KONKURS PUBLIK për punësim të personelit civil për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Sipas nenit 38 dhe 39 nga Ligji për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 36/10, 23/11, 47/11, 148/11, 55/12, 29/14, 33/15, 193/15, 71/16 dhe 101/19), dhe sipas nevojës së paraqitur për plotësim të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me personel civil, Ministria e Mbrojtjes shpall

Konkurs publik
për punësim të personelit civil për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shpallet konkurs publik për pranimin e personelit civil për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejmë „Armata“) për kohë të pacaktuar, si vijon:

  • psikolog, 1 (një) nëpunës në garnizon në Tetovë;
  • udhëheqës të Servisit për Termo-energjetikë, Objekte dhe Instalime, 1 (një) nëpunës për punë në Shkup;
  • instruktor i gjuhës angleze, 1 (një) nëpunës në garnizon në Shkup.

Në konkursin publik mund të paraqiten kandidatë të cilët plotësojnë kushtet e caktuar në shpallje, si vijon:

Kushte të përgjithshme:

  • të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • të jetë në moshë madhore,
  • të ketë mbaruar arsim sipëror,
  • të ketë aftësi të mirë shëndetësore dhe fizike, dhe
  • të mos jetë më i moshuar se 40 vjet.

Kushte të veçanta:

të ketë mbaruar arsim të lartë si vijon:

-          për pranimin e psikologëve: Fusha e studimit: Shkencat Sociale, Departamenti i Psikologjisë – Psikolog i diplomuar,

-          për pranimin e udhëheqësit të Servisit për Termo-energjetikë, Objekte dhe Instalime: Fusha e studimit: shkencat tekniko-teknologjike, Fakulteti Makinerisë  – Departamenti i Energjetikës (termoteknikë dhe termoenergjetikë) dhe

-          për pranimin e instruktorit të gjuhës angleze: Fusha e studimit: Shkencat Humane, Fakulteti Filologjik – Gjuhë Angleze.

Orari i punës është nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Paga neto për kandidatët që nuk kanë përvojë pune, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në Ligjin për Shërbim të ARM-së, do të jetë rreth 25,000.00 denarë.

Afati i fundit për aplikim në konkurs është 5 ditë nga dita e publikimit.

Kandidatët e interesuar dorëzojnë aplikacionin e tyre në Ministrinë e Mbrojtjes, drejtëpërdrejtë në arkivin e ministrisë ose përmes postës me dërgesë të rekomanduar.

Bashkë me aplikacionin kandidatët dorëzojnë:

- dëshmi për shkollimin e mbaruar,
- çëertifikatë nënshtetësie,
- çertifikatën e lindjes,
- vërtetim që dëshmon aftësinë shëndetësore, lëshuar nga Institut i Mjekësisë Profesionale,
- letër motivimi.

Dokumentet duhet patjetër të jenë origjinale ose fotokopje të noterizuara.

Dokumentet për aplikim të pakompletuara dhe jo të dorëzuara në kohë nuk do të merren në shqyrtim.

Procedura për zgjedhjen e kandidatëve zbatohet nga Komisioni i themeluar nga ministrja e Mbrojtjes, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Përzgjedhja e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim për shërbim  në Armatë bëhet nga ministrja e Mbrojtjes.

Me kandidatët e zgjedhur kontratë  pune lidh ministrja e Mbrojtjes ose person i autorizuar nga ajo.

Konkursi publik publikohet në së paku dy gazeta ditore, nga të cilat së paku, në njërën nga gazetat që shtypen në gjuhën maqedonase dhe një në gazeta që shtypen në gjuhën e folur nga së paku 20% e qytetarëve që flasin gjuhë zyrtar tjetër, ndryshe nga maqedonishtja.

MINISTRIA E MBROJTJES

 

 

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail