Shekerinska: Pas shumë vitesh kazermat në Shtip do të fitojnë ujësjellës të ri, aktivitetet e ndërtimit po lëvizin me ritëm të shpejtë

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot inspektoi aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e një rrjeti të ri të ujësjellësit në kazermat “Jane Sandanski” në Shtip.

Pas më shumë se një dekade, kur për herë të parë u alarmua për nevojën e rikonstruimit të rrjetit të furnizimit me ujë dhe nuk ështe ndërmarrë asgjë, kazermat do të fitojnë ujësjellës të ri. Ministrja tha se shpreson që tubacioni i ri të përfundojë deri në fillim të vitit 2020.

„Sot pata rastin të shikoj një nga projektet që i realizojmë për të përmirësuar kushtet e punës. Pas shumë vitesh ne arritëm të zgjidhim një problem në kazermat e Shtipit, që është problemi i furnizimit me ujë. Unë pres që diku nga fillimi i vitit 2020, ne do të sigurojmë ujë sanitar dhe të pijshëm për të gjithë pjesëëtarët e Armatës në kazermat e Shtipit. Kështu edhe do të vazhdojmë. Më shumë se 20 projekte të infrastrukturës janë në përpunim. Vitin tjetër ne presim operacione më serioze ku do të rinovojmë ndërtesa të tëra nga kazermat në të gjithë shtetin. Kjo tregon se ne si ministri jemi pjesë e një programi qeveritar për të ndërtuar me plan. Nëse ndërtojmë me plan do të thotë që duhet të zgjidhim problemet thelbësore: ujin, infrastrukturën themelore dhe nevojat themelore ushtarake. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë sepse e shohim anëtarësimin në NATO si një përgjegjësi të madhe të të gjithë neve për Armatën,” tha Shekerinska.

Shekerinska shtoi se anëtarësimi në NATO është i rëndësishëm, që do të thotë se Armata duhet të marrë mbështetjen që i nevojitet. Kjo është arsyeja pse buxheti i mbrojtjes është rritur në dy vitet e fundit, pagat për pjesëtarët e Armatës janë duke u rritur, dhe vazhdimisht punohet në përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e Armatës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail