Zëvendësministri i Mbrojtjes së Lituanisë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut: Është ndjenjë e mirë të jeni me aleatë të ri, jemi të lumtur dhe ju presim në NATO”

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti sot është nikoqir i homologut të tij nga Lituania, zëvendësministrit të mbrojtjes, Vitautas Umbrasas i cili ndodhet për vizitë pune në vendin tonë, ndërsa morri pjesë edhe në hapjen e stërvitjes „Goditje Vendimtare“.

Gjatë vizitës së sotme, dy zëvendësministrat realizuan takim në Ministrinë e Mbrojtjes fokusi i të cilit ishte bashkëpunimi dypalësh i mbrojtjes, Euro-integrimet dhe integrimet euro-atlantike, si  dhe përvojat e fituara.

Zëvendësministri Maksuti fillimisht shprehu mirënjohjen për ratifikimin e shpejtë të Protokollit për Anëtarësimin dhe mbështetjen që Lituania i jep vendit tonë në rrugën drejt NATO-s.

Ai edhe një herë shprehu kënaqësinë e tij se sot së bashku me zëvendësministrin Umbrasas morrën pjesë në hapjen e stërvitjes më të madhe të mbajtur në Krivollak dhe në të cilën marrin pjesë edhe pjesëtarë e Forcave të Armatosura lituaneze.

Maksuti tha se marrëdhëniet me Lituaninë janë të një rëndësie në aspekt të me pranimit tonë në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe veçanërisht për përvojat lituaneze të integrimit euroatlantik.

„Ne bëmë një hap të madh përpara në reformat e mbrojtjes dhe tashmë po veprojmë si një anëtare e përgjegjshme e Aleancës, duke parë investimet në kapacitetet dhe aftësitë e mbrojtjes. Kemi marrë masa konkrete për të përmirësuar standardin e pjesëtarëve të Armatës. Kemi vendosur të rritim buxhetin e mbrojtjes në mënyrë që të arrijmë 2% të PBV-së deri në vitin 2024 “, tha zëvendësministri Maksuti.

 

„ Është mirë të jesh me aleatët e rinj, jemi të lumtur dhe ju presim në NATO. Ne kemi nevojë për ju dhe ju keni nevojë për ne,” tha zëvendësministri Umrasas në takimin e sotëm.

Zëvendësministri i Lituanisë shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe tha se me anëtarësimin në NATO vendi ynë duhet të vazhdojë të ndjekë moton “Të gjithë për një, një për të gjithë“.

Ai shtoi se pjesëtarët e Armatës tregojnë rezultate të suksesshme në misionin në Afganistan dhe në drejtim të thellimit të bashkëpunimit shprehu gatishmëri për zhvillim dhe aktivitete stërvitore të njësive të forcave speciale.

Në takim u diskutua gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit nëpërmjet realizimit të trajnimeve, aktiviteteve stërvitore që synojnë forcimin e ndërveprueshmërisë dhe ngritjen e nivelit të trajnimit dhe përgatitjes së pjesëtarëve të forcave të armatosura.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail