Takimi Shekerinska-Pahor në Lubjanë: Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë i lidh miqësia dhe bashkëpunimi ngushtë

Përmes takimit me presidentin Borut Pahor, ministrja Radmilla Shekerinska përmbylli vizitën një-ditore zyrtare në Republikën e Sllovenisë, e cila u zhvillua me ftesë të ministrit të Mbrojtjes, Matej Tonin.

Në bisedën me presidentin slloven, Shekerinska shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë. “Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë i lidh një miqësi dhe bashkëpunim i ngushtë që zgjat me dekada. “Mbështetja juaj është veçanërisht e rëndësishme për ne tani që BE bën përpjekje për të siguruar një konsensus për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor,” tha ministrja Shekerinska. “Pritjet tona janë që në BE të dominojë pikëpamja se çështjet bilaterale midis shteteve anëtare dhe vendet aspirante nuk duhet të ndërhyjnë në procesin e negociatave.

Presidenti Borut Pahor porositi se Sllovenia do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe se presidenca e ardhshme Sllovene do ta kthejë rajonin në focus të BE-së.

Në takim gjithashtu u diskutuan problemet e shkaktuara nga pandemia si dhe problemet e shkaktuara nga mungesa e vaksinave.

Pjesa qendrore e vizitës në Slloveni ishte takimi me ministrin e Mbrojtjes Matej Tonin, me të cilin Shekerinska diskutoi për bashkëpunimin në mbrojtje dhe zhvillimin e aftësive të NATO-s në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministrja Shekerinska në Lubjanë vizitoi gjithashtu Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Krizave dhe Qendrën e NATO-s për Përsosmëri në Luftën Malore, ku u njoh me rolin dhe funksionimin e tyre, si dhe pati takim edhe me Komisionin Parlamentar të Mbrojtjes.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail