Departamenti i Shtetit i SHBA miratoi prokurimin e automjeteve të blinduara të lehta STRYKER për Armatën e Maqedonisë së Veriut

Ju njoftojmë se Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka miratuar prokurimin e 54 automjeteve të blinduara të lehta të tipit “STRYKER” nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për nevojat lidhur me modernizimin e Armatës maqedonase në përputhje me standardet e NATO-s.

Prokurimi në vlerën totale prej rreth 210 milion dollarë është vazhdim i projektit shumëvjeçar tashmë të filluar (2019-2024) për prokurimin e Automjeteve të Lehta të Blinduara (ALB) si projekti kryesor në Planin Afatgjatë për Zhvillimin e Kapaciteteve të Mbrojtjes (PAZHKM) për modernizimin dhe pajisimin e Armatës.

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, projekti zbatohet si një projekt shumë-vjeçar në bashkëpunim me Qeverinë e SHBA-së duke përdorur programin Foreign Military Sales (FMS), gjatë së cilit shfrytëzohen amerikane ERIP, CRIFF dhe programi 333 me çka pjesmarrja e qeverisë amerikane do të jetë rreth 20-25% e shumës totale.

Projekti zbatohet si një marrëveshje “Qeveri me Qeveri” me Qeverinë e SHBA dhe përfshin prokurimin nga dy kompani amerikane ushtarake me reputacion të, “Oshkosh Defense” dhe “General Dynamics Land Systems”. Prokurimi i platformës JLTV nga kompania “Oshkosh Defense” tashmë është duke u zhvilluar dhe deri më tani janë përfunduar të gjitha aranzhimet për prokurimin e rreth 40 automjeteve nga kjo kompani.

Me shpalljen e vendimit të Kongresit Amerikan për të aprovuar përfundimin e kontratës së prokurimit për ALB “STRYKER” nga kompania “General Dynamics Land Systems” i gjithë projektit për pajisjen me ALB hyn në fazën përfundimtare të kompletimit. Sipas PAZHKM dhe fondeve të parashikuara të buxhetit kombëtar, është planifikuar të prokurohen rreth 20 automjete “STRYKER” në fazën e parë. Dorëzimi i automjeteve pritet të fillojë në vitin 2022.

Realizimi i këtij projekti për pajisjen dhe modernizimin e Armatës, përveç plotësimit të kërkesave për interoperabilitet që dalin nga pakoja e qëllimeve të aftësive të NATO-s, i mundëson Republikës së Maqedonisë së Veriut të hartojë dhe mbrojë interesat e saj jetike dhe kombëtare.

Në deklaratën nga Agjencia e Bashkëpunimit e Mbrojtjes e SHBA thuhet se prokurimi i propozuar “do të përmirësonte sigurinë e aleatit të NATO-s, një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë, gjegjësisht do të përmirësojë kapacitet e Maqedonisë së Veriut për t’iu përgjigjur kërcënimeve aktuale dhe të ardhshme” duke rritur aftësitë opertive, disponueshmërinë e forcës dhe rritjen e bashkëpunimit ushtarak”.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail