Hapet ekspozita ” Marshi Përkujtimor nga Manastiri në Selanik pranë llogoreve të Luftës së Parë Botërore

„Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mund të mësojmë shumë prej saj. Ajo që mund të bëjmë është të ndikojmë në të tashmen me një qasje dhe pamje të ndryshme ndaj botës përreth nesh dhe të formojmë të ardhmen tonë përmes miqësisë, partneritetit dhe bashkëpunimit.” tha zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani në fjalimin e tij në hapjen e ekspozitës së fotografive “Marshi Përkujtimor nga Manastiri në Selanik pranë hendeqeve të Luftës së Parë Botërore” dhe promovimi i broshurës “Fronti në Luftën e Parë Botërore, dikur dhe sot” në Muzeun Ushtarak ku morrën pjesë zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral majori Azim Nuredin dhe zëvendës ambasadori i Republikës së Francës, Stanislas Mrozek.

Ai shtoi se duke mësuar nga e kaluara mund të ndikojmë në të mirën e përbashkët të të gjithëve dhe në një të ardhme të ndritur paqësore për njerëzimin, ku një nga një ne shtrëngojmë duart dhe nuk bëjmë luftë por dialog kulturor për të promovuar mirëqenien e përgjithshme.

Hasani në emër të ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska përshëndeti të pranishmit dhe tha: “Ministria e Mbrojtjes përmes Muzeut Ushtarak i kushton vëmendje të veçantë promovimit të trashëgimisë kulturore që dëshmon për të kaluarën tonë në të cilën kemi kaluar nëpër shumë momente të ndritshme prej të cilave janë krenarë, por dhe përmes shumë vuajtjeve dhe sfidave, në kohëra mizore të luftës në shumë ngjarje ushtarake vendore dhe rajonale, dhe veçanërisht gjatë dy luftërave botërore që prekën të gjithë Evropën dhe botën në përgjithësi. Është fakt që ne nuk ishim vetëm si në të mirë ashtu dhe në të keqe, por një realitet edhe më i ndritshëm është se ne edhe sot nuk jemi vetëm.”

Zëvendës Ambasadori i Republikës së Francës, Stanislas Mrozek, gjithashtu foli në hapje, duke theksuar se trashëgimia e Luftës së Parë Botërore në frontin maqedonas vendos një vulë të fortë marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Francës dhe që falë bashkëpunimit të ministrive të mbrojtjes dhe kulturës, organizatës ALDA, ambasadës dhe instituti Francez në Shkup kjo trashëgimi është ruajtur dhe valorizuar.

Ekspozita “Marshi Përkujtimor nga Manastiri në Selanik pranë hendeqeve të Luftës së Parë Botërore” do të jetë e vendosur në tridhjetë ditët e ardhshme.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail