Ndërveprim i lartë dhe demonstrimi i aftësive dhe shkathtësive të zhvilluara – Ditë e hapur e stërvitjes “Goditja Vendimtare“

Operacione ofenzive të grupit të batalionit këmbësorik të Armatës, së bashku me pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Pensilavanisë nga SHBA-ja, fluturake të Armatës, si dhe avion “B-52” i forcave të armatosura të SHBA-së, mund të vëreheshin sot në Ditën e Mysafirëve të Shquar në stërvitjen “Goditja Vendimtare” e cila përfshinë mbi 2.700 pjesëtarë të armatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Shqipërisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Lituanisë, ndërsa do të realizohet deri më 09 korrik në poligonin “Krivollak”.

Kryetari dhe njëherit komandanti suprem, Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerniska dhe u.d ambasadorja e SHBA-së, Mikaella Shfajcer Bllum, ngelën të impresionuar nga demonstrimi aleatë, nga gatishmëria e lartë, nga kapaciteti i ushtarëve nga vendet pjesëmarrëse, si dhe nga kapacitetet e poligonit “Krivollak”.

„Stërvitja e sotme dëshmoi se pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë në të njejtin nivel profesional me armatat tjera në Aleancë ku për të satën herë dëshmojnë se janë në vërtetë të denjë të na përfaqësojnë në të gjitha misionet nëpër botë ku mbrohet siguria dhe paqa golbale dhe se janë dëshmia më e mirë se vendi ynë duhet të bëhet anëtare e Aleancës sa më shpejtë që është e mundur”, tha kryetari Pendarovski. Ai shtoi se me zhvillimin e kësaj stërvitjeje, poligoni “Krivollak” është edhe definitivisht i pranuar si njëri ndër poligonët më të mirë ushtarak në Evropën Juglindore, ku njëherit hapen dyert për përdorim më të shpeshtë të tij nga ana e aleatëve tanë të NATO-s gjatë periudhës vijuese.

Kryeministri Zaev theksoi se është krenarë me pjesëtarët e Armatës sonë, për shkathtësitë e demonstruara dhe për të gjithë atë që deri më tani u demonstrua në këtë stërvitje. “Treguam dhe dëshmuam unitet dhe barazi me aleatët tanë, me vendet anëtare të NATO-s. Jam krenarë me ushtrinë tonë sepse demonstroi sot para nesh, gatishmëri të njejtë në aktivitetet stërvitore. Jam krenarë me të gjithë ushtarët tanë për faktin se kanë dëshirë të përsosen dhe të përparojnë e avancohen”, tha kryeministri.

„ Republika e Maqedonisë së Veriut së shpejti do të bëhet anëtare e 30. e Aleancës së NATO-s. Kjo nuk do të thotë që vetëm do të ulemi në tavolinën e njejtë, por do të zhvillojmë stërvitje të përbashkëta, trajnime, pjesëmarrje të përbashkët në operacione me të cilat garantohet paqa jonë dhe ajo botërore. Ne sot këtu, të gjithë skeptikëve u treguam se Maqedonia e Veriut ka çfarë ti ofrojë Aleancës – posedon ushtarë dhe oficer të stërvitur dhe profesional dhe NATO-s mund t’i ofrojë një poligon të shkëlqyer ushtarak siç është ky në Krivollak, ku e dëshmoi kapacitetin dhe potencialin e tij”, tha ministrja Shekerinska.

Ministra komplementoi mijëra ushtarët dhe oficerët të cilët më tepër se një muaj punojnë me përkushtim, si pjesë e stërvitjes, por ajo i falenderoi edhe qindra oficerë të cilët pothuajse se për dy vite me rradhë punuan në planifikimin e stërvitjes “Goditja Vendimtare”

Do të jemi pjesë e NATO-s, sot dëshmuam se e meritojmë këtë. Së bashku jemi më të fortë”, përfundoi ministrja
Ushtruesja e detyrës, amabsadorja e SHBA-së, Mikaela Shvajzer Bllum, tha se stërvitja “Goditja Vendimtare” dëshmon se “ushtritë tona mund të komunikojnë dhe të punojnë së bashku, ata e fuqizojnë lidhjen tonë të ngushtë dhe të gjithë neve na bëjnë më të sigurtë”.

„Goditja Vendimtare” është një shembull i mirfilltë për atë se si forcat e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të gatshme të punojnë me forcat ushtarake aleate të NATO-s për zgjidhjen e kërcënimve vijuese. Kjo gjithashtu është një dëshmi se Republika e Maqedonisë së Veriut do të kontribuojë në kuadër të Aleancës”, tha Shfajcer Bllum. Ajo njëherit theksoi se ushtarët amerikanë vlerësojnë mundësinë për të punuar me kolegët e tyre nga Maqedonia e Veriut dhe u falenderua për organizimin dhe planifikimin e stërvitjes.

Ditën e Mysafirëve të Shquar e hapën shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Vasko Gjurçinovski, komandanti i Komandës së Bashkuar Operative, gjenerali Pavle Arsoski dhe drejtori i stërvitjes, nënkoloneli Igor Manasovski.

Në Ditën e Mysafirëve të Shquar në poligonin ushtarak “Krivollak” të pranishëm ishin edhe zëvendës kryeministri Bujar Osmani, ministrat Oliver Spasovski, Dragan Tevdovski dhe Lubço Nikollovski, zëvendës ministri i punëve të jashtme Andrej Zhernovski, përfaqësues të lartë civil dhe ushtarak të forcave të armatosura dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Shqipërisë, Greqisë, dhe NATO-s, si dhe ambasadorë dhe atashe ushtarak të akredituar në vendin tonë

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail