Zëvendësministri Maksuti pjesë e aksionit humanitar të Ambasadës së SHBA-së me rastin e përvjetorit përkujtimor të ngjarjeve të 11 Shtatorit

Zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti sot së bashku me pjesëtarë të Armatës morrën pjesë në një aksion për dhurimin e gjakut dhe dhurimin e ushqimit për të shënuar Ditën Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit dhe Institutin e Transfuziologjisë.

Dita Kombëtare e Shërbimit dhe Përkujtimit filloi të shënohet në vitin 2002 përmes veprimeve bamirëse për të treguar respekt për viktimat, të mbijetuarit dhe të gjithë ata që ndihmuan të merreshin me pasojat nga sulmet e 11 shtatorit. Eventi i këtij viti organizohet nga Programi Federal i Grave i Ambasadës së SHBA-së.

Këtë vit u nderuan gratë përgjegjëse për ndërhyrjen e shpejtë në sulmet e 11 shtatorit.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail