Takim Shekerinska-Federiçi: Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në KFOR është kontribut në përpjekjet e NATO-s për të stabilizuar rajonin

Sot, Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pati një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franko Federiçi. Takimi u përqëndrua në pjesëmarrjen tonë në misionin e KFOR-it, sigurinë dhe stabilitetin në rajon, si dhe masat e marra për t’u marrë me virusin kovid.

Ministrja Shekerinska përgëzoi komandantin e KFOR-it për mandatin dhe theksoi besimin e saj se bashkëpunimi i sigurisë në rajon do të vazhdojë në interes të paqes së qytetarëve të vendeve që janë pjesë e tij.

Federiçi shprehu mirënjohje për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të ushtrisë sonë në misionin e KFOR-it dhe vlerësoi njohuritë dhe aftësitë e tyre që ata tregojnë në kryerjen e detyrave të tyre. Komandanti Federiçi tha se KFOR-i ka dyer të hapura për të rritur pjesëmarrjen tonë në mision dhe shprehu kënaqësinë e tij me rolin që Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s luan në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ministrja Shekerinska ripohoi gatishmërinë për të rritur numrin e pjesëmarrësve tanë në misionin e NATO-s në Kosovë vitin e ardhshëm dhe falënderoi për lëvdatat për rolin e trupave tonë në KFOR.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se paqja dhe stabiliteti në rajon janë në interes të të gjitha vendeve dhe se pjesëmarrja e vendit tonë në misionin e KFOR-it është një kontribut i rëndësishëm në përpjekjet e Aleancës për stabilizimin e tij përfundimtar.

Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtari i 30-të i NATO-s, filloi pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në misionin e KFOR-it në Kosovë për herë të parë që nga nëntori i këtij viti, kur filloi rotacioni i parë i 44 pjesëtarëve të Armatës, oficerë shtabi dhe tog të sigurisë filluan detyrat në komandën kryesore të misionit dhe në komandën rajonale të KFOR – “Perëndimi”.

Rotacioni tjetër në operacionin e NATO-s “KFOR” është planifikuar të rritet me 21 pjesëtarë të tjerë ose gjithsej 65 pjesëtarë, ndërsa në korrik 2021, një shtesë prej 115 pjesëtarësh do të dërgohen në brigadën shumëkombëshe “Lindje”.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail