Shekerinska: Lajm i shkëlqyer për Armatën – Personeli ushtarak dhe ai civil do të fitojnë nga 7 mijë denarë për kompensim për jetesë

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot dha deklaratë për media ku njoftoi për dobinë e re të cilën do ta fitojnë pjesëtarët e Armatës, personat e unifomuar dhe civil. Ajo theksoi se Qeveria ka sjellë vendim për ndryshim të Ligjit për Shërbim në Armatë me të cilin rreth 6.000 pjesëtarë të Armatës do të fitojnë kompensim mujor prej rreth 7000 denarë për të ashtuquajturën kompensim me të cilin do të ndihmohet çështja e tyre e jetesës.

„Zgjidhja e re parasheh shfrytëzim absolute për të drejtë kompensimi pavarësisht a shfrytëzon shfrytëzuesi transport të organizuar apo jo, pavarësisht se ku punon dhe ku jeton. Deri tani ky kompensim banimi apo qiramarjeje është marrë nga rreth 1.200 pjesëtarë të Armatës. Me zgjidhjen e re ligjore të gjithë pjesëtarët e Armatës, personel ushtarak dhe civil, përveç atyre që kanë fituar banesa nga ish AJP, që më vonë mund ta blejnë, do ta fitojë mundësinë të shfrytëzojë mjete kompensimi për banim dhe ky kompensim do të jetë diku rreth 7000 denarë në muaj” tha Shekerinska.

Ministrja shtoi se kjo shumë do të mbështesë buxhetet familjare të mbi 6000 familjeve në vendin tonë.

„Gjashtë mijë familje do të ndjejnë dobinë nga kjo masë qeveritare, porn ë të njëjtën kohë të gjithë pjesëtarët e Armatës do të mund të shfrytëzojnë këtë të drejtë shumë lehtë dhe të gjithë do të kenë kushte më të mira për për jetesë dhe për punë. Masa të cilën e promovojmë sot dhe masa për të cilën tashmë disa muaj diskutojmë me pjesëtarët e Armatës ështëe thjeshtë, reale, e realizueshme dhe e përhershme, si dhe shumë e drejtëpërdrejtë me një numër konkret, me shumë konkrete ndikon në kushte më të mira për punë dhe standard më të lartë jetese për të gjithë pjesëtarët e Armatës.” tha ministrja Shekerinska.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail