Sekretar Shtetëror

Dragan Nikoliç

DS NikolicDragan Nikoliq lindi më 23 janar 1969 në Shtip, Republika e Maqedonisë së Veriut. Ai jeton në Shkup.

Ai u diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Shkup në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, duke marrë kështu titullin Inxhinier i Diplomuar Elektrik në fushën e teknologjisë kompjuterike, informatikës dhe automatizmit.

Dragan Nikoliç ka kryer Shkollën prestigjioze të Lartë Kombëtare e Administratës Publike – ENA në Paris, Republika e Francës në periudhën nga shkurti 2004 deri maj 2005. Posedon certifikatën për mbarimin e „e-Governance Academy” në Talin, Republika e Estonisë në temën „ICT and ICT Management in Public Sector” dhe certifikat për trajnimin e kryer në Institutin Adizes, Santa Barbara, California, SHBA, nga korriku 2005 deri në korrik 2006. Gjithashtu posedon certifikatë nga USAID Maqedoni për trajnimin e kryer „Total IT Security” në periudhën nga tetori 2005 deri në mars 2006.

Në Ministrinë e Mbrojtjes ka punuar 19 vjet. Ai fitoi përvojën e tij të parë të punës në Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 1998 si inxhinier sistemi për bazat e të dhënave, sistemet operative dhe rrjetet në Njësinë e Inxhinierisë së Sistemeve në Njësinë e atëhershëm të Informatikës, dhe më pas vazhdoi si U.D. shef i njësisë të inxhinierisë së sistemit në të njëjtin sektor.

Karriera e tij vazhdon si Ndihmës Shef i Sektorit në Sektorin për K-4 (komandimi, kontrolli, komunikimi dhe kompjuterat), dhe në atë kapacitet, përvoja e tij e punës e ngre atë në pozitën e Shefit të Sektorit për K-4 në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai e merr këtë pozicion si shefi më i ri i sektorit në institucion në moshën 32 vjeç dhe e mban atë pozicion për kohën më të gjatë në karrierën e tij – gjashtë vjet. Puna tjetër në karrierën e tij është këshilltar shtetëror për K-4 në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe pas tre vjetësh në këtë pozitë, ai u emërua shef Njësie në Sektorin për K-4. Ai është i vetmi zyrtar civil, gjegjësisht, administrativ në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili në karrierën e tij deri më tani ka kaluar të gjitha nivelet në shërbimin administrativ, duke filluar nga niveli fillestar, profesional, deri në pozicionin e këshilltarit të shtetit.

Në maj 2003 mori pjesë në përgatitjen e Konceptit për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje të RM, në vitin 2006 ishte shef i grupit për miratimin e Strategjisë për Zhvillimin e Sistemit Global të Komunikimit dhe Informacionit të MM dhe ARM, mori pjesë në përgatitjen e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes – RSM (2004-2006), ka qenë anëtar i Task Forcës së RM-së për përgatitjen e Strategjisë për Zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit të RM dhe Planit Aksional (2004 dhe 2005) si dhe anëtar i grupit punues të RM për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të komunikimeve elektronike dhe teknologjive të informacionit në RM.
Anëtarësia profesionale në disa organizata dhe shoqata është gjithashtu pjesë e përvojës së tij të punës. Ai është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare për Elektronikë dhe Komunikime në Forcat Ushtarake, AFCEA – (The Armed Forces

Communications and Electronics Association), si dhe i Këshillit të Ekspertëve të IT – Shoqata Maqedonase për Teknologjinë e Informacionit – MASIT.
Nga gjuhët e huaja Dragan Nikoliq flet gjuhën angleze.

Kontakt:
tel: 02/328 20 09
email: drzaven.sekretar@morm.gov.mk

Lista anketuese e Sekretar Shtetëror të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Dragan Nikoliç

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail