Shekerinska: Poligoni Ushtarak Krivollak do të jetë poligoni më i mirë për stërvitje i NATO-s në kontinentin Evropian

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, nënkolonel Vasko Gjurçinovski, së bashku me Shefin e Zyrës për Bashkëpunim të Mbrojtjes në Ambasadën Amerikane, nënkolonel Den Majeda, inspektuan sot aktivitetet e ndërtimit të poligonit Krivollak ku Batalioni Inxhinierik i Armatës rindërton infrastrukturën rrugore dhe hap rrugë të reja.
„Poligoni Ushtarak Krivollak është një burim i shkëlqyeshëm për Armatën tonë, por poligoni ushtarak i Krivollakut do të jetë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm për Aleancën e NATO-s. Me investimet që ne po bëjmë tashmë, me modernizimin që po planifikojmë me forcat tona dhe me mbështetjen e ushtrisë amerikane, jam e bindur që poligoni ushtarak Krivollak do të jetë terreni më i mirë për stërvitjet e NATO-s në kontinentin Evropian”, tha ministrja Shekerinska dhe shtoi se ky polygon stërvitës jep përgjigjen për atë se çka mund t’i ofrojë vendi ynë Aleancës së NATO-s.

„Ne tregojmë se sa të rëndësishëm janë njësitë inxhinierike brenda Armatës, të cilët praktikisht, në bazë të forcave të tyre, arrijnë të ndërtojnë infrastrukturë në Krivollak. Me këtë infrastrukturë, ne do të rrisim lëvizshmërinë brenda poligonit, por gjithashtu do të rrisim kapacitetin për kryerjen e stërvitjeve që me të vërtetë do të jenë në një nivel që vendet e tjera nuk e kanë dhe nuk mund t’ia lejojnë vetes. Unë pres që ky të jetë një burim për Armatën tonë, do të jetë një burim për NATO-n, por gjithashtu do të jetë një burim për zhvillimin lokal sepse me mundësinë për të kryer stërvitje të shkëlqyera këtu do të kemi më shumë konsum dhe më shumë interes nga më shumë ushtri të NATO-s.

Ministrja Shekerinska uroi pjesëtarët e njësive inxhinierike të cilët me mekanizimin e ri i realizuan shpejt detyrat. Se sa modernizimi rrit kapacitetin e poligonit ushtarak të Krivollakut do të shihet vitin e ardhshëm kur një pjesë e stërvitjes më të madhe në Evropë “Defender” do të realizohet në vendin tonë me pjesëmarrjen e ushtrive aleate – tha Shekerinska.
„Mendoj se kjo tregon aftësinë e Armatës sonë dhe nuk është rastësi që ajo tashmë është një ushtri e NATO-s”.

Komandanti i Batalionit të Inxhinierisë nënkolonel Tome Peev tha se batalioni ka punuar për 30 ditë për ndërtimin e një infrastructure të re dhe rikonstruksionin e infrastrukturës ekzistuese të PU Krivollak në mënyrë që të sigurojë një sistem anashkalimi rreth perimetrit të kufirit të PU Krivollak dhe lidhje të brendshme në gjatësi prej 75 km.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail