Zero tolerancë ndaj ngacmimit në vendin e punës – ministrja Shekerinska promovoi Udhëzuesin për Mbrojtje kundër Ngacmimit në Vendin e Punës dhe 35 përfaqësuesit gjinor

„Përcjellim mesazhin, qoftë për personat në Ministri, qoftë në Armatë, qoftë burra apo gra, që ngacmimi në vendin e punës nuk është pjesë e pranueshme e disiplinës së punës, nuk është pjesë e pranueshme e rutinës së punës”, tha ministrja Radmilla Shekerinska në promovimin e sotëm të Udhëzimeve dhe Udhëzuesit për Mbrojtje nga Ngacmimi në Vendin e Punës dhe ndarjen e çertifikatave të 35 përfaqësuesve gjinor në Ministri dhe Armatë.

35 përfaqësuesit gjinorë janë këshilltarët që do të jenë në dispozicion të të gjithë stafit në Ministri dhe Armatë, ndërsa do të ketë edhe një përfaqësues gjinor në kabinetin e ministres, një përfaqësues gjinor në Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe në të gjitha njësitë e Armatës dhe të gjitha njësitë organizative të Ministrisë.

„Këshilltarët gjinor do të jenë kontakti i parë, ndihma e parë për të gjithë ata që kanë hasur ngacmime dhe dëshirojnë të raportojnë dhe të marrin ndihmë. Në këtë mënyrë do të tregojmë se ngacmimi nuk është dhe nuk duhet të jetë pjesë e shprehive të punës, kulturës së punës dhe do të krijojmë një mjedis ku edhe meshkujt edhe femrat do të ndjehen të qetë, efikas dhe produktiv”, tha ministrja.

Ngjarja përfshihet gjithashtu në fushatën globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave”, duke paraqitur portrete të heroinave tona historike në korridorin e Ministrisë. “Portretet e këtyre heroinave historike tregojnë se gruaja maqedonase ka qenë e pranuar si partner në luftë. Ne nuk kemi asnjë arsyetim sot në paqe të kemi dyshime për aftësinë e saj mundësinë e saj për të kontribuar në vendin e saj”, përfundoi ministrja Shekerinska.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Gjurçinovski shtoi se Shtabi i Përgjithshëm i Armatës ka një qasje të qartë në këtë fushë dhe po merr masa konkrete në të gjitha nivelet e komandës në Armatë.

„Një këshilltar gjinor gjithashtu do të emërohet në kabinetin e Shefit të Shtabit. Qasja është zero tolerancë për ngacmim në vendin e punës, transparencë transparencë absolute të qartë dhe të zhurmshme në funksionalitetin e Armatës, për t’i bërë të gjithë të ndjehen dinjitoz dhe krenarë në vendin e punës në aspekt të trajtimit të gjinisë femërore në Armatë”, tha gjenerali Gjurçinovski.

Udhëzimet dhe Udhëzuesi për trajtimin e dhunës, ngacmimin në vendin e punës, përfshirë ngacmimin seksual janë hartuar në bashkëpunim me Zyrën e UN WOMEN në Shkup.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail