KONKURS PUBLIK për punësimin e 3 (tre) këshilltarëve special në Kabinetin e ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kohë të caktuar

Sipas nenit 22, pika (1) artikulli 6, pika (5) dhe pika (8) nga Ligji për Nëpunës në Sektorin Publik („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/14, 199/14, 27/16, 35/18 dhe 198/18), dhe në pajtim me nenin 22 dhe nenin 23 nga Ligji për Marrëdhënie Pune (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 149/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16, 120/18 dhe 110/19), ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall:

KONKURS PUBLIK
për punësimin e 3 (tre ) këshilltarëve special në Kabinetin e ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kohë të caktuar

1. Ministria e Mbrojtjes ka nevojë për punësimin e 3 (tre) Këshilltarëve Special në Kabinetin e ministres së Mbrojtjes, si vijon.
- Këshilltarë Special i ministres për çështje politike;
- Këshilltarë Special për çështje politike;
- Këshilltarë Special për çështje nga fusha e politikës së jashtme.

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme në vijim:
- të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë,
- të kenë aftësi të veçantë shëndetësore, dhe
- me vendim gjykate mos t’ju jetë lëshuar dënim/ndalesë për kryerje të ndonjë profesioni, veprimtarie apo detyre.

Kandidatët, krahas kushteve të përgjithshme të parapara me ligj, gjithashtu duhet:
- të kenë kryer së paku arsimim e lartë VII/1 ose studime me 240 EKTS kredi;
- të kenë përvojë pune.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët plotësojnë kushtet e theksuara në konkursin publik.

Bashkë me aplikacionin, kandidatët duhet të dorëzojnë dëshmi për plotësimin e kushteve, qoftë në origjinal, ose kopje të noterizuara, si vijon:
- Dëshmi për shtetësi të Republikës së Maqedonisë,
- Dëshmi për aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës,
- Dëshmi se me vendim gjykate nuk iu është lëshuar aktgjykim për ndalesë të kryerjes së ndonjë profesioni, veprimtarie apo detyre,
- Vërtetim – Diplomë për shkallën e arsimit të kryer,
- Biografi të shkurtër,
- Letër motivimi.

Orari i kohës së punës:
- orë pune në një javë: 40,
- orari ditor i punës nga 07:30 – 08:30 deri 15:30 – 16:30,
- ditë punë: nga e hëna deri të premten.

Si kushte speciale për punën në kabinet parashihen: punë gjatë pushimeve të fundjavës, punë gjatë festave të caktuara me ligj, për kryerjen e punëve emergjente dhe të paanulueshme.

Shuma e parave në bazë të pagës neto është nga 35.000 denarë deri 50.000 denarë. Me kandidatët e përzgjedhur do të nënshkruhet kontratë pune për kohë të caktuar. Punësimi i këshilltarit zgjat më gjatë deri në mbarimin e mandatit të ministres së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Afati për dorëzimin e aplikacionit bashkë me dokumentet e nevojshme është 3 ditë pune përfshirë edhe ditën e shpalljes së konkursit.

Kushtet e theksuara në konkurs, kandidatët duhet t’i kenë plotësuar në momentin e aplikimit.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në afat prej 5 (pesë) ditëve pas mbarimit të afatit për aplikim, varësisht nga numri i kandidatëve të paraqitur.

Aplikacionet bashkë me dokumentet e nevojshme të dorëzohen në arkivin e Kabinetit të Ministres së Mbrojtjes, Rr.“Orce Nikolov” nr. 116, 1000 Shkup, me titull “për konkursin për këshilltarë special.”

Aplikacionet e dorëzuar përmes postës duhet të pranohen në arkivin e Kabinetit të Mbrojtjes jo më vonë se në ditën e mbarimit të afatit të konkursit publik.

Aplikacionet jo të kompletuara dhe jo të dorëzuara në kohë nuk do të merren në shqyrtim.

2. Procedura e punësimit e përmendur në pikën 1 të kësaj Shpallje kryhet nga Komisioni për Përzgjedhjen e Kandidatëve sipas Konkursit Publik.

3. Konkursi publik për punësim në vendin e caktuar të punës duhet të publikohet në së paku dy gazeta ditore, nga të cilat së paku, në njërën nga gazetat që botohen në gjuhën maqedonase dhe një në gazeta që botohen në gjuhën e folur nga së paku 20% e qytetarëve që flasin gjuhë zyrtare tjetër, ndryshe nga maqedonishtja.

MINISTRIA E MBROJTJES

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail