Përgjigje e madhe e pjesëtarëve të Armatës për dhurimin e jashtëzakonshëm vullnetar të gjakut në kazermat “Ilinden“

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot vizitoi pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët vullnetarisht marrin pjesë në aksionin e jashtëzakonshëm të dhurimit të gjakut në kazermat “Ilinden”, të organizuar për shkak të nevojës së së paraqitur në Institutin e Transfuziologjisë.

Në këtë aksion humanitar dhuruan gjak pjesëtarët e të gjitha komandave dhe njësive të Armatës të vendosura në Kazermat e Ilindenit, përfshirë pjesëtarët e Batalionit të Renxherëve, Batalionit për Qëllime Speciale, Policisë Ushtarake, Gardës së Armatës dhe të Bazës Logjistike.

Gjatë vizitës, ministrja tha se akti i dhurimit të gjakut është akti më njerëzor që çdokush mund të bëjë dhe se si shumë herë më parë, pjesëtarët e Armatës gjithmonë, pa përjashtim, janë përgjigjur çdo nevoje të qytetarëve.

Një aksion i këtillë i dhurimit të gjakut do të organizohet më 20 të këtij muaji në Komandën për Trajnime dhe Doktrina në Veles dhe në fund të muajit në kazermat “Strasho Pinxhur” në Petrovec. Gjatë dhurimit të gjakut nga Armata i kushtohet vëmendje kërkesës nga spitali “8. Shtatori ”për sigurimin e grupeve deficitare të gjakut për të cilat është bërë kërkesë nga ky spital.

Për humanizmin e demonstruar dhe gatishmërinë për të ndihmuar, Kryqi i Kuq dha shënja dhe falënderime për pjesëtarët e Armatës me 5, 10 dhe 25 dhurime gjaku. Midis tyre është Zoran Kolevski, rreshter i lartë klasës së I-rë, i cili sot dhuroi gjak për të 44 herë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail