KONKURS PUBLIK 1. Për pranimin e 125 ushtarëve profesional për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Sipas nenit 31, 36, 39 dhe 40 nga Ligji për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë („Gazeta Zyrtare e RM “ nr. 36/10, 23/11 , 47/11, 148/11, 55/12,  29/14 , 33/15, 193/15 dhe 71/16) dhe “Gazeta Zyrtare e RM “ nr. 101/19, nenit 1 nga Rregullorja për Mënyrën e Zbatimit të Procedurës për Pranim të Kandidatëve për Oficerë,  gjegjësisht Nënoficerë, Ushtarë Profesional dhe Personel Civil për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë (,,Gazeta Zyrtare” e RM numër 57/18), Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë shpall

K O N K U R S  P U B L I K

1. Për pranimin e 125 (njëqind e njëzet e pesë) ushtarëve profesional për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejme Armata) për punë me kohë të caktuar me kontratë për punësim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetëve, me mundësi për vazhdimin e saj për disa herë, në më shumë deri më 45 vite moshë sipas përzgjedhjes në pajtim me ligjin.

2. Kandidatët për pranim si ushtarë profesional për shërbim në Armatë nga pika 1 e këtij konkursi duhet të plotësojnë kushtet në vijim:

Kushtet e përgjithshme:

-          të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
-          të jenë në moshë madhore, dhe
-          të kenë aftësi të veçantë shëndetësore dhe fizike.

Kushtet e veçanta:
-          të kenë mbaruar arsimin e mesëm;
-          të kenë kryer shërbimin vullnetar ushtarak dhe
-          të mos jenë më të moshuar se 25 vjeç në ditën e mbarimit të shpalljes së konkursit për pranim të ushtarëve profesional.
3. Orari i punës është nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

4. Rroga mujore është nga 21.000,00 deri në 24.000,00 denarë.

5. Kandidatët të cilat kanë sigurim shëndetësor dhe do të dorëzojnë vërtetim të lëshuar nga doktori amë për për aftësi të përgjithshme të mirë shëndetësore bashkë me fletëparaqitjen për pranim të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në Armatë, nuk do të duhet t’ju nënshtrohen  kontrolleve për aftësi të përgjithshme shëndetësore.
6. Personat të cilët nuk kanë sigurim shëndetësor dhe si rrjedhojë nuk do të jenë në gjendje të dorëzojnë vërtetim nga mjeku amë pëer aftësinë e përgjithshme shëndetësore  bashkë me paraqitjen për pranim të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në Armatë, do të dërgohen për kontrolle të aftësive të pëgjithshme shëndetësore në Institutin për Fiziologji në Qendrën Klinike – Shkup.
Gjatë procedurës së përzgjedhjes, kontrolli i aftësive fizike dhe shëndetësore të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në Armatë do të realizohet nga komisione të veçanta të formuara nga ministrja e mbrojtjes.
Kandidatët do t’ju do t’ju nënshtrohen kontrolleve për testimin e gatishëmërisë fizike sipas Rregullores për mënyrën e ruajtjes dhe kontrollit të aftësive fizike për personelin ushtarak aktiv në shërbim në ARM (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 170/16) që ndodhet në këtë link: http://morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/07/Pravilnik-za-fizicki-proverki-.pdf.
7. Gjatë punësimit do të merret parasysh edhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i qytetarëve të cilët iu përkasin  bashkësive të ndryshme etnike duke respektuar kriteret për profesionalizëm dhe kompetenca.
8. Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes fton dhe inkurajon vajzat dhe gratë që plotësojnë kushtet për të aplikuar në shpalljen publike për pranimin e ushtarëve profesionistë në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

9. Me kandidatët e përzgjedhur do të lidhet kontratë pune për kohë të caktuar me kohëzgjatje të kontratës në afat prej tre 3 (vjetësh), në pajtim me pikën 1 nga kjo shpallje.
10. Konkursi publik për pranimin e ushtarëve profesional do të zgjatë 15 ditë nga dita e shpalljes në së paku dy gazeta ditore, edhe atë një në gjuhën maqedonishte dhe një në gjuhën që e flasin mbi 20 % e qytetarëve të cilët flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonishte, si dhe në internet faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.
11. Kandidatët për ushtarë profesional  në konkursin publik mund të aplikojnë nëpërmjet postës elektronike të Ministrisë së Mbrojtjes javenoglaspfv@morm.gov.mk duke plotësuar formularin Aplikacionin për Kandidatët për Ushtarë Profesional për Shërbim në Armatë.  Aplikacionin mund ta merrni në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes www.morm.gov.mk.

12. Kandidatët për ushtarë profesional  në konkursin publik mund të aplikojnë edhe në Njësitë e Mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes në ose afër vendbanimit të tyre .

Gjatë aplikimit në konkursin publik, kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet dhe të dhënat si në vijim:

-          Aplikacionin për Kandidatët për Ushtarë Profesional për Shërbim në Armatë  (Fletëparaqitjen mund ta gjeni në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në Njësitë e Mbrojtjes);
-          Pyetësor i plotësuar me shkrim dore dhe deklaratë mbi përgjegjësinë morale, materiale dhe penale për vërtetësinë e të dhënave (formularin mund ta gjeni në ueb faqen e Ministrisë dhe në Njësitë e Mbrojtjes);
-          Vërtetim për kryerjen e shërbimit vullnetar ushtarak në Armatë (vërtetimi merret në Njësinë e Mbrojtjes);
-          Fotokopje të një dokumenti për identifikim personal (letër njoftim ose pasaportë);
-          Diplomë për arsimin e mesëm të mbaruar (origjinal ose kopje të noterizuar);
-          Vërtetim të lëshuar nga mjeku amë për gjendjen e përgjithshme shëndetësore për personat të ciët kanë sigurim shëndetësor, dhe këtë të dhënë janë të detyruar ta theksojnë në aplikacionin për aplikim të kandidatëve për ushtarë profesional për shërbim në Armatë.

13. Dokumentet e jokompletuara dhe jo të dorëzuara në kohë nuk do të merren në shqyrtim.

14. Kandidatët për ushtarë profesional të cilët me sukses do të kalojnë të gjitha kontrollet e parashikuara në faza, sipas Rregullores për Mënyrën e kryerjes së Procedurës për Pranim të Oficerëve, gjegjësisht Nënoficerëve, Ushtarëve Profesional  dhe Personelit Civil në Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë  (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 57/18)  edhe atë:

-                 Kontrolli i të dhënave  të cilat kandidatët i kanë dorëzuar si të vërteta,
-                 Kontrolli i aftësisë fizike,
-                 Kontrolli i aftësisë shëndetësore,

vendosen në listën për përzgjedhje dhe pranim të ushtarëve profesional  për shërbim në Armatë .

15. Kandidatët për  ushtarë profesional  të cilët do të pranohen për shërbim në Armatë dhe do të ftohen në Ministrinë e Mbrojtjes për të nënshkruar kontratën e punës duhet të sjellin me vete dokumentet në vijim:

-      diplomë për arsimin e mesëm të mbaruar (origjinal ose kopje të noterizuar);
-      certifikatë shtetësie;
-      certifikatë të lindjes;
-      vërtetim se nuk i është lëshuar masë sigurie ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë apo detyrës (jo më të vjetër se 6  muaj);
-      letër njoftim me afat dhe 2 (dy) fotokopje të letërnjoftimit ku duhet shënuar komuna ku jetojnë me adresën e banimit;
-      llogari transaksioni;
-      nëse kandidati ka qenë i punësuar të dorëzojë  listën e dorëheqjes me datë të përmbyllur në kompaninë ku ka qenë i punësuar (formulari М-2), ose
-  vërtetim se nuk është i punësuar të lëshuar nga agjencioni për punësim.

16. Kanditatët që nuk do të përzgjedhen pas shpalljes publike dhe nuk do të punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes si ushtarë profesional për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dokumentet e tyre do t’i marrin me njoftim me letër nëpërmjet Njësisë Rajonale të Mbrojtjes në rajonin ku edhe janë dorëzuar.

 MINISTRIA E MBROJTJES

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail