Zëvendësministri Maksuti në Konferencën e Ekspertëve për Komunikime Strategjike dhe Luftë Kundër Kërcënimeve Hibride

Zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti në kuadër të Konferencës së Ekspertëve për Komunikime Strategjike dhe Luftë Kundër Kërcënimeve Hibride e cila mbahet në Akademinë më të vjetër Ushtarake Teresiane në Vjenë, Austri mbajti një ligjëratë mbi këto tema me rëndësi kritike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Maksuti, para profesorëve dhe akademikëve të pranishëm, si dhe përfaqësuesve të ministrive të mbrojtjes të rajonit të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu u përqëndrua në numrin në rritje të dezinformatave me të cilat përballen vendet, si dhe për mënyrat e shpërndarjes së tyre, në mënyrë që të bëhet përcjellja e tyre me saktësi, në kohë dhe informim të qartë për qytetarët, që është një përparësi për Ministrinë dhe Qeverinë.

Maqedonia e Veriut me partnerët, dhe së shpejti edhe me aleatët e Aleancës së NATO-s zhvillon vazhdimisht aftësitë e saja në fushën e komunikimeve strategjike dhe luftën kundër kërcënimeve hibride, theksoi zëvendësministri.

Konferenca e ekspertëve është realizohet në bashkëorganizim të Ministrisë austriake të Mbrojtjes dhe QendrësFfinlandeze të Përsosmërisë, kushtuar luftës kundër kërcënimeve hibride.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail