Shekerinska përfundon vizitën në Uashington: Kemi marrë mesazhe të forta mbështetjeje dhe urime për lidershipin, vazhdon partneriteti me SHBA

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska përfundoi vizitën e saj në Uashington. Në ditën e fundit të vizitës, ajo pati takime me kongresmenët Mike Turner dhe Adam Smith, ku u përsëritën mesazhet e mbështetjes për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe urimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes që paraqiste pengesë në rrugën drejt Aleancës. U konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dypalësh në mbrojtje midis dy vendeve, që me pozicionin e ri të Maqedonisë Veriore në NATO do të intensifikohet.

Shekarinska gjithashtu foli me kongresmenët për nevojën e përshpejtimit të ratifikimit të Protokollit për Anëtarësim, sa më shpejt që të jetë e mundur për të përfunduar me sukses procesin e anëtarësimit të Maqedonisë Veriore si anëtare e 30-të i e NATO-s. Është e rëndësishme jo vetëm për vendin tonë, por për sigurinë e të gjithë rajonit dhe do të përhap mesazhin në të gjithë Ballkanin – se me bashkëpunim dhe zgjidhje të problemeve, prosperiteti është i garantuar – tha ministrja.

Të njëjtin mesazh mbështetjeje Shekerinska gjithashtu e ndau edhe në takimin me Heather Conley dhe profesorë dhe ekspertë të SHBA-së me ndikim në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), në një takim me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI) me Presidentin Daniel Twining, dhe takimin me Presidentin e Institutit Demokratik (NDI), Derek Mitchell.

- Mbarojmë vizitën tonë në Uashington. Pas takimit me sekretarin amerikan të mbrojtjes Shanahan, takimet në Pentagon, në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë, si dhe shumë takime në Senatin dhe Kongresin e SHBA-së. Në të gjitha takimet, dërguam të njëjtin mesazh – sa më shpejtë të ratifikohet Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO. Morrëm mesazhe të forta mbështetjeje dhe urime për udhëheqjen, guximin, vendosmërinë, për zgjidhjen e problemeve dhe për kthim në të ardhmen. Partneriteti ynë me SHBA vazhdon dhe kjo do të mbetet një plus për stabilitetin tonë, për qëllimet tona strategjike, por edhe për ekonominë tonë – u shpreh ministrja.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail