Njohje me pasurinë kulturoro-historike – pjesë e ,,Kampusit Veror 2014”

Në kuadër të fazës së katërt, pjesëmarrësit e ,,Kampusit Veror 2014” të këtij viti, patën mundësi të njihen me pasurin kulturore dhe historike të Republikës së Maqedonisë, dhe njëkohësisht të njihen edhe më mirë mes veti dhe të krijojnë miqësi të reja.

Gjegjësisht, si pjesë e një ekskurzioni të organizuar, pjesëmarrësit e vizituan Manastirin, ku kishin mundësinë të njihen me një pjesë nga oferta kulturore-historike e këtij vendi. Ata e vizituan muzeun e Mustafa Kemal Ataturkut, ndërsa kohën e tyre të lirë e plotësuan edhe me një shëtitje nëpër Sokakun e Gjërë të famshëm.

Turma vazhdoi në „perlën e Ballkanit“, Ohër, ku në një darkë solemne, pjesëmarrës ishte edhe dekani i Akademisë Ushtarake, kolonel Dr. Orce Popovski, me çka pjesëmarrësit përmes një shëtitjeje në mbrëmje përgjatë qytetit patën mundësi të njihen edhe me traditën e gjatë të Maqedonisë dhe bukuritë e vendit.

Ditën tjetër, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, si dhe atashetë mbrojtës të Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, Beograd dhe Sarajevë, së bashku me dekanin e Akademisë Ushtarake, pas shëtitjes në pjesën e vjetër të qytetit, kështjellën e Samuilit dhe kompleksin e kishës ,,Shën Jovan Kaneo” shprehën kënaqësi të madhe nga organizimi i kampusit dhe porositën që në të ardhmen të organizohen aktivitete të njejta apo të ngjashme si kjo.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail