Ekip i Pentagonit në Ministrinë e Mbrojtjes në konsultime dypalëshe të mbrojtjes: Planifikohet bashkëpunim në një nivel më të lartë, nivel aleatësh!

Republika e Maqedonisë Veriore dhe Shtetet e Bashkuara rinovuan konsultimet dypalëshe të mbrojtjes pas 4 vjetësh, kur për herë të fundit në Uashington është mbajtur takimi i ekspertëve nga Ministria e Mbrojtjes dhe Pentagonit. Zëvendës ndihmës sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Laura Cooper, me një ekip ekspertësh nga Pentagoni, po zhvillojnë sot në Shkup konsultime me ekipe ekspertësh nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë Veriore. Këtë herë, ne do të organizojmë një bashkëpunim më të thellë të mbrojtjes që nga një nivel partneriteti, kthehet në një nivel aleatësh.

Në fillim të takimit të punës, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska përshëndeti zëvendës ndihmësin e sekretarit të mbrojtjes të SHBA, Laura Cooper dhe ekipin e Pentagonit, dhe theksoi se takimet e shpeshta, pas takimeve që u mbajtën në Shtetet e Bashkuara javën e shkuar, përfshirë takimin me Patrick Shanahan, i cili është ushtrues detyre Sekretar i Mbrojtës i SHBA, tregojnë se të dy vendet partnere po kthehen në aleatë.

„Jemi të kënaqur me progresin e reformave të mbrojtjes, ndërsa rruga e suksesshme drejt NATO-s na ka mundësuar të takohemi me ekipin tuaj si një vend Protokolli i Anëtarësimit në Aleancë i të cilit tashmë është nënshkruar dhe ratifikuar nga disa vende fqinje. Ne vazhdojmë me reformat e mbrojtjes ku kemi mbështetje të madhe nga SHBA. Plani afatgjatë i zhvillimit për mbrojtjen është gati, ne presim së shpejti të miratohet nga Qeveria dhe kjo edhe një herë do të konfirmojë vendosmërinë për të alokuar 2 për qind të PBV-së në mbrojtje, dhe nga viti i ardhshëm do të ndahen 20 për qind të buxhetit të mbrojtjes për modernizimin e amramtës. Është e rëndësishme që riinicojmë bashkëpunimin bilateral në mbrojtje tani, ndërsa vendi lëviz nga një partner në vend anëtar të NATO-s dhe ka përgjegjësi më të mëdha në zbatimin e së cilës mbështetja e SHBA-së është e një rëndësie të madhe “, tha ministrja.

Zëvendës ndihmësja e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së Laura Cooper tha se përparimi në 16 muajt e fundit ishte i madh. Në çastin e parë, plani i reformës së mbrojtjes dhe anëtarësimi në NATO dukej shumë ambicioz, tha Cooper. Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes dhe reformat e mbrojtjes janë tashmë në zbatim e sipër, ambicia për anëtarësim në NATO tashmë realizohet, ndërsa Protokolli i Anëtarësimit tashmë është duke u ratifikuar në shtetet anëtare – theksoi Cooper. Ajo njoftoi edhe mbi nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për bashkëpunim bilateral të mbrojtjes midis SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë Veriore.

Në fillim të pjesës së punës së takimit të ekipeve të ministrive të mbrojtjes nga të dy vendet, mysafirët e lartë u përshëndetën nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Vasko Gjurçinovski dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes Dragan Nikoliq.

Një nga prioritetet për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA këtë vit është ndihma dhe mbështetja për zbatimin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes. Të dy delegacionet do të shkëmbejnë informacione mbi gjendjen e sigurisë në rajon dhe do të diskutojnë për forcimin e të gjitha elementeve të bashkëpunimit dypalësh në planifikimin e mbrojtjes, transformimin e Ministrisë dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, planet për modernizimin dhe pajisimin e Armatës, si dhe mundësitë për mbështetje nga SHBA në trajnime të reja, stërvitje të përbashkëta dhe pjesëmarrje të pjesëtarëve të Armatës në operacionet e NATO-s.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail