Shekerinska takohet me komandantin e Forcave të Armatosura të Hollandës, Rob Bauer

Sot, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pati një takim me Shefin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Hollandës, Admiralin Rob Bauer. Takimi u përqëndrua në promovimin e bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes, sfidat e reja në mbrojtje, pjesëmarrjen në misionet ndërkombëtare dhe mundësitë e ofruara nga poligoni ushtarak Krivolak për mbajtjen e trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

Ministrja Shekerinska u falënderua për mbështetjen për pranimin në NATO dhe tha se anëtarësimi në Aleancë është një shans për të intensifikuar bashkëpunimin e mbrojtjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Hollandës. “Dy vendet tona kanë një histori të shkëlqyeshme të bashkëpunimit në mbrojtje dhe unë jam e bindur se pranimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do t’i japë një shtysë të re intensifikimit të këtij bashkëpunimi dhe mbajtjes së trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta”, theksoi ministrja.
Admirali Bauer përgëzoi Shekerinskën për anëtarësimin në NATO dhe mandatin e ri të Qeverisë dhe shprehu gatishmërinë që Hollanda të marrë një rol më aktiv në udhëheqjen e Maqedonisë së Veriut përmes strukturave të NATO-s në mënyrë që vendi ynë të përshtatet më shpejtë në Aleancë.
Komandanti i Forcave të Armatosura të Hollandës ndodhet për vizitë tre-ditore në Maqedoninë e Veriut, e cila, sipas Ambasadës së Hollandës, shënon anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë Veriore në NATO.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail