Betim solemn i brezit të 39-të të ushtarëve për shërbim ushtarak vullnetar

Sot, në Komandën për  Stërvitje dhe Doktrina në kazermën “Alekso Demnievski Bauman” në Veles,  u mbajt betim solemn ku 108 qytetarë u zotuan se do t’i shërbejnë atdheut të tyre. Në këtë ceremoni morrën pjesë Shefi i Shtabit të Armatës, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti, sekretari shtetëror Dragan Nikoliq, zyrtarë të Armatës dhe Ministrisë, zyrtarë të qeverisë lokale si dheprindër dhe dhe miq të ushtarëve.

Zëvendësministri Maksuti iu drejtua ceremonisë dhe uroi ushtarët, midis të cilave edhe 10 femra, për betimin solemn dhe u tha atyre se akti i paraqitjes vullnetare për të shërbyer në Armatë është një veprim që meriton respektin dhe mbështetjen e të gjithëve. Ai tha se gjatë shërbimit tre-mujor, Ministria dhe Armata do të mundësojnë ushtarët që të vazhdojnë më tej profesionin e tyre ushtarak dhe të vazhdojnë karrierën e tyre në Armatë.

„Armata jonë është e njohur për larminë e saj dhe kjo është arsyeja pse ajo ka përfaqësues me prejardhje të ndryshme etnike dhe fetare. Unë jam veçanërisht i kënaqur që numri i femrave në Armatë që ritet nga viti në vit, gjë që tregon se ky profesion nuk njeh gjini”. theksoi Maksuti.

Ai shtoi se realizimi i këtij trajnimi u jep atyre mundësinë që të bëhen pjesë e ushtarëve profesionistë të Armatës sonë dhe atje të ndërtojnë karrierën e tyre plot sfida, arritje në nivel personal dhe profesional, një karrierë me shumë mundësi për trajnime dhe arsimim.

„ Ju jeni gardianët tanë të ardhshëm, mbrojtësit tanë të ardhshëm të sovranitetit dhe integritetit territorial dhe ambasadorët tanë të ardhshëm të paqes në operacionet ndërkombëtare “– tha Maksuti.

Stërvitja e ushtarëve në shërbimin ushtarak vullnetar bëhet në një periudhë tre mujore në Qendrën për Trajnim individual, e cili është pjesë e Komandës për  Stërvitje dhe Doktrina të Armatës së Republikës së Maqedonisë të Veriut.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail