Në Çeki takim Shekerinska– Metnar: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut bëhet lojtar i rëndësishëm për rajonin, por edhe për BE-në

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në Ostrava, Çeki realizoi takim pune me ministrin çek të Mbrojtjes Lubomir Metnar.
Në takim u theksua bashkëpunimi i suksesshëm shymëvjeçar në Mbrojtje midis dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin tonë në NATO dhe për fillimin e negociatave me BE-ne.

Ministrja Shekerinska falënderoi për ftesën për të qenë mysafire nderi në ngjarjen ndërkombëtare “Ditët e NATO-s” që filloi sot në Ostrava.

Shekerinska shprehu kënaqësinë që pala Çeke ratifikoi Protokollin e Pranimit në NATO javën e kaluar dhe tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancë është një investim në sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit. Bashkëpunimi i ngushtë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor me vendet e Grupit të Vishegradit (V4) udhëheqësi i të cilit aktualisht është Republika Çeke është një shembull i shkëlqyeshëm se si vendet brenda një rajoni, por edhe midis rajoneve duhet të bashkëpunojnë, theksoi ministrja.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është një partner i ngushtë i përhershëm i Çekisë në Ballkanin Perëndimor, dhe me anëtarësimin në NATO bëhet një lojtar i rëndësishëm për rajonin, si dhe për BE-në. Me ratifikimin e Protokollit dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme ju keni treguar se Republika Çeke vlerëson përparimin e arritur në vendin tonë dhe se respekti dhe bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojë edhe në të ardhmen brenda NATO-s, ku së shpejti do të bëhemi anëtarë të plotë “, tha Shekerinska.

Dy ministrat diskutuan gjithashtu dhurimin e pajisjeve për ushtrinë tonë nga Republika Çeke si dhe Nismën Austriake për Akademinë Ushtarake Rajonale dhe angazhimin tonë për të pasur një seli në Shkup, për të cilën pala çeke shpreh përkrahje të plotë.
Takimi ministror u mbajt në margjinat e manifestimit ndërkombëtar “Ditët e NATO-s”, nikoqir i të cilit tradicionalisht është qyteti çek Ostrava, dhe në hapjen solemne morri pjesë ministrja Shekerinska së bashku me ministrat e mbrojtjes të V4 – Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia. Kjo ekspozitë më e madhe e mbrojtjes dhe e sigurisë bashkon 18 vende të NATO-s dhe Partnerëve të cilat shfaqin përparimet më të fundit teknologjike në pajisjet e tyre ushtarake dhe policore.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail