Konfirmohet bashkëpunimi i shkëlqyer në mbrojtje me Austrinë – takim midis zëvendësministrit Maksuti me drejtorin për politikë mbrojtëse, gjeneral– major Johan Frank

Bashkëpunimi dypalësh në mbrojtje mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë është në një nivel jashtëzakonisht të lartë, konkluduan në takimin e sotëm në Ministri, zëvendësministri Bekim Maksuti dhe drejtori i Politikës së Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes së Austrisë, gjeneral-major Johan Frank.

Zëvendësministri Maksuti në kontekstin e anëtarësimit në NATO theksoi se procesi i ratifikimit të protokollit të pranimit shkon në një ritëm shumë të shpejtë dhe shprehu shpresën se Bashkimi Evropian do të marrë një vendim pozitiv për fillimin e negociatave të pranimit me vendin tonë, veçanërisht duke marrë parasysh progresin që është bërë në periudhën e kaluar.

„Austria është një nga vendet më të rëndësishme për ne dhe ju falënderojmë për të gjithë mbështetjen në procesin e reformës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes”, tha zëvendësministri në takim. Ai shtoi se reformat e mbrojtjes po lëvizin me një ritëm të shpejtë dhe se kjo është rezultat i mbështetjes nga partnerët dhe vendet mike, si Austria.

Gjenerali Frank përsëriti mbështetjen austriake për fillimin e bisedimeve të pranimit të vendit me Bashkimin Evropian dhe uroi arritjet e deritanishme, duke vënë në dukje se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës vendi tregoi një udhëheqje të fortë. Ai shfaqi shpresën se anëtarët e Bashkimit do të arrijnë një konsensus mbi hapjen e negociatave të pranimit me Republikën e Maqedonisë Veriore.

Delegacioni i udhëhequr nga gjenerali Frank qëndron në vendin tonë, si pjesë e konsultimeve bilaterale dypalëshe të politikës së mbrojtjes. Plani për bashkëpunim bilateral të mbrojtjes për vitin 2019 përfshin gjithsej 22 aktivitete, duke u fokusuar në bashkëpunimin e akademive ushtarake dhe forcave speciale.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail