Takim Shekerinska – Erjavec: Anëtarësimi në NATO hap rrugën drejt BE-së

IMG_2997_resizeMinistrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pati një takim me homologun e tij slloven Karl Erjavec në Bled. Takimi riafirmoi miqësinë e sinqertë midis dy vendeve, bashkëpunimin e suksesshëm të mbrojtjes dhe mbështetjen aktive që Sllovenia i jep Maqedonisë së Veriut në të gjitha fazat e përparimit drejt integrimit në NATO dhe BE.

- Sllovenia ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë veriore në NATO menjëherë pas Greqisë dhe ishte një sinjal pozitiv për rajonin dhe vendet e tjera anëtare. Tani procesi është në përfundim. Dhe sinjalet e BE për hapjen e negociatave në tetor janë pozitive – tha ministrja dhe falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë. Ministri Slloven i Mbrojtjes Karl Erjavec shprehu shpresë se anëtarësimi i Maqedonisë sëVeriut në NATO do të hapë rrugën e anëtarësimit në BE.

- Ratifikimi i shpejtë i protokollit është dëshmi e miqësisë sonë të sinqertë. Shpresoj se në Samitin e NATO-s në dhjetor, Maqedonia e Veriut do të jetë një anëtare e plotë, ndërsa kjo do t’i hapë rrugën anëtarësimit në BE. Kështu ishte me Slloveninë. Jam i bindur që BE do të hapë shumë mundësi për zhvillimin e vendit – tha Erjavec dhe përsëri ofroi mbështetjen e vendit të tij në çdo hap të rrugës.

Dy ministrat ranë dakord për bashkëpunimin e zgjeruar të mbrojtjes dhe ndihmën e ekspertëve në reformat e sektorit të mbrojtjes në përputhje me standardet e NATO-s.

Ky takim u zhvillua në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit ku ministrja Shekerinska foli këtë mëngjes në panelin në temë – “E ardhmja e Aleancës, 70 vjet pas Traktatit të Uashingtonit”.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail