KONKURS PUBLIK për pranimin e personelit civil pë shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Sipas nenit 38 dhe 39 nga Ligji për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë („Gazeta Zyrtare e RM “ nr. 36/10, 23/11 , 47/11, 148/11, 55/12, 29/14 , 33/15, 193/15, 71/16 dhe 101/19) dhe në pajtim me nevojat e paraqitura për plotësim të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me personel civil, Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall

K O N K U R S    P U B L I K
për pranimin e personelit civil pë shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut

1. Shpallet konkurs publik për pranimin e personelit civil për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut ( në vazhdim Armata) për punë me kohë të pacaktuar, edhe atë:
udhëheqës i Shërbimit për Servisim të Termoenergjetikës, Objekteve dhe Instalimeve

2. Në konkursin publik mund të aplikojnë kandidatë që plotësojnë kushtet e caktuara me ligj si në vijim:

Kushtet e përgjithshme:
1. të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
2. të jetë në moshë madhore,
3. të ketë kryer arsimim të lartë
4. të ketë aftësi të pëgjithshme shëndetësore dhe fizike, dhe
5. mos të jetë më i moshuar se 40 vjet.

Kushtet e veçanta:
1. të ketë mbaruar arsimin e lartë si vijon:
Për pranimin e udhëheqësit të Shërbimit për Servisim të Termoenergjetikës, Objekteve dhe Instalimeve, Fusha shkencore – Shkencat Tekniko Teknologjike, Fakulteti i Makinerisë, inxhinier i diplomuar i makinerisë

2. Orari i punës është nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

3. Rroga mujore neto për kandidatët të cilët nuk kanë përvojë pune, në pajtim me kushtet dhe kriteret e caktuara me Ligjin për Shërbim në ARM, do të jetë rreth 25. 000,00 denarë.

4. Afati për aplikim në konkurs është 5 ditë nga data e shpalljes së konkursit.

5. Kandidatët e interesuar aplikacionin e tyre e dorëzojnë në Ministrinë e Mbrojtjes, gjegjësisht në Arkivin e Ministrisë ose përmes postës me dërgesë të rekomanduar.

6. Bashkë me aplikacionin kandidatët duhet të dorëzojnë:
- dëshmi për arsimit kryer,
- vërtetim nënshtetësie,
- certifikatë të lindjes,
- vërtetim që vërteton aftësinë shëndetësore, të lëshuar nga Institut për Mjekësi Profesionale,
- letër motivuese.

7. Dokumentet e kompletuara duhet patjetër të jenë origjinale ose të noterizuara.

8. Dokumentet jo të kompletuara dhe jo të dorëzuara në kohë nuk do të merren në
shqyrtim.

9. Procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve e zbaton Komisioni i formuar nga ministrja e mbrojtjes në pajtim me rregulloren aktuale ligjore dhe nënligjore.

10. Përzgjedhja e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet për pranim në shërbim të Armatës bëhet nga ministrja e mbrojtjes.

11. Me kandidatët e përzgjedhur, ministrja e mbrojtjes ose personi i autorizuar nga ana e saj lidh kontratë pune.

12. Konkursi publik shpallet në së paku dy gazeta ditore nga të cilat në njërën nga gazetat që botohen në gjuhën maqedonase dhe në një tjetër në gazetat që botohen në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve të cilët flasin gjuhë tjetër zyrtare përpos gjuhës maqedonase.

MINISTRIA E MBROJTJES

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail