Koncerti tradicional i vitit të ri i orkestratave ushtarake këtë vit edhe me karakter humanitar

Orkestra Ushtarake e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, orkestrat e ushtrive të partnerëve tanë dhe së shpejti aleatë në Aleancë, Kroacisë dhe Shqipërisë mbajtën një koncert tradicional të Vitit të Ri në Shtëpinë e Armatës të hënën ku interpretuan pjesë muzikore nga kompozitorë me renome botërore.

Këtë vit, koncerti filloi me një heshtje një minutëshe në kujtim të atyre që u vranë në tërmetin e fundit katastrofik në Shqipëri, dhe i njëjti ishte edhe i një natyre humanitare, me çrast të pranishmit kishin mundësi për të dhuruar fonde për të prekurit nga katastrofa.

Në koncert morën pjesë zyrtarë të lartë të shtetit dhe ushtarak të kryesuar nga Presidenti Pendarovski, ndërsa e pranishme ishte edhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Kryeministri Zoran Zaev në hapjen e koncertit theksoi se imazhi i pjesëtarëve të tre ushtrive u bashkua si një emocion i zgjuar, veçanërisht duke marrë parasysh që 16 vjet më parë, pikërisht këto tre vende në Kartën e Adriatikut ia dhanë dorën njëri tjetrit dhe vendosën që bashkë të hapërojnë drejt Aleancës.

„Rruga drejt aleancës për Maqedoninë Veriore ishte pak më e gjatë, por bashkëpunimi, mbështetja që ne i kishim dhënë njëri-tjetrit asnjëherë nuk ka munguar. Kjo është e dukshme edhe sot, kur përfundimisht jemi duke përmbushur qëllimin tonë – të tre vendet, së bashku, më të fortë, aleatë në Aleancën e NATO-s,” tha kryeministri.

Kryeministri vuri në dukje se ky vit është historik për ne, dhe se me koncertin e titulluar “Zërat e bashkëpunimit, zërat e Aleancës”, ne shënojmë disa data të rëndësishme për vendin që na çuan dhe na çojnë në NATO – 6 shkurt, kur u nënshkrua Protokolli i Aderimit, dy ditë më vonë kur u miratua ratifikimi i parë, pjesëmarrja e parë e ministres së mbrojtjes Shekerinska në një takim të NATO-s më 13 dhe 14 shkurt, si dhe pjesëmarrjen e parë e kryeministrit në mbledhjen e liderëve të Aleancës në Londër në fillim të këtij muaji.

Në koncert morrën pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-nënkolonel  Vasko Gjurçinovski, ministra të Qeverisë, anëtarë të Kuvendit, ambasadorë dhe përfaqësues të trupave ushtarako-diplomatike, përfaqësues të bashkësive fetare dhe të ftuar të tjerë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail