Filloi stërvitja „Goditje Vendimtare“: zëvendësministri i Mbrojtjes Maksuti në hapje

2.700 pjesëtarë të ushtrive të gjashtë shteteve, Maqedonia e Veriut nikoqire, pastaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi dhe Lituania nga sot deri më 9 korrik do të jenë pjesë e stërvitjes më të madhe të organizuar në vendin tonë, “Goditje Vendimtare,” do të zhvillojnë gatishmërinë dhe interoperabilitetin e ndërsjellë, një aftësi kyçe për të gjitha ushtritë në Aleancë.

Në hapjen e stërvitjes në poligonin Krivollak, zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti tha se kjo, stërvitja më e madhe e organizuar deri tani nga ushtria jonë, po ndodh në kohën e duhur në të cilën vendi ynë është jashtëzakonisht krenar për të arriturat dhe se Aleanca fiton një aleat të sinqertë dhe të përkushtuar.
„Ne jemi një aleat i cili beson fuqishëm në vlerat e Aleancës dhe që di se si të luftojë për demokraci, liri, barazi, sundim të ligjit. Një aleat që di çka domethënë të reduktohen këto vlera dhe e di se jetesa dhe praktika e këtyre vlerave është baza për zhvillimin e një shoqërie moderne, demokratike dhe evropiane”, tha Maksuti.
Zëvendësministri porosity ushtarët pjesëmarrës në stërvitje të jenë maksimalisht të përkushtuar, të hapur ndaj njëri tjetrit, sepse ata janë aleat, pjesë e e të njëjtës Aleancë. Për poligonin “Krivollak”, ai theksoi se është një poligon që ofron të gjitha kushtet për stërvitje të vërtetë.
U.D. ambasadore e SHBA-së, Micaela Schëeitzer-Bluhm falenderoi dhe përgëzoi Armatën për organizimin e stërvitjes.

„Stërvitjet si „Goditje Vendimtare” luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë tonë të përbashkët. Ato u mundësojnë ushtrive tona të jenë në gjendje të komunikojnë dhe të kryejnë operacione të përbashkëta. Ata lidhin ushtarët tanë, duke ndërtuar mirëkuptim reciprok dhe marrëdhënie personale që zgjasin dhe na bëjnë më të fortë”, tha Schëeitzer- Bluhm.

Komandanti i Komandës së Bashkaur Operative, gjenerali Pavle Arsoski, përgëzoi të gjithë oficerët e përfshirë në përgatitjen dhe organizimin e stërvitjes. Për “Goditjen Vendimtare”, ai deklaroi se do të paraqesë një dëshmi të mirë të gatishmërisë dhe ndërveprimit të Armatës sonë me aleatët.

Drejtori i stërvitjes, nënkoloneli Igor Manasovski njoftoi se procesi i planifikimit për zhvillimin e stërvitjes zgjati 16 muaj dhe janë përfshirë 80 oficerë dhe nënoficerë nga gjashtë vendet pjesëmarrëse.

„Stërvitja „Goditje Vendimtare“ e cila filloi sot do të realizohet nqë poligonin „Krivollak“ deri më 9 qershor.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail