Bisedë telefonike mes Shekerinskës – Kuper: Maqedonia e Veriut kaloi me sukses provën nga viti i parë i anëtarësimit në NATO

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pati një bisedë telefonike këtë pasdite me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes të SHBA-së Laura Kuper. Në bisedë, Shekerinska dhe përfaqësuesja e lartë e SHBA-së nga mbrojtja diskutuan përvjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, situatën politike dhe të sigurisë në rajon dhe planet për bashkëpunim në mbrojtje.

Ministrja Shekerinska përgëzoi administratën e re dhe zgjedhjen e Sekretari të ri të Mbrojtjes dhe shprehu pritjet që aleanca dhe bashkëpunimi i mbrojtjes do të vazhdojnë në drejtim të lartësuar. “Maqedonia e Veriut ka kaluar me sukses provën e vitit të parë të anëtarësimit në NATO. Buxheti i mbrojtjes rritet në mënyrë të qëndrueshme, me theks të veçantë në shpenzimet për modernizimin e kapaciteteve tona. Integrimi ushtarak në NATO po vazhdon sipas dinamikës së planifikuar dhe do të përfundojë deri në fund të vitit. “Pas shumë vitesh pjesëmarrje në misionet e NATO-s në Lindjen e Mesme, ne kthehemi drejt rajonit dhe marrim pjesë në misionin e KFOR-it,” tha ministrja Shekerinska gjatë bisedës.

Biseda u përqendrua edhe në stërvitjen “Goditje e Vendosur 21″ e organizuar nga vendi ynë, ndërsa SHBA janë kontribuesit më të mëdhenj në logjistikën dhe zbatimin e kësaj stërvitjeje shumëpalëshe në të cilën do të marrin pjesë edhe Greqia dhe Bullgaria. “Të jesh nikoqir i stërvitjes “Goditje e Vendosur 21″ është një njohje e shkëlqyer e aftësive mbrojtëse të Armatës sonë dhe vendit tonë, veçanërisht sepse performanca e saj është në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe është një shprehje e besimit të thellë të ndërsjellë midis dy vendeve.” theksoi ministrja dhe shtoi se aleanca midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së është e një rëndësie strategjike për të gjithë rajonin.

Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së Laura Kuper mirëpriti aktivitetet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe shprehu besimin se stërvitja e ardhshme “Goditje e Vendosur 21″ në të cilën SHBA kanë një rol të madh do të jetë e suksesshme. Ajo tha se me ardhjen e administratës së re, Uashingtoni mbetet i përqendruar në mbështetjen e përparimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën euro-atlantike.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail