Takim Shekerinska – Lajçak: Hapja e negociatave për MAqedoninë e Veriut do të ishte njjë akt i rëndësishëm strategjik i BE-së

„Slloavakia mbështet fuqishëm zgjerimin e BE-së dhe hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut “, tha ministri sllovak i punëve të jashtme, Mirosllav Lajçak në takimin me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Lajçak tha se Sllovakia do të bëjë gjithçka që ta përhap mesazhin se hapja e negociatave me vendin tonë do të ishte hap i drejtë strategjik i BE-së. Ministri sllovak i punëve të jashtme në takimin me ministren Shekerinska ofroi përvojën e autentike integruese të vendit përmes ndihmës eksperte në të gjitha fushat gjatë procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Ministrja Shekerinska u falënderua për mbështetjen në këtë moment të rëndësishëm për shtetin, kur është me rëndësi kyçe që Këshilli Evropian të sjellë vendim për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Shekerinska dhe Lajçak patën takim bilateral gjatë mbajtjes së forumit GLOBSEC në Bratisllavë, ku u diskutua mbi ardhmërinë e BE-së dhe NATO-s.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail