Filloi vlerësimi i ,,Regjimentit të mesëm të deklaruar nga Grupi luftarak dhe departamentit ANBK të Bashkimit Evropian“

Filloi vlerësimi i NATO-s Niveli 2 i regjimentit të deklaruar të mesëm nga Grupi i Batalionit të Bashkimit Evropian (EU GB II/2012) dhe i departamentit ANBK nga përbërja  bpkm1.sipas konceptit për aftësi operative.

Vlerësimi i NATO-s Niveli 2 i njësitit filloi më 19.05.2012 në kazermën ,,Çede Filipovski-Dame“ në Kërçovë. Në dy ditët e ardhshme, sipas konceptit për aftësi operative (AOP) të NATO-s, do të vlerësohet trajnimi, aftësia operative dhe gatishmëria luftarake e njëcive të vlerësuara.

Sipas dinamikës së punës, pjesa e parë e vlerësimit të regjimenti EU BG II/2012 dhe departamenti ANBK filloi me lëshimin e Urdhërit paralajmërues, informim i  komandirit të regjimentit për gatishmërinë e regjimentit, pas çka vijoi renditja e njësiteve me armatim të plotë, teknikë luftarake, mjetet dhe pajisjet materialo-teknike me të cilat disponon regjimenti. Sipas skenarit, regjimenti EU BGII/2012 morri për detyrë të kryej marshim drejt PU,,Krivollak “, ku gjatë marshit kolona u ballafaqua me incidente të ndryshme, ndërsa pas arritjes në PU „Krivolak“ vendosi bazë.

Në pajtim me planin dhe skenarin për kryerjen e stërvitjes gjatë ditës së sotme regjimenti këmbësorik është paraparë të realizojë aktivitetet që vijojnë: postblloqe rrugore dhe demonstrata, sigurim të bazës, kontrolli i turmës, procedura gjatë sulmit këmbësorik, evakuim mjekësor dhe patrullim mobil. Vlerësimin e dy njësiteve do ta kryejnë ekipe të përbashkëta të NATO-s dhe ARM-së.

Nesër, në kuadër të stërvitjes, përveç vazhdimit të aktiviteteve për vlerësim të njësiteve, do të mbahet edhe ceremoni që shënon hapjen e stërvitjes “SHIGJETA E GJATË KOOPERATIVE / LANSER 2012”-“COOPERATIVE LONGBOË/LANCER 2012”, ku përveç pjesëtarrëve të ARM-së do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga 15 armata të shteteve anëtare të NATO-s dhe Partneritetit për paqë (PpQ).

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail