Koncept i përgjithshëm për projektin ndërkombëtar për arsim të lartë në mbrojtje e siguri „KAMPUSI VEROR 2014“

Leten kampus 2014 malo logoPesë vite me rradhë Akademia Ushtarake realizon projektin ndërkombëtar për arsim të lartë në mbrojtje e siguri „KAMPUSI VEROR 2014“. Përvojat e deritanishme janë pozitive, duke shikuar se përmes përmbajtjeve kanë marrë pjesë profesorë me renome, dhe ekspertë nga vendi dhe nga jashtë, studentë nga universitetet botërore më të mira, kadetë nga akademitë ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s dhe përfaqësues të komandave dhe institucioneve të NATO-s. Ky projekt ka marrë përkrahje edhe nga autoritetet dhe strukturat civile në Republikën e Maqedonisë, parasegjithash nga Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria e Mbrojtjes, për promovimin e shtetit si mbështetës i përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për ruajtje dhe mbështetje të paqes në nivel rajonal dhe global.
Krahas trajnimit për kadetët dhe studentët, përmbajtjet e projektit parashikojnë promovimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe të sigurisë së shtetit (poligone, kapacitete akomodimi dhe hapsinore, mundësi rajonale), si dhe prezantimin e traditës, kulturës, bukurive dhe potencialin e trashëgimisë së plotë kulturore dhe historike të shtetit.
Projekti ka për qëllim miratimin e vazhdueshëm të mësimeve të nxjerra nga operacionet e mëparshme pas konfliktit. Si fokus i kësaj do të jetë (disa pjesë të taktikave të njësive të vogla dhe të udhëheqjes së trupave – Taktika e vogla dhe procedurat për udhëheqje të trupave, marrëdhëniet me publikun dhe aktorët e tjerë në operacionet e pas luftës – PR dhe bashkëjetesa me aktorë të tjerë si OJQ-të, organizatat humanitare, ICRC etj , roli i oficerëve të rinj në linjat e Informacionit të operacioneve dhe ruajtja e komunikimit strategjik parë nga dy pjesë të veçanta: ndikimi i operacioneve pas konfliktit – ,, The role of the Junior officers in protection of strategic communications and Information operations as a line of post-conflict operations with specific focus on PR and Humanitarian Aid to local populace”

Realizimi i “Kampusit veror 2014″ për projektin ndërkombëtar për arsim të lartë në mbrojtje e siguri do të bëhet 4 fazat:
- faza 1: pjesa akademike në temë „Veprimi post – konflikt dhe aftësimi i kapaciteteve të shtetit “;
- faza 2: Trajnimi i taktikave individuale, teknikave dhe procedurave për kryerjen e operacioneve sulmuese dhe familjarizimi me procedurat përkatëse, taktikat dhe aftësitë në fushën e operacioneve të stabilizimit dhe të mbështetjes;
- faza 3 фаза: Zbatimi i njohurive të fituara dhe aftësitë përmes një ushtrim të fundit;
- faza 4: Aktivitetet kulturore dhe sportive – Prezantimi i traditës, kulturës, bukurisë dhe potencialit të trashëgimisë së përgjithshme kulturore dhe historike të Maqedonisë (aktivitetet zgjatin gjatë gjithë kohës së realizimit të projektin ndërkombëtar për arsim të lartë në mbrojtje e siguri „KAMPUSI VEROR 2014“

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail