Ministrja Shekerinska takohet me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Patrick Shanahan

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska në Pentagon realizoi takim me kolegun amerikan i cili ushtron detyrën e sekretarit të mbrojtjes së SHBA-së, Patrick Shanahan.
Në takim u konfirmua partneriteti strategjik i SHBA dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shekerinska dhe Shanahan u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe ngritjen e tij në nivele më të larta të denjë për aleatët në Aleancqë. “Vazhdojmë së bashku, me pjesëmarrje të përbashkët në misionet paqeruajtëse dhe me një bashkëpunim akoma më të afërm në proceset reformuese dhe modernizimin e Armatës” u than ë takim.

Njeriu i parë i mbrojtjes së SHBA-së përcolli urimet për zgjidhjen e suksesshme të kontestit me Greqinë dhe tha se kjo paraqet një shembull për zgjidhjen e problemeve midis dy shteteve, që gjatë kohë duken të pazgjidhshme.

Ky është takimi i tretë dypalësh i ministres Shekerinska me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së në më pak se një vit. Pranverën e kaluar, ministrja ishte në një vizitë zyrtare të homologu i saj amerikan James Mattis, i cili ktheu vizitën dhe mbërriti në Shkup në shtator 2018. Me pasardhësin e tij Shanahan, ministrja u takua në Bruksel në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut, ku ai përshëndeti nënshkrimin e Protokollit për Anëtarësim të vendit tonë në NATO dhe nderoi ministren për, siç ai tha ai “lidershipin frymëzues.”

Në Uashington, ministrja zhvilloi takime të ndara me senatorët Jeanne Shaheen dhe Ron Johnson. Shekerinska u bëri thirrje atyre të mbështesin ratifikimin më të shpejtë të Protokollit të Anëtarësimit në NATO.

Ditën e dytë të vizitës së punës ministrja Shekerinska e përfundoi me një takim me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), gjeneral-nënkolonel Robert Ashley. Takimi u përqëndrua në situatën e sigurisë në Ballkan dhe më gjerë dhe në efektin pozitiv që anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të ketë për sigurinë në rajon.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail