KONKURS PUBLIK për punësimin e 1 (një ) këshilltari special në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, për kohë të caktuar

Sipas nenit 22, pika (1) artikulli 6, pika (5) dhe pika (8) nga Ligji për Nëpunës në Sektorin Publik („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/14, 199/14, 27/16, 35/18 dhe 198/18), dhe në pajtim me nenin 22 nga Ligji për Marrëdhënie Pune (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 149/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16 dhe 120/18 ), ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë shpall:

KONKURS PUBLIK
për punësimin e 1 (një ) këshilltari special në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, për kohë të caktuar

1. Ministria e Mbrojtjes ka nevojë për punësimin e 1 (një) Këshilltari Special në Kabinetin e ministres së mbrojtjes.

Kandidati duhet të plotësojë kushtet në vijim:
Kushtet e përgjithshme:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë,
- të ketë aftësi të veçantë shëndetësore dhe fizike, dhe
- me vendim gjykate mos t’i jetë lëshuar aktgjykim për ndalesë të kryerjes së ndonjë profesioni, veprimtarie apo detyre.

Kandidati, krahas kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj, gjithashtu duhet:
- të ketë kryer së paku arsimim e lartë VII/1 ose studime me 240 EKTS kredi;
- të ketë përvojë pune.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët plotësojnë kushtet e theksuara në konkursin publik.
Bashkë me aplikacionin, kandidatët duhet të dorëzojnë dëshmi për plotësimin e kushteve, qoftë në origjinal, ose kopje të noterizuara, si vijon:
- Dëshmi për shtetësi të Republikës së Maqedonisë,
- Dëshmi për aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës,
- Dëshmi se me vendim gjykate nuk iu është lëshuar aktgjykim për ndalesë të kryerjes së ndonjë profesioni, veprimtarie apo detyre,
- Vërtetim – Diplomë për shkallën e arsimit të kryer,
- Biografi të shkurtër,
- Letër motivuese.

Orari i kohës së punës:
- orë pune në një javë: 40,
- orari ditor i punës nga 08:30 deri 16:30,
- ditë punë: nga e hëna deri të premten.
Si kushte speciale për punën në kabinet parashihen: punë gjatë pushimeve të fundjavës, punë gjatë festave të caktuara me ligj, për kryerjen e punëve emergjente dhe të paanulueshme.
Shuma e parave në bazë të pagës neto është nga 35.000 denarë deri 50.000 denarë.
Me kandidatin e përzgjedhur do të nënshkruhet kontratë pune për kohë të caktuar.
Punësimi zgjat më gjatë deri në mbarimin e mandatit të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë.
Afati për dorëzimin e aplikacionit bashkë me dokumentet e nevojshme është 3 ditë, llogaritur nga dita e dyte nga shpallja e konkursit (duke mos e llogaritur ditën e shpalljes). Kushtet e theksuara në konkurs, kandidatët duhet ti kenë plotësuar në momentin e aplikimit.
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në afat prej 5 ditëve pas mbarimit të afatit për aplikim, varësisht nga numri i kandidatëve të paraqitur.
Aplikacionet bashkë me dokumentet e nevojshme të dorëzohen në arkivin e Kabinetit të Ministres së Mbrojtjes, Rr.“Orce Nikolov” nr. 116, 1000 Shkup, me titull “për konkursin për këshilltar special.”
Aplikacionet e dorëzuar përmes postës duhet të pranohen në arkivin e Kabinetit të Mbrojtjes jo më vonë se në ditën e mbarimit të afatit të konkursit publik.
Aplikacionet jo të kompletuara dhe jo të dorëzuara në kohë nuk do të merren në shqyrtim.

2. Procedura e punësimit e përmendur në pikën 1 të kësaj Shpallje kryhet nga Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve sipas Konkursit Publik.

3. Konkursi publik për punësim në vendin e caktuar të punës duhet të publikohet në së paku dy gazeta ditore, nga të cilat së paku, në njërën nga gazetat që janë lëshuar në gjuhën maqedonase dhe një në gazeta që lëshohen në gjuhën e folur nga së paku 20% e qytetarëve që flasin gjuhë zyrtar tjetër, ndryshe nga maqedonishtja.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail