Hapja solemne e stërvitjes „Shigjeta e gjatë kooperative / Lanser 2012“

Sot (21.05 2012), në qendrën për stërvitje (QO) „Pepelishte“, u mbajt hapja solemne e stërvitjes „Shigjeta e gjatë kooperative / Lanser 2012“ ku fjalën e morrën Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të RM-së, gjeneral major Goranço Koteski, zëvendës ministri i mbrojtjes Emil Dimitriev dhe Komandanti i forcave të bashkuara të Madridit, gjeneral nënkolonel Alfredo Kardona Tores.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të RM-së theksoi se pritjet nga stërvitja janë të mëdha, parasegjithash për shkak të vlerësimit të planifikuar të NATO-s të regjimentit të mesëm këmbësorik niveli 2 dhe grupit të bataljonit të mesëm këmbësorik të Nivelit 1 të cilat vlerësohen sipas konceptit të aftësive operative të NATO-s. Besoj se stërvitja „ Shigjeta e gjatë kooperative / Lanser 2012 “, një stërvitje komplekse nga shumë aspekte, do të realizohet me sukses dhe se përgatitja e suksesshme do të mundësojë adoptimin e standardeve të reja të NATO-s dhe zhvillimin e njësive të deklaruara për misione paqësore.

Kësaj stërvitje i paraprin përgatitje individuale dhe kolektive disa mujore, me qëllim të kryhen trajnime dhe ushtrime për situate të ndryshme, të parapara me listen e detyrave të NATO-s të përcaktuara gjatë kryerjes së operacioneve për përkrahje të paqes (PSO).

Hapja e stërvitjes u mbulua nga një pjesë e mediave elektronike dhe të shkruara në Republikën e Maqedonisë.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme përfundoi edhe vlerësimi i NATO-s Niveli 2 – CREVAL /Combatreadiness evaluation/ për regjimentit e deklaruar të mesëm këmbësorik i cili ndodhet në përbërje të grupit të bataljonit të mekanizuar të 4-rt nga bpkm 1, të parapara për përbërjen e grupit të batalionit të Bashkimit Evropian (EU BG II/2012), si dhe njësia ANBK nga regjimenti ANBK.

Nesër, 22 maj (e martë), fillojnë aktivitetet për vlerësimin e grupit të batalionit të këmbësorisë së mesme për stërvitjen „ Shigjeta e gjatë kooperative / Lanser 2012“

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail