KONKURS për regjistrimin e studentëve/kadetëve për nevojat e Ministrisë së mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në ciklin e parë të studimeve në Akademinë Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski“ – Shkup për vitin akademik 2020/2021

Në bazë të nenit 21 paragrafi 1 nga Ligji për Akademinë Ushtarake („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 83/2009) dhe Dekretit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 44-3714/1 nga 05.05.2020 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.116/2020), Akademia Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski“ – Shkup publikon

K O N K U R S
për regjistrimin e studentëve/kadetëve për nevojat e Ministrisë së mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në ciklin e parë të studimeve në Akademinë Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski“ – Shkup për vitin akademik 2020/2021

Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” – Shkup shpall Konkurs për regjistrimin e  studentëve/kadetëve për nevojat e Ministrisë së mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në ciklin e parë të studimeve në Akademinë Ushtarake për 25 kandidatë.

Studimet e ciklit të parë të studimeve organizohen sipas programeve studimore të akredituara me ligj, normativa, standarde dhe metodologji të pranuara nga hapësira e vetme Evropiane për arsim të lartë, të vlerësuara me kredi sipas EKTS-së. Programet studimore të ciklit të parë të studimeve në Akademi përmbajnë 240 kredi dhe zgjasin katër vite. Çdo vit në programin studimor përmban 60 kredi.

TË DREJTË PJESËMARRJEJE NË KONKURS

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e përgjithshme:
-      të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
-      të kenë të mbaruar arsim të mesëm katërvjeçar;
-      mos të jenë më të moshuar se 21 vjeç në ditën e aplikimit dhe dorëzimit të dokumenteve dhe
-      të jenë të aftë psiko-fizikisht (vërtetohet përmes komisionit ushtarako-mjekësor).

Krahas kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet të përmbushin edhe kushtet e veçanta:
-      të mos të kenë marrë masë ndalese për kryerje të profesionit, aktivitetit apo detyrës;
-      të plotësojnë kriteret e sigurisë sipas Ligjit për Informata të Klasifikuara, që i vërteton shërbimi përkatës në Ministrinë e Mbrojtjes
-      me sukses të kenë kaluar testin për aftësi fizike me Test – program për kontrollimin e aftësive motorike të studentëve/kadetëve dhe të studentëve të programeve të akredituara studimore në ciklin e parë të studimeve në Akademi.

Kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut që kanë kryer arsimin e mesëm  në Republikën e Maqedonisë së Veriut apo një pjesë të arsimit të mesëm  jashtë shtetit, regjistrohen në kushte të barabarta dhe kritere të ciklit të parë të studimeve.

Gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për shkollim në Akademi mbahet llogari për përfaqësim përkatës dhe të drejtë të pjesëtarëve të bashkësive etnike dhe zhvillim të perspektivës gjinor, duke respektuar parimet e profesionalizmit dhe kompetencave.

Në pajtim me nenin 13 paragrafi (1) nga Ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurimit të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, fëmijët e pjesëtarit të vrarë apo të ndjerë të forcave të sigurimit dhe fëmijët e invalidit të luftës nga grupi I deri VII invaliditet të luftës do të kenë përparësi gjatë regjistrimit në shkollat e mesme shtetërore, me kusht që të plotësojnë minimum pikë të vërtetuara në Konkurs.

Në pajtim me nenin 13 paragrafi (2) nga Ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurimit të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, fëmijët e pjesëtarit të vrarë apo të ndjerë të forcave të sigurimit dhe fëmijët e invalidit të luftës nga grupi I deri VII invaliditet të luftës do të kenë përparësi gjatë regjistrimit në institucionet e larta arsimore pa pagesë të participimit, me kusht që të plotësojnë minimum pikë të vërtetuara në Konkurs, si dhe kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranim.

KRITERET E PËRZGJEDHJES PËR REGJISTRIM

Gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për regjistrim të ciklit të parë në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” – Shkup, vitin akademik 2020/2021 krahas kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta merren parasysh kriteret e mëposhtme:
-      suksesi përgjithshëm i kandidatëve në të gjitha lëndët të arritur në arsimin e mesëm;
-      suksesi nga provimi i realizuar pranues nga matematika;
-      suksesi i provimit të realizuar me shkrim nga gjuha angleze dhe
-      suksesi i arritur nga testi i aftësive fizike.

VLERËSIMI I SUKSESIT

Vlerësimi i kritereve shprehet me pikë.

Numri maksimal i pikëve që kandidati mund ta fitojë sipas të gjitha kritereve është 100 pikë.

Suksesi i përgjithshëm i kandidatëve në të gjitha lëndët, i arritur në arsimin e mesëm merr pjesë me më së shumti 60 pikë.

Në suksesin e përgjithshëm të arritur në arsimin e mesëm, si kriter për regjistrim, shtohet:
-      suksesi i provimit pranues nga lënda e matematikës, me më së shumti 15 pikë;
-      suksesi i provimit pranues nga gjuha angleze, me më së shumti 15 pikë;
-      suksesi nga kontrollimi i përgatitjes fizike vlerësohet me më së shumti 10 pikë.

Vlerësimi i suksesit në arsim të mesëm bëhet si vijon: mblidhen të gjitha notat e dëftesave nga të gjitha vitet, shuma e fituar ndahet nga numri i notave dhe kështu mesatarja e fituar shumëzohet me 12. Në këtë mënyrë mund të merren maksimum 60 pikë.

PROCEDURA PËR ZBATIMIN E KONKURSIT

Për realizimin e Konkursit për regjistrim në ciklin e parë të studimeve të Akademisë formohet komisioni i konkursit, komisioni për realizimin e provimit pranues nga lënda e matematikës dhe gjuhës angleze, komisioni për realizim të kontrollimit të përgatitjes fizike dhe komisioni për pranim të dokumenteve dhe për përpunimin e të dhënave.

Gjatë realizimit të provimit pranues, kandidatët duhet të kenë dokumente për përcaktim të identitetit (letërnjoftim ose pasaportë).

Para se të fillojë testimi i përgatitjes fizike bëhet vërtetimi i gjendjes psikofizike të kandidatëve. Ky testim ka karakter eliminues.

Aftësia psikofizike e kandidatëve përcaktohet me pasqyrë specialistike dhe notë nga komisioni mjekësor ushtarak.

Komisioni mjekësor ushtarak kryen kontrollim të aftësisë psikofizike në pajtim me Rregulloren për matjet për vlerësim të aftësisë së posaçme dhe shëndetësore dhe fizike për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Procedura për realizimin e testimit për përgatitje fizike përbëhet nga kontrolli i përgatitjes fizike në disiplinat e mëposhtme:

  Kërcim në largësi nga vendi Qëndrim në traversë Ushtrime barku Vrapim
  Meshkuj Femra Meshkuj Femra Meshkuj Femra Meshkuj 1600 m Femra
800 m
Pikë për minimum centimetra përsëritje Qëndrime në traversë /sek. ngritje minuta
  180 120 3 3 25 25 8,00 6,00

Kontrolli i përgatitjes fizike ka karakter eliminues dhe në procedurat e mëtejshme nuk renditen kandidatët të cilët nuk plotësojnë normat e parashikuara, apo ata të cilët nuk fitojnë së paku 50% të pikëve të parapara për secilën disiplinë veç e veç, gjegjësisht gjithsej 5 pikë nga 10 pikët e mundshme për të gjitha disiplinat.

Gjatë testimit të aftësive kandidatët duhet të kenë me vete dokumente për identifikim (letër njoftimi ose pasaportë). Renditjen e kandidatëve e bën Komisioni i Konkursit. Kushti për përzgjedhjen e kandidatëve për pranim në Akademi është të fitohen së paku 60  pikë, të marra nga të gjitha kriteret nga 100 pikë të mundshme. Në afat prej 24 orëve pas realizimit të kontrolleve të përgatitjes fizike, Komisioni i konkursit përpilon dhe publikon në tabelën për shpallje dhe në ueb faqen e Akademisë rang-listën preliminare të rezultateve të fituara për kandidatët për regjistrim në ciklin e parë të studimeve në Akademi. Në rang-listën preliminare theksohet numri i pikëve nga arsimi i mesëm (suksesi mesatar), numri i pikëve nga provimet e realizuara pranuese nga lënda e matematikës dhe gjuhës angleze, numri i pikëve nga kontrollimi i përgatitjes fizike dhe numri i përgjithshëm i pikëve për secilin kandidat.Në rang-listën preliminare, kandidati ka të drejtë të ankohet deri te Drejtoria e dekanatit të Akademisë pranë Komisionit të Konkursit brenda 24 orëve nga koha e publikimit të saj. Ankesa dorëzohet personalisht në lokalet e Akademisë ushtarake në Shkup në rr. “Vasko Karangeleski” pn ose në mënyrë elektronike deri te Akademia në postën elektronike: upisi_va@mod.gov.mk. Vendimet në lidhje me ankesat publikohen në tabelën për shpallje dhe në ueb faqen e Akademisë, në afat prej 24 orëve nga kalimi i afatit për parashtrim të ankesave.Vendimi i Drejtorisë së Akademisë në lidhje me ankesat është përfundimtare, pas së cilës Komisioni i konkursit e publikon rang-listën përfundimtare në tabelën për shpallje dhe ueb faqen e Akademisë. Në rast se nuk ka të dorëzuara ankesa, rang-lista preliminare bëhet përfundimtare pas kalimit të afatit për dorëzim të ankesave. Në rast se dy ose më shumë kandidatë kanë pikë të barabarta dhe nuk mund të bëhet përzgjedhja  e numrit të paraparë të kandidatëve për pranim na Akademi, përparësi në zgjedhje do të kenë kandidatët – fitues të çmimeve në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare në fusha të rëndësishme për programin përkatës studimor. Llojin dhe përshtatshmërinë çmimeve dhe mirënjohjeve e përcakton Komisioni i konkursit.Pas publikimit të rang-listës, këshilli mësimor-shkencor i Akademisë miraton propozim-mendim mbi të dhe të njëjtën ia dorëzon ministrit të mbrojtjes, i cili merr vendimin përfundimtar për pranimin e kandidatëve nga lista.

AFATET
Kandidatët e interesuar për pranim në Akademinë Ushtarake për vitin akademik 2020/2021 mund të aplikojnë në Akademinë ushtarake në Shkup në rr.”Vasko Karangeleski” pn ose në mënyrë elektronike në emailin: upisi_va@mod.gov.mk në afatin e parë regjistrues  në ditët 05, 06, dhe 07.08.2020, prej orës 08,30 deri në ora 16,30. Nëse në afatin e parë pranues nuk plotësohet numri i planifikuar i kandidatëve, Akademia Ushtarake do të organizojë një afat të dytë regjistrimi më datë  04.09.2020, në periudhë prej orës 08:30 deri 16:30 dhe nëse nuk pranohen kandidatë në numrin e planifikuar, Akademia ushtarake do të organizojë edhe afat të tretë regjistrues më datë 18.09.2020, në periudhën prej orës 08:30 deri 16:30.Pas përcaktimit të listave për paraqitje, kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit do të thirren për të testuar aftësitë psikofizike dhe gjendjen fizike dhe për dhënien e provimeve pranuese për matematike dhe gjuhë angleze..

DOKUMENTET PËR PARAQITJE NË KONKURS
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
-      Fletëparaqitje, që merret në Akademinë Ushtarake ose mund të shkarkohet nga linku në vijim: www.ma.edu.mk/?page_id=172;
-      dëftesa për të gjitha katër vitet e shkollës së mesme në origjinal;
-      diplomë për arsim të mesëm të mbaruar për kandidatët/nxënësit nga vitet përfundimtare të arsimit në vitin shkollor 2019/2020, gjegjësisht dokument për maturë shtetërore të mbaruar për kandidatët/nxënësit që e kanë dhënë maturën shtetërore në vitet e mëparshme mësimore;
-      certifikatë shtetësie;
-      certifikatë të lindjes;
-      vërtetim nga gjyqi përkatës se nuk është marrë masë sigurie si ndalesë për kryerje profesioni, veprimtarie ose detyre dhe
-      vërtetim nga mjeku amë për gjendjen e përgjithshme shëndetësore të kandidatit.

Kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë  së Veriut që arsimin e mesëm apo një pjesë të arsimit të mesëm e kanë përfunduar jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokument të lëshuar nga Ministria kompetente për nostrifikim të dëftesave për të gjitha vitet, për pjesën e viteve të mbaruara jashtë shtetit ose për diplomën e arsimit të mesëm të marrë jashtë vendit.Dokumente për aplikim në konkurs kandidatët duhet t’i dorëzojnë personalisht në Akademinë Ushtarake në Shkup, rr.Vasko Karangeleski “p.n ose në mënyrë elektronike deri te Akademia përmes e-mail adresës: upisi_va@mod.gov.mk.Kandidatë është i obliguar që të gjitha dokumentet e lartpërmendura në origjinal ti parashtrojë deri te Akademia ushtarake gjatë kohës së realizimit të kontrolleve/provimeve me shkrim në Akademinë ushtarake. Afati përfundimtar për parashtrimin e dokumentacionit origjinal është realizimi i kontrollit të përgatshmërisë fizike, që është kontrolli i fundit e cila do të realizohet me kandidatin, para publikimit të listës pre eliminuare.

SHKOLLIMI, TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E STUDENTËVE
Kandidatët të cilët janë paraqitur në ciklin e parë të studimeve për nevojat e Ministrisë së mbrojtjes, gjegjësisht të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve marrin statusin studentë/kadetë.Gjatë kohës së shkollimit studentëve/kadetëve u sigurohen: akomodim në internate, ushqim, uniforma, veshje të brendshme dhe mbathje, tekste shkollore dhe mjete të tjera si dhe pajisje ndihmëse të nevojshme për studime, pa kompensim, sigurim shëndetësor dhe invalidor, pagesa mujore për të mbuluar nevojat personale më elementare, shpenzime të rrugës për ardhje në Akademi dhe kthim në fillim dhe mbarim të çdo viti shkollor dhe gjatë pushimit shkollor, si dhe shpenzime rrugore për tu dërguar në praktikë nga Akademia ushtarake.Të drejtat dhe obligimet e posaçme mes studentëve/kadetëve dhe Akademisë ushtarake rregullohen me marrëveshje në pajtim me Ligjin për Akademi ushtarake dhe Statutin e Akademisë ushtarake.Pas përfundimit të shkollimit studentët/kadetët dalin me rangun nëntoger nga gjinia përkatëse dhe pranohen në shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në punë në Ministrinë e mbrojtjes.

Me respekt,
AKADEMIA USHTARAKE

 


facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail