëhequr nga OKB në Liban filloi në maj të vitit 2007 me dërgimin e një oficeri shtabi në shtabin operativ të  UNIFIL. Në këtë mision marrim pjesë me një officer shtabi në komandën operative të UNIFIL. Në këtë mision paqeruajtës nga viti 2019 marrim pjesë edhe me dy oficerë në kuadër të kontingjentit Italian ën Shama, Liban.

4. Pjesëmarrja në misionin EUFOR – „АLTHEA“ në Bosnjë dhe Hercegovinë filloi në qershor 2006, kur vendi ynë për herë të parë dha kontribut në kuadër të operacionit ushtarak të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Në misionin АLTHEA deri tani kemi kontribut të realizuar dhe përfunduar me detashment helikotpterik,  ekip mjekësor ROLE 1 mbështetje mjekësore në kampin Butmir dhe oficerë shtabi në komandën e EUFOR-it, si dhe këshiltarë të Forcave të Armatosura të BeH. Kontributi i përgjithshëm me personel deri më tani në operacionin ALTHEA është 293 persona. Sipas strukturës së ribalancuar të misionit, nga dhjetori i vitit 2018 ne kontribuojmë me 1 person, oficer shtabi në komandën EUFOR.

5. Me konsensusin politik të të gjitha subjekteve politike në vendin tonë si dhe të gjithë publikut maqedonas në lidhje me mbështetjen e Koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të luftuar terrorizmin, vendi ynë vendosi të marrë pjesë aktive në misionin Liri për Irakun. Çdo gjashtë muaj, Kuvendi miratonte vendime të dërgojë pjesëtarë maqedonas në këtë mision. Pjesëmarrja filloi me vendosjen e një njësie për qëllime speciale dhe oficer për lidhje dhe vazhdimisht numri rritej me dërgimin e personelit shtesë të oficerëve të shtabit dhe togave të sigurisë së këmbësorisë. Në periudhën qershor 2003 – dhjetor 2008, u kryen gjithsej njëmbëdhjetë rotacione, dhe numri i përgjithshëm i pjesëtarëve të Armatës që morën pjesë në këtë mision ishte 490. Gjatë misionit „Liri për Irakun“ Armata dha kontribut konkret në mundësimin e ndërtimit të institucioneve demokratike të forta dhe kredibile dhe forcat të sigurisë të trajnuara mirë në Irak.

6. Në gusht 2002 filloi pjesëmarrja në misionin paqeruajtës ISAF në Afganistan me dërgimin e 2 oficerëve të shtabit në kuadër të kontingjentit turk dhe ky numër vazhdimisht ritej sipas planit. Në kuadër të misionit, morëm pjesë me më shumë se 2700 persona, përfshirë oficerë dhe nënoficerë shtabi, mentorë, njësi të këmbësorisë dhe personel mjekësor. Misioni ISAF në Afganistan ishte misioni i parë në të cilin morëm pjesë me personel si rezultat i iniciativave rajonale (nga 2005 në 2009), dmth. me një ekip mjekësor në formatin A3, së bashku me Kroacinë dhe Shqipërinë, me elementë (oficerë shtabi) nga selia e Brigadës për Evropën Juglindore (SEEBRIG) në 2006 dhe me instruktorë të policisë ushtarake në Shkollën e Policisë Ushtarake të Ushtrisë Afgane në formatin A5 (2011 deri 2013). Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, në vitin 2010 morëm pjesë në misionin ISAF me ekipe të përbashkëta me SHBA me personel nga njësitë speciale të ARM-së dhe policia ushtarake. Misioni ISAF përfundoi në vitin 2014.

 

Përfitimet nga pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në operacionet paqeruajtëse dhe njësitë ndërkombëtare

Krahas kontributit me kapacitete në operacionet ndërkombëtare, Republika e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me angazhimet e veta strategjike për anëtarësim të plotë në BE dhe angazhimin për thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit të vendeve në rajon, ka raportuar kontribut me kapacitetet e veta në njësitë ndërkombëtare:

Që nga viti 1998, Republika e Maqedonisë së Veriut ka deklaruar aftësi në kapacitetin e çetës së këmbësorisë së mekanizuar, togave inxhinierike dhe personelit brenda brigadës së vendeve të Evropës Juglindore – SEEBRIG. Brigada u formua si rezultat i Marrëveshjes së Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore për krijimin e një force paqeruajtëse shumëkombëshe, të nënshkruar në 1998 në Shkup. Brigada ka për qëllim të kontribuojë në operacionet ndërkombëtare dhe humanitare të drejtuara nga NATO, BE, OSBE dhe koalicione të tjera. Në vitin 2006, stafi i SEEBRIG mori pjesë në operacionin ISAF në Afganistan.

Në vitin 2012 dhe 2014 ne ishim pjesë e grupeve luftarake të Bashkimit Evropian dhe EUBG, ku morëm pjesë me një çetë të këmbësorisë, personel shtabi dhe një element mbështetës kombëtar. Njësitë u vlerësuan me sukses dhe ishin në grupin e forcave në gatishmëri për përgjigje të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2012 (2012-2) dhe vitit 2014 (2014-2).

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail