KONKURS për regjistrimin e dëgjuesve për aftësim dhe përkryerje profesionale në gjininë e aviacionit në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski ”- Shkup, të individëve të cilët kanë të kryer ciklin e parë studimor për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut

MINISTRIA E MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
AKADEMIA USHTARAKE “GJENERAL MIHAILO APOSTOLLSKI”- SHKUP

Në bazë të nenit 25 paragrafi 1 të Ligjit për Akademinë ushtarake (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 83/2009), Akademia ushtarake në Shkup publikon

KONKURS
për regjistrimin e dëgjuesve për aftësim dhe përkryerje profesionale në gjininë e aviacionit në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski ”- Shkup, të individëve të cilët kanë të kryer ciklin e parë studimor për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Akademia ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” – Shkup (në tekstin e mëtutjeshëm: Akademia) publikon konkurs për pranimin e 8 (tetë) dëgjuesve për aftësim dhe përkryerje profesionale në gjininë e aviacionit për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtutjeshëm Ministria dhe Armata).Aftësimi dhe përkryerja profesionale në gjininë e aviacionit është me kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë muaj.

TË DREJTË PËR KONKURRIM NË KONKURS

Në konkurs mund të paraqiten kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të posaçme në vijim:

KUSHTET E PËRGJITHSHME
- të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- të kenë të kryer ciklin e parë studimor, gjegjësisht më së paku 180 kredi të arritura sipas EKTS (sipas programit studimor);
- mos të jenë më të moshuar se 28 (njëzetetetë) vjet në ditën e publikimit të konkursit;
- të kenë aftësi të mira psikofizike (e dëshmon komisioni ushtarak – mjekësor).

KUSHTET E POSAÇME
- ndaj tyre të mos jetë e shqiptuar masa e sigurisë, ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë dhe detyrës,
- t`i plotësojnë kriteret e sigurisë të parapara me Ligjin për klasifikim të informatave, të cilin e dëshmon organi kompetent në Ministrinë e Mbrojtjes.

Të drejtë konkurrimi kanë edhe kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët ciklin e parë studimor e kanë kryer jashtë vendit.
Kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët e kanë kryer ciklin e parë studimor jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokumentin për nostrifikimin e diplomës, të marrë jashtë vendit, e dhënë nga Ministria kompetente.

KRITERET PËR ZGJEDHJE DHE REGJISTRIM

Gjatë zgjedhjes për regjistrim të kandidatëve për aftësim dhe përkryerje profesionale në gjininë e aviacionit të kandidatëve të cilët kanë kryer ciklin e parë studimor për oficerë në gjininë e aviacionit për nevojat e Ministrisë dhe Armatës, përveç kushteve të përgjithshme dhe të posaçme, në rangimin fillestar, do të merret parasysh suksesi i përgjithshëm i kandidatëve i arritur gjatë ciklit të parë studimor dhe kontrolli i përgatitjes fizike.

Gjatë pranimit të kandidatëve për aftësim dhe përkryerje profesionale të cilët kanë kryer ciklin e parë studimor për nevojat e Ministrisë dhe Armatës, do të respektohet principi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive.

Pas rangimit të parë, kandidatët do të dërgohen në seleksionim të mëtutjeshëm.

Seleksionimi i mëtutjeshëm përbëhet nga kontrolle seleksionuese si në vijim:

- kontroll i njohjes së gjuhës angleze (të fituara minimum 70 pikë sipas American language course placement test – ALCPT test);
- kontroll- seleksionim në tokë;
- gjendje shëndetësore të veçantë, të cilën e dëshmon komisioni mjekësor kompetent për personelin e aviacionit;
- kontroll- seleksionim në ajër;

Të gjitha kontrollet seleksionuese kanë karakter eliminues. Kandidatët të cilët nuk do të kalojnë ndonjë nga kontrollet seleksionuese, e humbin të drejtën për pjesëmarrje në kontrollet tjera dhe në këtë mënyre e humbin statusin e kandidatit.

PROCEDURA PËR ZBATIMIN E KONKURSIT

Konkursin e zbaton Komisioni për konkurrim të cilin e formon dekani i Akademisë.
Aftësitë psikofizike të kandidatëve dëshmohen me kontrolle dhe vlerësime specialistike nga Komisioni ushtarak mjekësor në Qendrën ushtarake mjekësore në Shkup.
Pas marrjes së rezultateve nga Komisioni ushtarak mjekësor, kandidatët të cilët janë vlerësuar si të aftë psikofizikisht i nënshtrohen kontrollit për aftësi fizike.
Kontrolli për aftësi fizike kryhet sipas Test programit për kontroll të aftësive fizike.
Kontrolli për aftësi psikofizike dhe kontrolli për aftësi fizike kanë karakter eliminues.
Vlerësimi i suksesit në renditjen fillestare
Vlerësim i kritereve të suksesit të përgjithshëm dhe suksesit të arritur gjatë kontrollit të përgatitjes fizike shprehet në pikë.
Numri maksimal i pikëve të cilat mund ti fitojë një kandidat sipas kritereve të suksesit të përgjithshëm dhe suksesit të arritur gjatë kontrollit të përgatitjes fizike është 100 pikë.
Suksesi i përgjithshëm i kandidatëve i arritur gjatë ciklit të parë studimorë llogaritet më së shumti 80 pikë.
Gjatë kontrollit të përgatitjes fizike kandidatët duhet të kenë dokument për identifikim (letërnjoftim ose pasaportë).
Rangimin e kandidatëve e bën Komisioni për konkurrim.
Në afat prej 24 orëve pas realizimit të kontrollit të përgatitjes fizike, Komisioni për konkurrim përgatit dhe publikon në tabelën e shpalljeve dhe në ueb faqen e Akademisë http://www.ma.edu.mk/ një ranglistë preliminare të rezultateve të kandidatëve.
Në ranglistën preliminare tregohet numri i pikëve nga suksesi i përgjithshëm i kandidatëve i arritur gjatë ciklit të parë studimorë, numri i pikëve nga kontrolla e përgatitjes fizike dhe numri total i pikëve, për çdo kandidat.
Në afat prej 24 orëve nga publikimi i ranglistës preliminare, kandidatët kanë të drejtë ankese deri te Drejtoria e dekanatit të Akademisë nëpërmjet të komisionit për konkurrim.
Vendimet e mara nga ankesat e kandidatëve do të publikohen. në tabelën e shpalljeve dhe në ueb faqen e Akademisë http://www.ma.edu.mk/ në afat prej 24 orëve pas kalimit të afatit për parashtrimin e ankesave .
Vendimi i Drejtorisë së dekanatit për ankesat është përfundimtar.
Ranglista preliminare fillestare bëhet valide edhe pas kalimit të afatit për parashtrimin e ankesave.
Pas përfundimit të rangimit fillestar kandidatët vazhdojnë me kontrolle seleksionuese: për njohjen e gjuhës angleze, kontrollin – seleksionim në tokë, gjendjen shëndetësore të veçantë dhe kontrollin- seleksionim në ajër.
Pas përfundimit të secilit kontroll seleksionues komisioni i caktuar për kryerjen e kontrollit seleksionues, i dorëzon Komisionit për konkurrim listë të personave të cilët e kanë kaluar seleksionimin.
Në afat prej 24 orëve pas realizimit të secilit kontroll seleksionuese, Komisioni për konkurrim publikon në tabelën e shpalljeve dhe në ueb faqen e Akademisë http://www.ma.edu.mk/ listë të kandidatëve të cilët e kanë kaluar kontrollin.
Në secilën listë nga kontrolli seleksionuese, kandidatët kanë të drejtë ankese deri te Drejtoria e dekanatit të akademisë nëpërmjet Komisionit për konkurrim, në afat prej 24 orëve nga publikimi i listës.
Vendimet për ankesat publikohen në tabelën e shpalljeve e akademisë në afat prej 24 orëve pas kalimit të afatit për parashtrimin e ankesave.
Vendimi i Drejtorisë së Akademisë për ankesat është përfundimtar.
Listat e kontrolleve seleksionuese bëhen valide pas kalimit të afatit për parashtrimin e ankesave.
Pas publikimit të ranglistës përfundimtare Këshilli mësimor-shkencor i Akademisë përcjell propozimin për të njëjtën dhe ia dorëzon ministrit të Mbrojtjes, i cili bënë zgjedhjen e kandidatëve.

AFATET

Kandidatët e interesuar për regjistrim për aftësim dhe përkryerje profesionale në gjininë e aviacionit në Akademi, mund të dorëzojnë dokumentet e nevojshme për paraqitje nga dita e publikimit të konkursit deri më 01.08.2019.
Pas shqyrtimit të fletë paraqitjeve, kandidatët e paraqitur të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit do të ftohen për dëshmimin e aftësive psikofizike dhe përgatitjes fizike.

DOKUMENTET PËR PJESËMARRJE NË KONKURS

Kandidatët që konkurrojnë në Konkursin duhet të dorëzojnë këto dokumente:

• Fletëparaqitje (formular i plotësuar i cili merret në Akademi)
• Diplomë ose certifikatë për arsim të lartë të kryer
• Certifikatë e shtetësisë
• Certifikatë e lindjes
• Certifikatë nga gjykata kompetente se ndaj tyre nuk është shqiptuar masë e ndalesës së ushtrimit të profesionit, veprimtarisë dhe detyrës.
• Biografi e shkurtë (CV).

Kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët arsimit e lartë e kanë kryer jashtë vendit, duhet të dorëzojnë dokument të dhënë nga ministria kompetente për nostrifikimin e diplomës nga ministria përkatëse.
Dokumentet për paraqitje në konkurs kandidatët duhet t`i dorëzojnë personalisht në Akademinë ushtarake në Shkup, rr. “Vasko Karangelevski” pn.Shkup

SHKOLLIMI, TË DREJTAT DHE DETYRIMET E STUDENTËVE

Kandidatët e pranuar në Konkursin për aftësim dhe përkryerje profesionale në gjininë e aviacionit në Akademi për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës e fitojnë statusin e dëgjuesit.
Të drejtat e veçanta dhe detyrimet e dëgjuesve për oficerë në gjininë e aviacionit për nevojat e e Ministrisë dhe Armatës do të rregullohen me marrëveshje.
Pas përfundimit të aftësimit dhe përkryerjes profesionale dëgjuesit fitojnë gradë adekuate në gjininë e aviacionit dhe pranohen në shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht në punë në Ministri dhe Armatë.

Me respekt,
AKADEMIA USHTARAKE

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail