Fillon jubileu i dhjetë i “Kampusit Veror”

Njëqind e njëzet kadetë dhe studentë nga Maqedonia e Veriut dhe 11 vende partnere dhe miqësore do të marrin pjesë në Kampusin e 10-të Veror të organizuar nga Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” nga sot në poligonin “Krivollak” dhe qendrën e trajnimit “Pepelishtë”.

Në hapjen e kampusit, Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti theksoi se ky është një projekt unik që u mundëson kadetëve dhe studentëve të shumë vendeve të shkëmbejnë përvoja, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të fitojnë miqësi të reja.

Zëvendësministri Maksuti tha se ky jubile kampusi, i dhjeti radhazi, realizohet në vitin në të cilin vendi ynë do të përmbushë qëllimin e saj strategjik – anëtarësimin në NATO.

„Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e plotë e NATO-s dhe kadetët nga Ushtria jonë shumë shpejt miqtë e tyre nga vendet anëtare të Aleancës do të jenë në gjendje ti quajnë jo vetëm partnerë, por edhe aleatë,” tha Maksuti. Ai u tha kadetëve dhe studentëve të vendit tonë të jenë krenarë për këtë arritje dhe të motivuar që të japin më të mirën prej vetvetes.

Maksuti theksoi se të gjitha njohuritë e fituara, aftësitë udhëheqëse, kreativiteti, guximi, etika dhe integriteti janë aftësitë dhe vlerat që çdo oficer dhe kadet duhet ti posedojë, si oficerë të ardhshëm, do të fitojnë këto aftësi dhe vlera në Kampusin Veror.

Mitko Bogdanovski, prodekan në Akademinë Ushtarake tha se numri i madh i aktiviteteve dhe programi i pasur në kampus është rezultat i përvojës shumëvjeçare dhe realizimit të suksesshëm të këtij Kampus, i cili deri është vizituar nga mbi 1600 kadetë dhe studentë nga mbi njëzet vende.

„Misioni ynë kryesor është krijimi i një rrjeti të fortë midis zyrtarëve të ardhshëm dhe ti përgatitim ata për ndërveprim dhe bashkëpunim në të ardhmen, si dhe për të arritur një nivel të lartë shkëmbimi kulturor, duke kontribuar kështu në paqen dhe sigurinë globale”, tha Bogdanovski.

Këtë vit, pjesëmarrësit në Kampus janë kadetë dhe studentë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, SHBA, Shqipëria, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Gjermania, Kroacia, Republika Çeke dhe Norvegjia.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail